6 Hormonet që të Bëjnë si “Tollumbace” edhe Nëse Qëndron 2 Javë pa Ngrënë

Shtimi në peshë shpesh lidhet me mbingrënien por mund të shkaktohet nga hormonet e ndryshme që kanë dalë jashtë kontrollit. Ndërsa shtimi i peshës është i lehtë, humbja nuk është e tillë.

Shkaktarë të ndryshëm si stresi, mosha, gjenet dhe stili idobët i jetesës mund të shkaktojnë një çekuilibër hormonal që çon në obezitet.

Ja disa prej hormoneve që shkaktojnë një çekuilibër në trup duke rezultuar në shtim peshe. Ja se si mund t’i mbani këto hormone nënkontroll.

Hormonet tiroide

© Depositphotos.com

Gjëndra tiroide është në bazë të qafës tonë. Ajo prodhon hormone T3, T4 dhe kalcitonin të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e metabolizmit të trupit. Nën prodhimi i këtyre hormoneve çon në hypothyroidism.

Hipotireoza shpesh lidhet me shtimin e peshës kryesisht përshkak të akumulimit të ujit në trup dhe jo yndyrës, duke e bërë një person tëduket i shëndoshë.

Si ta shmangni:

– Konsumoni kripë të jodizuar.

– Hani ushqim të gatuar mirë dhe shmangni perimet e papërpunuara.

– Plotësoni nevojat me vitaminë D.

– Konsumoni ushqime të pasura me përmbajtje zinku, siç janë midhjet dhe fara kungulli.

Insulina

@Depositphotos.com

Insulina është një hormon i sekretuar nga pankreasi. Ajo ndihmon për të mbajtur glukozën në qeliza për t’u përdorur si energji ose për t’u ruajtur si yndyrë, duke ruajtur nivelet e glukozës në gjak.

Mbikonsumimi i ushqimit të përpunuar, ushqimeve të pashëndetshme, alkoolit ose pijeve artificialisht të ëmbla mund të çojë në krijimin e një rezistence ndaj insulinës.

Kjo shkakton qelizat e muskujve të mos njohin insulinën e lidhur me glukozë, duke rezultuar në glukozë të mbetur në gjak. Kjo shkakton një kulm në nivelet e sheqerit në gjak që çon në shtimin e peshës dhe diabetin e tipit 2.

Si ta shmangni:

– Konsumoni perime jeshile me gjethe, fruta sezonale dhe perime sezonale.

– Për të përmirësuar nivelet e acidit omega-3-yndyror, konsumoni peshq të yndyrshëm, arra, vaj ulliri, fara lini.

– Pini shumë ujë çdo ditë.

– Filloni të ushtrohuni së paku 4 orë në javë.

– Shmangni alkoolin, ushqimet e thata natën vonë, pijet e gazuara dhe artificialisht të ëmbla.

Kortizoli

@Depositphotos

Kortizoli është një hormon i sekretuar nga gjendrat adrenale kur jeni në depresion, në ankth, në stres, në nervozizëm, në zemërim apo në lëndime fizike.

Funksioni i tij kryesor është ulja e niveleve të stresitduke rritur nivelet e sheqerit në gjak, duke shtypur sistemin imunitar dhe duke ndihmuar në metabolizmin e yndyrës, proteinave dhe karbohidrateve.

Duke pasur parasysh zgjedhjet tona shpesh të pashëndetshme të jetesës, trupi ynë mund të jetë në një gjendje konstante stresi, duke çuar në sekretimin e kortizolit duke dëmtuar shëndetin tonë të përgjithshëm e duke ndihmuar depozitimin e yndyrës në yndyrë dhe duke stimuluar maturimin e qelizave yndyrore.

Si ta shmangni:

– Bëni të paktën 8 orë gjumë çdo natë.

– Shmangni ushqimin e përpunuar, ushqimin e skuqur dhe alkoolin.

– Praktikoni frymëmarrje të thellë, yoga dhe meditim për të paktën një orë çdo ditë. Ndihmon në reduktimin e niveleve të stresit.

– Kaloni kohë me familjen dhe miqtë tuaj të ngushtë. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u çlodhur!

Testosteroni

Testosteroni shpesh konsiderohet të jetë një hormon mashkull, por gjithashtu sekretohet nga femrat. Ndihmon në djegjen e yndyrës, forcon kockat dhe muskujt dhe përmirëson libidon.

Mosha dhe stresi i lartë mund të shkaktojnë rënie tëndjeshme në nivelet e testosteronit tek gratë, duke çuar në humbjen e dendësisë së kockave, humbjen e masës së muskujve dhe obezitetin.

Si ta shmangni:

– Stërvitje rregullisht. Kjo ndihmon në përmirësimin e niveleve të testosteronit.

– Shmangni alkoolin.

– Konsumoni ushqime me proteina.

– Përfshini ushqimin e pasur me fibra si drithërat, farat e kungujve dhe flarat e linit në dietën tuaj.

Progesteroni

Niveli i progesteronit dhe estrogjenit duhet të jetë i balancuar në trup për ta bërë atë të funksionojë siç duhet. Nivelet e progesteronit mund të bien për shkak të një sërë arsyesh si stresi, përdorimi i tabletave kontraceptive, menopauzë etj. Kjo mund të rezultojë në shtim në peshëdhe në depresion.

Si ta shmangni:

– Ushtrohu rregullisht.

– Provoni meditimin.

– Shmangni stresin.

Estrogjeni

Estrogjeni është hormoni primar femëror i seksit. Çdo mosbalancim në nivelet e estrogjenit në trup mund të çojë në shtimin e peshës. Nivelet e larta të estrogjenit në trup mund të jenë për shkak të mbiprodhimit të hormonit ose për shkak të dietës së pasur me estrogjen.

Kur rriten nivelet e estrogjenit, qelizat që prodhojnë insulinë stresohen. Kjo ju bën rezistentë ndaj insulinës, duke shkaktuar një rritje në nivelin e glukozës në gjak dhe në shtim në peshë.

Gratë premenopauzale kanë nivele më të ulëta të estrogjenit. Për të rimbushur furnizimin e estrogjenit, trupi fillon të kërkojë burime të tjera që prodhojnë estrogjen. Një burim i tillë janë qelizat e yndyrës.

Kur nivelet e estrogjenit bien, trupi fillon konvertimin etë gjitha burimeve të disponueshme të energjisë në yndyrë për të rimbushur nivelet e glukozës. Kjo çon në shtimin e peshës.

Si ta shmangni:

– Konsumoni drithëra, perime të freskëta dhe fruta.

– Shmangni alkoolin.

– Ushtrohu rregullisht.

– Shmangni mishin e përpunuar.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018