Nuk ka gjë në këtë botë më freskuese se sa një gotë plot me ujë të ftohtë. Nuk mendoj se ka një njeri të gjallë që të mund ta mohojë që ndonjëherë, një gotë me ujë mund të jetë më e kënaqshme se një filxhan kafe ose një pije me gaz.
Pavarësisht kësaj, shumë prej nesh nuk pijnë ujë të mjaftueshëm në baza ditore. Duke e privuar veten nga burimi më i natyrshëm në botë, ne vazhdimisht po dëmtojmë trupin tonë. Nëse gjeni tek vetja ndonjë nga shenjat e mëposhtme, ju rekomandojmë që të shkoni dhe të pini një gotë H2O menjëherë.
Goja e tharë
Kjo duket mjaft e qartë, por pasojat mund të mos jenë të tilla. Natyrisht, sa herë që ndieni atë shijen e shpifur ngjitëse në gojë, do të kërkoni të gjeni ndonjë lloj pije. Por pijet me sheqer janë vetëm një zgjidhje e përkohshme për një problem më të madh.
Pirja e ujit lubrifikon mukozën e membranës së gojës dhe fytit, gjë që do të vazhdojë ta mbajë gojën tuaj të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas asaj gllënjkës së parë.
Lëkura e thatë
Lëkura juaj është organi më i madh i trupit tuaj, prandaj sigurisht që duhet të qëndrojë e hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një nga shenjat më të hershme të dehidrimit të plotë, që mund të çojë në probleme shumë më të mëdha.
Mungesa e ujit nënkupton mungesën e djersës, e cila çon në pamundësinë e trupit për të larguar papastërtinë dhe vajin e akumuluar gjatë ditës. Nëse doni t’i ndaloni këto, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini më shumë ujë.
Jeni tepër të etur
Tashmë e trajtuam problemin me gojën e tharë, por etja shkon përtej një gjuhe të thatë si në shkretëtirë. Kushdo që ka pasur ndonjëherë dhimbje koke nga të pirët mund të ju tregojë se, pasi të zgjoheni, trupi juaj thjesht nuk mund të marrë ujë mjaftueshëm.
Alkooli dehidron të gjithë trupin, dhe uji i pijshëm i dërgon trurit sinjale për më shumë ujë derisa nivelet tuaja të lëngjeve të kthehen në bazë. Dëgjoni atë që po ju thotë trupi juaj; ai e di se për çfarë po flet!
Sytë e tharë
Mungesa e marrjes së ujit bën që të keni sy të tharë dhe të përskuqur (kujtoni sërish atë dhimbjen e kokës për shkak të pijes). Pa ujë në trup, kanalet tuaja të lotit thahen.
Nëse po mendoni ” E çfarë pastaj se nuk mund të qaj?”, kuptojeni se kjo mund të shkaktojë më shumë dëm për sytë tuaj, veçanërisht nëse mbani lente kontakti në baza ditore.
Përjetoni dhimbje kyçesh
Kërcinjtë dhe kurrizi ynë përbëhet nga rreth 80% ujë. Kjo është një domosdoshmëri absolute për t’i mbrojtur kockat tona që të mos bluhen me njëra-tjetrën me çdo hap që bëjmë.
Duke e mbajtur trupin tuaj të hidratuar, sigurohuni që kyçet tuaja mund të përthithin goditjen e lëvizjeve të papritura, të tilla si vrapimi, kërcimi ose rënia.
Sasia e muskujve zvogëlohet
Muskujt tuaj, gjithashtu, përbëhen kryesisht nga uji. Natyrisht, më pak ujë në trup do të thotë më pak masë muskulore.
Pirja e ujit para, gjatë dhe pas një stërvitje jo vetëm që ju mban të hidratuar dhe të qetë, por gjithashtu sjell ujë në vendet e duhura në trupin tuaj dhe zvogëlon mundësinë e zhvillimit të inflamacionit dhe dhimbjes lidhur me stërvitjen dhe peshëngritjen.
Ju qëndroni të sëmurë më gjatë
Uji i pijshëm lejon trupin tuaj që vazhdimisht të pastrojë toksinat. Organet tuaja punojnë si një makinë për të filtruar disa produkte të mbetura të caktuara, por nëse nuk e furnizoni makinën me ujë, nuk mund të funksionojë siç duhet.
Ajo çfarë ndodh në fund në një trup te dehidruar janë organet që fillojnë të tërheqin ujin nga zonat e ruajtura si gjaku juaj, gjë që çon në një radhë të tërë problemesh.
Ndiheni të lodhur dhe letargjik
Siç kemi përmendur, kur një trup është i dehidruar, ai “merr hua” nga gjaku juaj. Mungesa e gjakut të hidratuar siç duhet çon në mungesën e oksigjenit që qarkullon në të gjithë trupin.
Natyrisht, mungesa e oksigjenit çon në përgjumje dhe lodhje të plotë. Mungesa e qëndrueshmërisë do të thotë se do të filloni të përjetoni atë lodhjen e orës 2:00 gjithnjë e më herët gjatë ditës suaj (dhe mbani mend, kafja nuk do të ndihmojë për një kohë afatgjatë).
Përjetoni kriza urie
Kur jeni të dehidratuar, trupi juaj mund të fillojë të mendojë se ka nevojë për ushqim. Kjo ndodh gjatë gjithë ditës dhe gjatë natës kur zgjoheni për të kërkuar ndonjë ushqim të shpejtë.
Megjithatë, konsumimi i ushqimeve krijon më shumë punë për trupin tuaj, ndërsa uji që pini pastron atë dhe organet dhe e furnizon trupin me karburantin që i duhet në mënyrë që të realizojë proçeset e tjera që ndodhin në të.
Përjetoni probleme me tretjen
Ne folëm më parë rreth mukusit në gojën dhe fytin tonë dhe se si të qenët të hidratuar lejon që membrana të funksionojë si duhet.
Kjo vlen edhe për të gjithë sistemin e tretjes. Pa hidratimin e duhur, sasia dhe forca e mukusit në stomak zvogëlohet, duke lejuar acidin e stomakut të bëjë disa dëme të mëdha në të brendshmet tuaja. Kjo çon në atë që zakonisht i referohemi si urthi dhe mostretja.
Përjetoni plakjen e parakohshme
Sasia e ujit që trupat tanë mbajnë në mënyrë të natyrshme zvogëlohet ndërsa ne plakemi. Natyrisht, ajo çfarë kjo do të thotë është se, ndërsa ne të rritemi, duhet të shtojmë me vetëdije sasinë e ujit që marrim.
Ndërkohë që plakja e parakohshme është më e dukshme në pjesën e jashtme, dëmi që i ndodh në brendësinë tonë do të ndihet me kohën.
Për të zvogëluar rrezikun e plakjes të trupit tuaj që herët, është e rëndësishme që të vazhdoni të pini ujë gjatë gjithë jetës tuaj.
Ju jeni duke e lexuar këtë dhe keni arritur deri këtu
Unë pi ujë gjatë gjithë kohës. Unë pothuajse gjithmonë kam një gotë apo shishe me ujë pranë meje, nëse jam duke punuar, duke u ushtruar, ose kur jam para TV.
Nëse e keni lexuar këtë artikull mund të keni menduar me vete “Hmm, nuk mendoj se po pi ujë të mjaftueshëm.” Pra, nëse mendoni se nuk e keni bërë, mbusheni një gotë tani!
Sigurisht, mos e teproni, por nëse nuk e merrni sasinë e rekomanduar (e cila është më e lartë nga sa do të mendonit), nuk ka asnjë të keqe për të pirë më shumë.
Tani, nëse do të më falni, gjithë kjo e shkruar më ka bërë të etur.