6 Mënyra Surprizuese me të Cilat Moti ‘Nxjerr Dukje’ Problemet e Shëndetit

0
223

Është më tepër sesa thjesht të vësh krem dielli apo jo? Ndonjëherë moti normal mund të shkaktojë rreziqe serioze për shëndetin.

Në ditë të ftohta kujdes ndaj…

  • Atakut kardiak

Një studim i vitit 2013 në Zvicër zbuloi një rritje të konsiderueshme të rrezikut të infarktit në dimër dhe një rënie në verë. Kjo është për shkak se nivelet e presionit të gjakut sistolik kanë tendencë të jenë rreth 3.5 mm Hg më të ulëta gjatë verës.

Dr. Pedro Marques-Vidal, autor i studimit, rekomandon të mbani nën vëzhgim shëndetin e zemrës tuaj gjatë dimrit.

  • Shpërthimeve të psoriazës

Ajri i ftohtë dhe i thatë thith lagështinë e lëkurës, gjë që e bën atë më të ndjeshme ndaj shenjave të sëmundjes, të kuqe, me luspa.

Një krem hidratues i mirë, i lyrosur dhe depërtues mund të ndihmojë.

Gjatë ditëve me shi të jeni të kujdesshëm ndaj…

  • Artritit

Ndërsa presioni atmosferik bie, indet pranë nyjeve zgjerohen dhe ushtrojnë presion mbi nervat. (Megjithatë, disa studime që bënin një kombinim të simptomave me motin nuk gjetën një lidhje të fortë mes tyre.)

Kur godet rrufeja, kujdesuni për…

  • Migrenën

Një studim zbuloi se këto dhimbje koke ishin 28% më shumë gjasa që të shfaqen kur godit rrufeja, ndoshta për shkak të ndryshimeve elektromagnetike.

Në ditë të nxehta, kujdesuni për…

  • Cermën

Dehidratimi nga temperaturat e nxehta mund të shkaktojë akumulimin e acidit urik, një shkaktar i dhimbjes së cermës.

  • Sklerozën e shumëfishtë

Moti i lagësht dhe madje edhe ngritja e lehtë e temperaturës së trupit, e shkaktuar nga ethet ose nga një banjë e nxehtë, mund të përkeqësojnë simptomat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here