“I Heqin për 12 Minuta”/ 7 Ushtrime të Panjohura që Zhdukin Rrudhat

0
1913

“Facebuilding” ose stërvitja e fytyrës, ndihmon lëkurën tëbëhet më elastike dhe më e shtruar. Gjithashtu përmirëson rrjedhjen e gjakutdhe rrjedhjen limfatike, largon enjtjen dhe i bën tiparet e fytyrës mëekspresive.

Mjekët zhvilluan një eksperiment 20-javor ku morën pjesë 16 gra nga moshat 40-65 vjeç. Gjatë kësaj kohe, të gjithë pjesëmarrësit bënë ushtrime për muskujt e ballit, vetullave, syve, gojës dhe qafës.

Eksperimenti tregoi se ushtrime të tilla në të vërtetë përmirësuan lëkurën në fytyrë dhe ulën shenja të dukshme të plakjes.

Ja cilat janë 7 ushtrimet për fytyrën që do t’ju ndihmojnëtë forconi muskujt e fytyrës dhe ndoshta të përjetoni përvojën e BenjaminButton!

Si funksionon?


© Depositphotos.com

Stërvitja e fytyrës mund t’ju ndihmojë të hiqni palosjetnasolabiale dhe rrudhat nga balli, sytë dhe buzët. Realisht e forcon lëkurëndhe i jep një shkëlqim rinor.

Duhet të jemi të qartë, se 2 ditë ushtrime nuk janë tëmjaftueshme për të ndryshuar ndonjë gjë, por në qoftë se ju doni të mbani njërutinë dhe të punoni gjatë dhe fort, atëherë vazhdoni të lexoni!

“Facebuilding” përfshin një seri ushtrimesh. Gjithmonëniseni rutinën me një ngrohje të fytyrës duke përdorur duart tuaja. Ngjeshinidhe hapini qepallat tuaja, relaksohoni fytyrën, vrenjtuni dhe buzëqeshni.

Kryejeni këtë ushtrim të paktën 10 herë radhazi. Mundohuni të mos e tendosni lëkurën e fytyrës tuaj, por në vend të kësaj, shtypeni butësisht atë. Pastaj fshijeni fytyrën tuaj me një peshqir të lagësht të ngrohtë dhe relaksohuni.

Pas ngrohjes, filloni të bëni ushtrimet e mëposhtme.

Ushtrimi 1: “Një surprizë e lehtë”

Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të rrisni masën e muskujve tëballit tuaj.

Vendosni gishtërinjtë në ballë siç tregohet në imazh.

Ngrini dhe ulni vetullat sikur të jeni të habitur.

Sigurohuni që të mos ketë rrudha në ballë.

Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

Ushtrimi 2: “Sytë flirtues”

Ushtrimi “Sytë flirtues” do t’ju ndihmojnë për tëparandaluar shfaqjen e rrudhave rreth syve.

Lëvizini sytë tuaj nga e djathta në të majtë. Pastajpërsëriteni atë në të djathtë, nga lart poshtë dhe nga poshtë lart.

Vetëm sytë tuaj duhet të lëvizin! Nofulla nuk duhet tëlëvizë.

Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë për secilin drejtim.

Ushtrimi 3: “O”

Le t’i eliminojmë ato palosjet nasolabiale!

Pozicionojeni gojën në formën e shkronjës “O”. Mund tëshqiptoni shkronjën “O” me zë të lartë.

– Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

Ushtrimi 4: “Buzëqeshni”

Forconi muskujt e nofullave dhe faqeve me këtë stërvitje.

Tërhiqini buzët nga goja.

Vendosni gishtërinjtë në qoshet e buzëve tuaja dheushtroni lehtësisht presion mbi to.

Tërhiqini qoshet e buzëve tuaja deri në veshët tuaj.

Kthehu në pozicionin fillestar.

Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

Ushtrimi 5: “Huligan”

Qëllimi i këtij ushtrimi është heqja e mjekrës së dyfishtëdhe rritja e masës së muskujve në qafë.

Nxirreni gjuhën jashtë dhe drejtojeni atë.

Kthejeni kokën në gjysmë distancë, pastaj kthehuni në të djathtë.

Ngrini mjekrën lart. Mbajeni për 10 sekonda.

Pastaj kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëriteni tënjëjtën lëvizje në drejtimin tjetër.

Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë në çdo drejtim.

Ushtrimi 6: “Gjyshja”

Nëse doni të shpëtoni nga palosjet nasolabiale, stërvitja“Gjyshja” është për ju.

– Hapni gojën.

– Fshihni buzët pas dhëmbëve.

– Forconi tensionin dhe tërhiqni buzët brenda gojës.Qëndroni ashtu për 10 sekonda.

Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.

Ushtrimi 7: “Tërheqja”

Ushtrimi “tërheqja” ju ndihmon për të hequr rrudhathorizontale në ballë.

Bashkojini duart pas kokës. Pastaj vendosini në kufirin evijës së flokëve tuaj me ballin.

Tërhiqeni veten pak me duart tuaja.

Formoni buzët në formën e shkronjës “O” dhe shikoniposhtë. Qëndroni për 10 sekonda në këtë pozicion.

Është e rëndësishme të ndieni vazhdimisht tensionin e ballit gjatë këtij ushtrimi. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë.

Detaje të rëndësishme

Sigurohuni që të gjitha lëvizjet të bëhen butësisht dhe tëjeni të kujdesshëm që të mos ushtroni shumë presion mbi lëkurën tuaj. Mosharroni të merrni frymë thellë gjatë ushtrimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here