Femrat që nga kohët e lashta kanë rendur pas bukurisë. Sot do ju sjellim disa nga sekretet që kanë provuar dobinë e tyre gjatë epokave.
Vaji i ullirit


Të lashtët e quajtën këtë produkt “të artë” dhe për një arsye: vaji i ullirit tani është një bazë për kremrat e shumtë të lëkurës dhe kujdesit për flokët si për shampot dhe balsamet.
Banjat


Gratë e Romës së Lashtë shpenzonin disa orë në banjot e tyre, duke shijuar bisedat dhe ujin e ngrohtë apo të ftohtë.
Masazhet me terapi aromatizuese
Masazhet gjithmonë kanë qënë një pjesë e preferuar e femrave të bukura, ama përzierja e aromës së balsamit me aromën e vajit është një ëndërr e bërë realitet.
Një copë pëlhure në vend të një pastruesi


Kur akoma nuk përdoret pastruesi i shpejtë (scrub) apo (nuk është shpikur akoma), një copë pëlhure është zgjidhja perfektë për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës.
Scrub sheqeri
Askush nuk e di se ideja e kujt ishte që sheqeri të përdorej për depilim, megjithatë është mijëra vjeçare. Zonjat e donin atë për efektin e tij kohëzgjatës.
Trëndafil i egër dhe krem balsami
Trëndafilat për aromën, kremi për një lëkurë më të butë se kurrë. Kjo recetë është sa e thjeshtë po aq edhe e shkëlqyer.
Maskat me mjaltë
Mjalti dhe efektet që ka bukuri janë njohur për mijëvjeçarë. Për shembull, masazhi anti-celulit është shumë i lehtë për t’u bërë: thjesht aplikoni pak mjaltë në zonën problematike, shtypni me pëllëmbë mbi pjesën, tërhiqeni dorën dhe përsëriteni veprimin.
Këna dhe basma


Femrat kanë përdorur gjithmonë këna dhe basma në porpocione të ndryshme për t’i bërë flokët e tyre të fortë, të shëndetshëm dhe me ngjyrën e dëshiruar.
Maska me vezë


Ka shumë receta, por esenca e tyre është e njëjtë: maskat me vezë çdo herë i bëjnë flokët të fortë dhe me shkëlqim.
Gjethet e lakrës
Ky mashtrim është përdorur nga nënat me gji për qindra vjet. Aftësitë e gjetheve të lakrës si lehtësuese të dhimbjeve dhe inflamacionit u vijnë në ndihmë nënave kur aplikohen direkt në gji.
Salcë kosi
Kjo mënyrë u zbulua aksidentalisht në antikitet, kur dikush lau duart me salcë kosi dhe vuri re që të nesërmen lëkura ishte më e butë dhe më e ndjeshme. Nëse ju jepet rasti mos hezitoni ta përdorni.
Lëngu i limonit
Nëse kënaja dhe basma i bëjnë flokë të kuq ose të errët, atëherë lëngu i limonit dhe dielli i i bëjnë ato më të shndritshëm. Kur ngjyra bjonde është në trend, kjo recetë vjen gjithmonë e para dhe kjo ka ndodhur për shekuj me radhë.
Argjila
Argjila, që në kohët e lashta ka bërë mrekulli duke e bërë lëkurën më rrezatuese, flokët më të fortë dhe duke lehtësuar problemet me celulitin.