Shkenca ka trajtuar dhe vlerësuar se pjesë të trupit janë tregues të gjëndjes shëndetësore, predispozitës erotike, por edhe prirjeve. Ndoshta skeptikët janë më të shumtë se ata që priren të besojnë se mjaft hulumtues kanë dalë në konkluzione të tilla pas një pune dhe përkushtimi, dhe gjithçka referohet prej tyre ata e mbrojnë me pëergjegjësi profesionale.
Por çfarë thonë ata dhe cila është specifika e trajtesës së tyre?
Është e tepër të thuhet që mbipesha dhe joaktiviteti fizik janë të pashëndetshëm, mirëpo studimet tregojnë që femrat, të cilat kanë të shpërndarë në mënyrë të drejtë celulitin në vithet e veta mund të jenë më të shëndetshme se femrat të cilat nuk i kanë.
Kjo mund të jetë tregues që trupi juaj është mirë i përgatitur për të luftuar kundër sëmundjeve të caktuara.
Nuk janë të gjitha celulitet yndyra të këqija. Ato të cilat janë të depozituara në vithe janë të dobishme për shkak se mund të mbajnë thartirat yndyrore larg nga zemra, arteriet dhe mëlçia, andaj kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, por mund do të jetë më i vogël edhe rreziku nga diabeti.
Megjithatë, patjetër duhet të kujdeseni të mos rrini gjatë ulur dhe të ushtroni, sepse yndyra e tepërt në vithe mund të shkaktojë hemorroide.
Verifikoni se cilës kategori i takojnë vithet tuaja dhe mësoni se në çka duhet të keni kujdes kur është fjala për shëndetin:
Vithet katrore apo në formë “H”
Në vithe të kësaj forme yndyrat janë të shpërndara në mënyrë barabartë deri te të ashtuquajturat doreza e dashurisë. Personat me vithe të këtilla zakonisht janë shumë të shëndetshëm, mirëpo nëse kanë pak dhjam në kërdhokulla, do të ishte e dëshirueshme që t’i eliminonin duke ushtruar me galiç.
Vithet e rrumbullakët apo ato në formë “O”
Te vithet e kësaj forme yndyrat janë të shpërndara rreth vitheve sikur fshikëza apo qershi. Nëse kjo është e formës suaj, ju nuk duhet të shqetësoheni për shëndetin. Kjo pozit juve ju garanton shëndet të plotë fizik dhe psikik.
Vithet në formë zemre apo në formë “A”
Pjesa e rëndësishme e yndyrave te vithet e formës së zemrës apo të formës së dardhës ka tendencë të problemeve me zemrën. Për t’i penguar këto, patjetër duhet të bëni stërvitje. Aktiviteti fizik do të potencojë imunitetin ndaj sulmeve të zemrës.
Vithet formë “V” apo e kundërta
Vithet më të gjera në pjesën e poshtme të shpinës janë të zakonshme për femrat me nivel më të ulët estrogjeni. Vithe të këtilla më së shpeshti kanë femrat e moshuara. Ato patjetër duhet të rregullojnë yndyrat, ndërkaq transyndyrat nuk do të guxonin fare t’i provonin.