Nëse keni vajtur ndonjëherë në shtëpi pasi keni bërë blerje dhe keni vënë re se fustani që sapo keni blerë duket shumë më keq sesa dukej tek dhoma e provës, mos u merzitni!
Nuk jeni të vetmit.
Ashtu si shumë prej jush, ne kemi vërejtur se në disa dhoma prove vetëvlerësimi ynë arrin nën zero, ndërsa disa dhoma të tjera funksionojnë si kuti magjike Photoshop-i.
Kështu, vendosëm të bënim një eksperiment të vogël ku i njëjti person t’i bënte fotografi vetës me të njëjtën veshje në dhoma të ndryshme të veshjes.
Dhe ja rezultati.
Kjo jam unë


Unë nuk e konsideroj veten të shëndoshë, por, si çdo grua, kam zona problematike që ose dalin në pah ose pakësohen kur shikohem në pasqyrë në dhoma të ndryshme prove.
ZARA
Më duket se kam hyrë në një labirint pasqyrash dhe kam me të vërtetë frikë nga ndonjë fantazmë që mund të shfaqet në pasqyrë pas meje. A po gjuan edhe ajo për atë trikon e qëndisur që mora në dhomën e provës?
Sidoqoftë, nuk duket aq e frikshme sa ç’është fytyra ime nën atë ndriçim të mprehtë.
Stradivarius
Nuk është se ka shumë hapësirë, por këtu ndihem si në shtëpi dhe nuk kam frikë nga askush. Ndriçimi është i qetë dhe i butë dhe pasqyra nuk e shtrembëron imazhin tim të reflektuar.
SELA
Kjo dhomë prove është ndoshta më e mira. Ajo ka ndriçim të butë dhe një pasqyrë të mirë që më bën të dukem aq e re dhe e bukur, sikur të isha adoleshente.
PROMOD
Perdja e kuqe pas meje më bën të dukem sikur Superman-i me plerinën e tij të famshme. Dhe kjo më pëlqen.
Megjithatë, seriozisht, rrobat që provohen në këtë dhomë prove duken më mirë dhe kjo ju ndihmon të shihni menjëherë nëse ju bien tamam apo jo.
OSTIN
Ne jemi të sigurt se perdet në dhomat e provës nuk duhet të jenë tepër të errëta, sepse të gjitha rrobat e errëta përzihen me sfondin. Si në këtë foto.
New Yorker
Drita e gjelbër në këtë dhomë prove krijon një atmosferë psikodelike dhe pasqyra më bën të dukem më e madhe. Nuk dua të rri këtu për më shumë se pesë minuta.
MEXX
Shumë. Pak. Hapësirë. Kjo të jep ndjesinë e një arkivoli të vogël. Nëse vuani nga klaustrofobia, është më mirë t’i provoni rrobat vetë në dyqan.
Fytyra tepër e zbehtë në pasqyrë vetëm sa e intensifikon këtë ndjesi. Por duhet të them se silueta ime duket shumë bukur.
Mango
Më pëlqen reflektimi im në këtë pasqyrë. Më pëlqen që ndriçimi nuk m’i dëmton sytë dhe se si ai shkëlqen me butësi mbi shpatullat e mia. Dhe mendoj se do ta blej atë fustanin blu nga koleksioni i ri.
H&M
Kjo dhomë prove është shumë e mirë. Jo e ndonjë gjë “uau”, por jo edhe aq keq. Ajo ka ndriçim të mirë dhe shumë hapësirë. Për më tepër, reflektimi im në pasqyrë nuk më bën të ndihem e mërzitur. Unë do të vij në këtë dyqan kur të ketë zbritje.
Bershka
Hmm, ky ndriçim e bën lëkurën time rozë. Dukem si Peppa Pig këtu.
Reserved
Oh Zot, a jam vërtët kaq e shëndoshë ?! Nuk më pëlqen fare reflektimi në këtë pasqyrë. Përveç kësaj, dera nuk mbyllet.
Përfundimi:
- Ndriçimi ka shumë rëndësi. Nëse një dhomë prove ka ndriçim të ashpër, reflektimi juaj në pasqyrë mund të mos ju pëlqejë. Por mbani mend: ju nuk dukeni kaq tmerrshëm në jetën reale.
- Nëse një dhomë e prove përmban drita të buta vertikale në të dyja anët e pasqyrës, ju jeni me fat sepse kjo është alternativa më e mirë. Ju me siguri do ta pëlqeni reflektimin tuaj në një dhomë të tillë.
- Nëse jeni ende në dyshim, dilni jashtë dhomës së provës dhe ecni rreth dyqanit vetë. Nuk ka ekziston të tillë si ndriçimi “normal”, por do të keni një shans për të parë veten në një mjedis tjetër dhe kjo do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjen e duhur.