Ja Çfarë i Ndodh Trupit Tuaj Nëse Hani 2 Banane Çdo Ditë?

0
3578

Ushqimi i shëndetshëm nuk është gjithmonë i shijshëm. Por, për sa i përket bananeve, ky nuk është rasti. Kjo është arsyeja pse është e kënaqshme për të mësojmë se jo vetëm që sjellin kënaqësi për shijet tuaja, por edhe një përfitim të madh për shëndetin tuaj.

Janë mbledhur disa prova që tregojnë se duke ngrënë dy banane në ditë mund të përmirësoni seriozisht shëndetin tuaj.

Presioni arterial do të kthehet në normalitet.

Bananet reduktojnë presionin e lartë të gjakut falë faktit se ato përmbajnë rreth 420 mg kalium.

Pesha e tepërt zhduket

Bananet janë të pasura me fibra, gjë që ju bën të mos dëshironi më të konsumoni diçka.

Bananet gjithashtu përmbajnë një lloj niseshteje që redukton oreksin tuaj dhe ju ndalon të fitoni peshë. Zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit ndjeshmërinë e trupit tuaj ndaj insulinës.

Nëse qelizat e trupit tuaj nuk janë të ndjeshme ndaj insulinës, ato nuk mund të absorbojnë glukozën dhe pankreasi juaj fillon ta prodhojë atë në sasi më të mëdha. Nëse trupi akumulon yndyrë, varet nga prezenca e insulinës.

Rreziku i anemisë bie

Anemia shkakton zbehje, lodhje dhe marrje të frymës. Kjo është rezultat i reduktimit të qelizave të kuqe të gjakut dhe nivelit të ulët të hemoglobinës në gjak.

Bananet përmbajnë shumë hekur, gjë që stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Bananet gjithashtu përmbajnë vitaminë B6, e cila rregullon nivelet e glukozës në gjak, duke ndihmuar njerëzit me anemi.

Procesi i tretjes përmirësohet

Bananet treten lehtë dhe nuk e irritojnë traktin gastrointestinal. Niseshtja e fortë që gjendet në banane nuk tretet dhe përfundon në zorrë të trashë ku shërben si një mjet efektiv ushqyese për bakteret e shëndetshme.

Bananet mund të hahen kur një person ka gastrit dhe urth dhe ato rikthejnë mineralet e humbura kur personi vuan nga diarreja.

Nivelet e stresit do të bien

Bananet përmirësojnë gjendjen tuaj. Ato përmbajnë triptofan, i cila kërkohet nga trupat tanë për të marrë serotonin (“hormonin e lumturisë”).

Mesatarisht, çdo banane përmban rreth 27 mg magnez. Ky mineral është përgjegjës për prodhimin e një humori të mirë dhe një gjumi të shëndetshëm.

Deficiti i vitaminave do të përmbushet

Bananet janë të pasura me vitaminë B6. Mesatarisht, një banane përmban rreth 20% të kërkesës suaj të përditshme të vitaminës B6. Kjo ndihmon trupin tuaj të prodhojë insulinë, hemoglobinë dhe aminoacide që janë të nevojshme për krijimin e qelizave të shëndetshme.

Edhe pse ne zakonisht mendojmë se portokalli dhe luleshtrydhet përmbajnë sasi më të madha të vitaminës C, bananet në fakt përmbajnë 15% të normës sonë të përditshme të kësaj substance të rëndësishme.

Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm që neutralizon radikalet e lira të dëmshme (molekulat aktive me elektronet e pamjaftueshme që mund të shkatërrojnë qelizat e trupit). Gjithashtu ndihmon për të mbajtur shëndetshëm enët e gjakut dhe prodhon kolagjen.

Nivelet e energjisë tuaj do të rriten

Kaliumi që pëembajnë bananet mbron muskujt tuaj nga ngërçet, ndërsa karbohidratet ju japin energji të mjaftueshme për të duruar një stërvitje të lodhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here