7 Mënyra për t’u Dukur më Mirë në të 35-at Sesa në të 25-at!

0
1055

Çdo grua dëshiron të duket elegante, pavarësisht moshës së saj.

Më poshtë gjeni disa këshilla të thjeshta dhe të dobishme se si të arrini një pamje shumë tërheqëse duke shmangur disa gabime!

1. Fund dhe fustan laps

Këto lloje të fundeve dhe fustaneve janë një nga opsionet tuaja më të mira.

Ato vizualisht e zgjasin figurën tuaj dhe fshehin papërsosmëritë. Është më mirë të zgjidhni fund me gjatësi deri tek gjunjët apo poshtë gjurit dhe me bel të lartë. Ngjyra mund të jetë çdo gjë, përveç ngjyrave neon të ndritshme.

2. Pantallona

Kur është fjala për pantallonat, rekomandohen modele me prerje të thjeshta.

Zgjedhja optimale do të ishte diçka pa dekor e zbukurime. Nga ana tjetër, një rrip apo shirit i bukur do të ofrojë një thyerje me stil.

3. Kombinime të ndryshme

Rifreskoni imazhin tuaj klasik me nuanca të gjalla dhe printime, por mos përdorni më shumë se 3 ngjyra në një kombinim të vetëm.

4. Ngjyrat pastel

Gjëja më e rëndësishme këtu është të gjeni dhe të vendosni të zgjidhni ngjyrat që ju shkojnë dhe ju përshtaten më së shumti.

Për shembull, bluja e zbehtë menjëherë ju bën të dukeni më rinore, ndërsa e verdha është më shumë e papërshtatshme.

Kushtojini vëmendje të veçantë ngjyrave pastel: bezhë, fildish, kafe, të bardhë dhe gri.

5. Këpucë të rehatshme

A janë takat tuaja të larta kryesisht duke zënë pluhur në cepin e largët të garderobës, vetëm duke u ajrosur në raste të veçanta?

Prandaj duhet të blini, të paktën një palë që janë me të vërtetë të përshtatshme për tu veshur, këpucë të rregullta dhe të rehatshme me një lartësi thembre mesatare!

6. Detaje elegante

Ndërsa është më mirë që të qëndroni tek klasikja kur zgjidhni rrobat tuaja, zgjedhja e aksesorëve ju lejon të shfrenoni imagjinatën tuaj.

Për shembull, mund të vini një kapelë të bukur ose një bizhuteri të madhe herë pas here. Një karficë zbukurimi ose këpucë me ngjyra të theksuara janë gjithashtu një element i mirë shtesë për një veshje.

7. Çfarë duhet të shmangni:

– Fundet e shkurtra

Ju e keni lënë rininë tuaj të hershme prapa prandaj mos u përpiqni ta mbani me zor. Ky element do t’ju bëjë të dukeni të papërshtatshme.

– Dekolte të thella

Gabime të tilla stili mund t’ju rrëmbejnë elegancën. Është më mirë të zgjidhni një dekolte që nuk zbulon shumë.

– T-shirts me printime “adoleshente”

Nëse jeni 35 vjeç, bluzat me stampime të lezetshme “adoleshentësh” nuk do t’ju përshtaten më. Ekziston një larmi e madhe e opsioneve të tjera, për shembull, dizenjot zebër!

– Rrobat që janë shumë të lirshme

Mos u përpiqni ta fshihni figurën tuaj femërore duke u veshur me rroba të lirshme. Në vend të kësaj, mësoni të theksoni pamjet tuaja më të bukura dhe të fshihni ato pjesë që nuk ju pëlqejnë edhe aq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here