Këto Janë 10 Arsyet Përse Flokët Tuaj po Bien dhe si ta Ndaloni Shpejt

0
639

Çdo gjë në trupit tonë është e ndërlidhur. Nëse keni vënë re sa kanë filluar që t’ju bien flokët, është më mirë që ta dini arsyen përpara se të ndërmerrni ndonjë masë drastike.

Ne kemi gjetur disa nga arsyet më të zakonshme që shkaktojnë humbjen e flokëve dhe duam që t’i bashkëndajmë ato me ju.

Medikamentet

Arsyeja?

Disa medikamente si ato për tensionin e lartë, antidepresantët dhe të tjera, shkaktojnë këtë efekt anësor që është humbja e flokëve. Pasi të ndaloni marrjen e ilaçeve, flokët duhet të rriten përsëri, por kjo nuk do të thotë që ju domosdoshmërisht duhet të ndaloni mjekimin.

Zgjidhja?

Konsultohuni me mjekun.

Gjenet

Arsyeja?

Faktori më i njohur i humbjes së flokëve janë gjenet. Ky gjen mund të trashëgohet nga nëna apo nga babai.

Zgjidhja?

Nëse prindërit tuaj e kanë problemin e humbjes së flokëve, ka shumë mundësi që edhe ju të keni të njëjtin problem. Ju mund t’i zvogëloni rreziqet duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke iu përmbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme.

Ndryshimi i temperaturës

Arsyeja?

Një ndryshim i papritur i temperaturës mund të jetë arsyeja për humbjen e flokëve. Temperaturat e ftohta në dimër dhe rrezet Ultraviolet në verë e bëjnë flokun më të hollë.

Zgjidhja?

Vendosni një kapelë pa marrë parasysh se çfarë kohe e vitit është. Nëse jeni duke shkuar në një sauna, mbulojini flokët.

Problemet me tiroidet

Arsyeja?

Një çekuilibër hormonal në trup mund të shkaktohet nga:

  • menopauza
  • çrregullimet endokrine
  • diabeti

Zgjidhja?

Lini takim me një endokrinolog që do të kryejë të gjitha testet e nevojshme dhe do t’ju përshkruar trajtimin që ju nevojitet.

Dietat strikte

Arsyeja?

Humbja e madhe në peshë në një periudhë të shkurtër kohore e vë shumë në stres trupin duke çuar në një rënie të sistemin imunitar. Kjo mund të shkaktojë humbje të flokëve.

Zgjidhja?

Në vend të dietave strikte, duhet të bëni rregullisht aktivitete fizike, të cilat do të ketë një efekt pozitiv në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Stresi kronik

Arsyeja?

Stresi kronik mund të shkaktojë humbje të flokëve sepse ndikon në qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Por zakonisht, flokët rifitohen shpejt nëse humbja është për shkak të stresit.

Zgjidhja?

Mos e injoroni kurrë një pushim të mirë dhe gjeni mënyrat tuaja për t’u çlodhur. Dhe në qoftë se ju nuk mund të përballeni vetë me problemet tuaja emocionale, takoni një specialist që mund t’ju ndihmojë.

Anemia

Arsyeja?

Anemia mund të shkaktojë humbje të flokëve, sepse qarkullimi i gjakut në lëkurën e kokës ulet. Nëse vëreni simptoma të tilla si përgjumje, lodhje të vazhdueshme ose plogështi duhet të bëni një test gjaku.

Zgjidhja?

Për fillestarët, hani më shumë ushqime të pasura me hekur (si shega, mishi i viçit, mollët, e kështu me radhë). Nëse gjendja juaj nuk po përmirësohet, bëni analizat e gjakut dhe konsultohuni me një mjek që t’ju përshkruajë një trajtim.

Mungesa e vitaminave

Arsyeja?

Mungesa e vitaminës dhe e mikroelementeve mund të jetë arsyeja për humbjen e flokëve. Është veçanërisht e rëndësishme që të merrni mjaftueshëm vitaminë C për të tretur hekurin dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit (i cili i bën kapilarët më të fortë).

Gjithashtu, nëse keni mangësi të vitaminës B, flokët tuaj mund të bëhen të brishtë. Hani mëlçi, vezë dhe maja për të marrë më shumë vitaminë B.

Zgjidhja?

Hani ushqime të ndryshme, veçanërisht ato të pasura me vitamina C, B dhe mikroelemente të tjera të shëndetshme. Gjithashtu, konsultohuni me mjekun tuaj të përgjithshëm dhe merrni disa vitamina shtesë.

Sëmundjet e skalpit të kokës

Arsyeja?

Psoriaza, dermatiti seboroik dhe infeksionet fungale (dermatofitoza) janë sëmundjet më të zakonshme që shkaktojnë humbjen e flokëve.

Zgjidhja?

Nëse keni simptoma si kruajtje dhe skuqje të lëkurës, duhet të takoheni me mjekun sa më shpejt të jetë e mundur.

Kujdesi i keq

Ju mund t’i dëmtoni fizikisht flokët duke përdorur produkte me cilësi të ulët, duke përdorur tharëse flokësh dhe pajisje të tjera.

Zgjidhja?

Përpiquni të minimizoni përdorimin e tharësave të flokëve dhe të kimikateve të ndryshme. Përveç kësaj, konsultohuni me një specialist për llojin e kujdesit të flokëve që ju nevojitet.

Ka një metodë të thjeshtë për ndalimin e humbjes së flokëve që ka ndihmuar shumë njerëz. E gjitha ajo që ju nevojitet është një shampo me pH neutral, vaj esencial me rozmarinë, vaj esencial me limon dhe vitaminë E që mund të blihet në çdo farmaci.

Shtoni në shampo 10 pika të rozmarinës dhe 10 pika limoni. Shtoni 2 kapsula të vitaminës E dhe shkundni përzierjen para se ta përdorni atë.

Duhet ta përdorni këtë shampo edhe çdo ditë tjetër. Në vetëm pak javë, do të keni mundësi të shihni ndryshime thelbësore në sasinë e flokëve që humbni. Por përsëri, kjo metodë nuk funksionon për të gjithë, prandaj duhet të konsultoheni me një specialist.

Bonus: Një test i thjeshtë për humbjen e flokëve

Vështroni nga afër një fije floku të rënë. Nëse koka e flokut nuk ka ngjyrë të errët, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse ka, tërhiqni disa flokë në majë të kokës dhe tek tëmthat tuaj.

Nëse keni më shumë se 5 qime në dorën tuaj, duhet të filloni të shqyrtoni se përse po ju bien flokët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here