7 Gjërat që e Bëjnë Trurin Tuaj ‘Plastelinë’ dhe të Japin Superfuqi

0
670

A keni ëndërruar ndonjëherë të bëheni një super-qenie: më e shëndetshme, më pozitive, më e zgjuar?

Ja një lajm i mirë. Ne kemi gjetur disa këshilla që mund t’i përdorni për të lartësuar trurin tuaj në një tjetër nivel.

Mendoni pozitivisht dhe anashkaloni gjërat negative

Sapo filloni të shfryheni rreth zakoneve tuaja, truri juaj pëson disa ndryshime të cilat ndikojnë negativisht dhe madje mund të çojnë deri në depresion.

Në vend që të ankoheni për vështirësitë që ju sjell jeta, do të mund të donit të dilnit jashtë në diell, të bëni një ecje, të meditoni.

Psikologët në Universitetin e Karolinës së Veriut zhvilluan një eksperiment dhe zbuluan se njerëzit që e angazhojnë mendjen e tyre çdo ditë nga 20 minuta me mendime pozitive, janë më të përqëndruar, si dhe kanë një rënie të simptomave të sëmundjeve.

Vlerësojeni atë që keni

Gjeni të paktën 3 gjëra, deri në fund të ditës, për të cilat ndiheni mirënjohës.

Gazeta e Psikiatrisë dhe Neuroscience thotë se një ushtrim i tillë do të rrisë nivelin e serotoninës në trurin tuaj.

Serotonina është thelbësore për funksionimin e duhur të korteksit tuaj paraballor, i cili rregullon vetë-reflektimin dhe ekuilibrin emocional, duke ndihmuar kështu që të anashkalohen modelet e panikut.

Mendoni për aktivitetet e përditshme pozitive në detaje. Mund edhe t’i shkruani ato.

Shprehini me fjalë ndjenjat negative

Ju mund të doni t’i hidhni në letër ndjenjat tuaja negative. Mos kini turp, shprehuni lirshëm!

Shkencëtarët thonë se përpunimi gjuhësor i emocioneve zvogëlon aktivitetin amygdala, qendra e frikës në trurin tuaj, dhe zvogëlon nivelin e stresit. Një amygdala më e qetë do të thotë një “Ju” më i lumtur.

Shoqërohuni me njerëz

Një studim në vitin 2010 në Universitetin e Miçiganit zbuloi se të qeshurit me miqtë ose thjesht të qenët në të njëjtën hapësirë fizike me njerëzit e tjerë është shumë dobiprurse për trurin tuaj.

Për më tepër, truri juaj mund të pësojë ndryshime pozitive nëse ju e rrethoni veten me individë inteligjentë dhe emocionalisht të qëndrueshëm.

A e dinit se qeniet njerëzore mund të jenë infektuese? Ju mund të “infektoheni” me ndjenja dhe sjellje.

Përqafoni dikë

 

Përqafimet janë magjike. Një përqafim i ngrohtë e bën trurin tonë të çlirojë dopaminë, që është hormoni i kënaqësisë. Pikërisht për këtë ju ndiheni menjëherë të qetë dhe të relaksuar. Studiuesit vërejnë se përqafimi ul presionin e gjakut, zvogëlon stresin dhe përmirëson humorin tuaj.

Jo disa gjëra njëherësh

Përqëndrohuni në secilën punë më vete. Kur flisni në telefon, përdorni internetin dhe shkruani një mesazh, mund të mendoni se jeni duke bërë shumë punë. Por studimet tregojnë se përpjekja për t’u përqëndruar në më shumë se një gjë në të njëjtën kohë zvogëlon produktivitetin tuaj me gati 40%.

Pra, largojini shpërqëndrimet dhe të përqëndrohuni në një detyrë të vetme për një sasi të kufizuar kohore. Sapo të keni përfunduar, shpërblejeni veten me një pushim të shkurtër duke bërë stërvitje fizike, duke pirë një filxhan çaji ose duke bërë një telefonatë të shpejtë.

Dëgjoni muzikën e duhur

Ja lajmi i mirë: ju nuk duhet ta fikni muzikën për të punuar në mënyrë produktive.

Sigurisht, këto nuk janë të gjitha aktivitetet që mund të bëni për të përmirësuar punën e trurit tuaj.

Duke buzëqeshur, duke fjetur, duke u përkujdesur për kafshët tuaja shtëpiake, duke marrë ajër të pastër dhe duke e ekspozuar veten sa më shumë ndaj gjërave të shëndetshme e përmirësoni humorin tuaj dhe gjithashtu edhe funksionin e trurit tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here