“Hekuros” rrudhat: Maska me domate, konkurruese e denjë me trajtimet Botox

Ekspozimi i pakontrolluar në diell, dehidratimi, çrregullimet hormonale dhe veprimi i radikaleve të lira janë disa nga shkaqet që çojnë në shfaqjen e shenjave dhe rrudhave të para në fytyrë.

Revista Living sugjeron se: Maska e mëposhtme është një risi që vjen nga bota e Instagram-it.

Ajo largon nga fytyra shenjat e lodhjes dhe rrudhat, duke e bërë të duket më e shëndetshme se kurrë më parë.

Nuk e ekzagjerojmë aspak në qoftë se themi se kjo maskë është konkurrente e denjë e trajtimeve me Botox.

Për një rezultat më të mirë, këshillohet ta përdorni 1 herë në 3 ditë.

PËRBËRËSIT:1 lugë gjelle pure domatesh, 3 lugë gjelle lëng karotash, 1 lugë gjelle niseshte, 3 lugë gjelle pure karotash dhe 1 lugë gjelle qumësht.

PËRGATITJA: Përzieni të gjithë përbërësit një nga një, duke ndjekur radhitjen e mësipërme, derisa të formohet një masë kremoze.

Më pas aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës.

Mbajeni 20-30 minuta derisa lëkura ta përthithë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë, ku duhet të hidhni paraprakisht disa kuba akulli.

I gjithë SEKRETI i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj. Domatet janë një nga perimet më të pasura me vlera ushqyese.

Ato përmbajnë vitaminë A, B6, C, E, K, hekur, zink, antioksidantë dhe acid malik që është shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës.

Një nga substancat kryesore që gjendet tek domatja është likopeni, një karotenid që mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe lufton plakjen e parakohshme.

Karota është gjithashtu një depo e vërtetë vlerash ushqyese.

Ajo përmban kalium, kobalt, bakër, beta-karoten, vitaminë A dhe vitaminë C.

Kjo e fundit ndihmon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, forcon dhëmbët, eshtrat dhe duke qenë se është një antioksidant shumë i fuqishëm ndihmon në eleminimin e toksinave.

Qumështi është i pasur me acid laktik, çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe të bukur.

Ai ndihmon për të mbajtur në kontroll lagështinë e lëkurës si dhe stimulon procesin e krijimit të kolagjenit.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018