Higjiena e dhëmbëve është shumë e rëndësishme, por larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe çamçakëzat mund të mos jenë të mjaftueshme.
Edhe pas kësaj rutine të përditshme, mund të keni akoma frymëmarrje të keqe. Ka raste të vërtetuara shkencërisht se cilat mund të jenë arsyet e frymëmarrjes së keqe.
Pini shumë ujë
Konsumimi i ujit nuk është kurrë një ide e keqe. Një sasi e mjaftueshme uji stimulon rrjedhjen e pështymës dhe ndihmon për të shmangu dehidrimin, që shpesh është shkak i halitozës.
Këshillë: Bëjeni zakon që të pini disa gllënjka ujë sa herë që dikush thërret emrin tuaj në shkollë ose në punë.
Mos pini shumë kafe
Ne e dimë se sa e rëndësishme ësht një gllënjkë kafe në mëngjes. Por mos jini shumë të dhënë pas kësaj pije.
Kafeina mund të ngadalësojë prodhimin e pështymës dhe, për rrjedhojë, do të thajë gojën tuaj. Kjo do të shkaktojë erë të keqe të gojës.
Është më mirë të pini një gotë çaj gjatë vaktit të drekës dhe darkës.
Këshillë: çaji jeshil mund të ndihmojë për të neutralizuar aromën e hudhrës.
Pastroni protezat e dhëmbëve
Kujdesi për protezat tuaja është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për dhëmbët, prandaj duhet t’i trajtoni ato siç duhet.
Praktikoni të njëjtën higjienë orale që do të praktikonit për dhëmbët tuaj origjinale. Bëjeni zakon pastrimin e tyre në darkë në mënyrë që të pastroni grumbullimin bakterial nga ushqimi.
Mos harroni fillin dentar pas çdo vakti
Çdo grimcë ushqimore që qëndron në mes dhëmbëve për një kohë të gjatë, ka të njëjtën erë sikur një kosh mbeturinash. Bakteret nga ushqimi shkojnë thellë nën mishrat e dhëmbëve dhe mund të çojnë jo vetëm në erë të keqe, por edhe në infeksion.
Prandaj pastrimi me fill dentar nuk është më pak i rëndësishëm se pastrimi i dhëmbëve me furçë.
Ndërrojeni furçën tuaj të dhëmbëve çdo 3 muaj
Koha fluturon kur ne jemi të zënë dhe mund të mos e vëmë re se sa shpejt vjetërohet furça e dhëmbëve. Të përdorësh një furçë të vjetëruar është e njëjta gjë sikur të shtosh më shumë baktere në gojë në vend që t’i heqësh.
Pra, ndërrimi i furçës së dhëmbëve është thelbësor.
Këshillë: Ndërrojeni furçën tuaj të dhëmbëve pas një periudhe që mund të keni qenë me grip në mënyrë që të mos i fusni prapë në trup të njëtat mikrobe.
Mos e neglizhoni gjuhën tuaj
Kur pastroni dhëmbët në mëngjes, mbani mend të pastroni gjuhën me kruajtësin e gjuhës. Kështu era e keqe e gojës largohet deri në deri në 70%.
Këshilla: Për të vrarë dy zogj me një gur, blini një furçë dhëmbësh që në anën e pasme të ketë kruajtësin e gjuhës.
Përdorni shpërlarës të gojë pa alkool
Shumë shpëlarës të gojës përmbajnë deri në 27% alkool. Ata e thajnë gojën dhe e sjellin erën e keqe të gojës, pas një ore që mbaron freskia.
Kështu që herën tjetër kur të bleni shpërlarës goje kontrolloni etiketën për t’u siguruar që alkooli nuk është i listuar.
Këshillë: Shpërlarësi i gojës përmban klorheksidinë mund të njollosë dhëmbët tuaj me kalimin e kohës.
Shmangni mentet me sheqer
Normalisht sheqeri u shtohet menteve të cilat me zor presim t’i marrim pas një vakti. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndihmon bakteret në gojën tonë të rriten.
Madje era e keqe e gojës mund të përkeqësohet pasi t’i kemi ngrënë mentet apo çamçakezët.
Kështu mund të konkludojmë se freskuesit e ëmbël nuk janë zgjidhje afatgjate. Nëse duhet të përdorni çamçkeza, përdorni ato pa sheqer.
Jini të vëmendshëm ndaj ilaçeve që merrni
Medikamente të tilla si ato kundër depresionit, kundër dhimbjeve dhe antihistaminet mund të zvogëlojnë prodhimin e pështymës dhe kjo mund të jetë arsyeja për tharjen kronike të gojës.
Këshillë: Mos harroni të pyesni mjekun tuaj për efektet anësore të çdo ilaçi të përshkruar.
Kontrolloni gurët e bajameve
Nëse nuk jeni të vetëdijshëm, gurët e bajameve janë një përzierje e mbeturinave dhe baktereve që grumbullohen në pjesën e pasme të fytit.
Ato duken si njolla të bardha ose gunga dhe mbajnë erë shumë të keqe. Për të parandaluar formimin e tyre, përmbajuni rutinës së duhur të higjienës dhe vizitoni dentistin tuaj rregullisht.
Matuni
Një faktor tjetër rreziku për halitozë është mbipesha. Studiuesit e Universitetit të Tel Avivit kanë botuar një studim që zbuloi një lidhje të drejtpërdrejtë midis mbipeshës dhe erës së keqe të gojës: sa më obezë të jeni, aq më e pakëndshme do të jetë era e gojës suaj.
Jo dietë pa karbohidrate
Ketoza është një proces që e detyron trupin të djegë yndyrnat dhe proteinat e akumuluara që të prodhojë energji për shkak të mungesës së karbohidrateve.
Nëse dieta juaj është shumë e rreptë, trupi juaj do të lëshojë kimikate të tilla si ketone që shkaktojnë erë të keqe.
Me këto rregulla, fryma juaj do të jetë e shëndetshme dhe më shumë njerëz do të nisin një bisedë me ju me kënaqësi!