Ne e Dimë se Instikti ju Shtyn t’i Hiqni Këto Rripa Nga Bananja, Por ja Çfarë Kanë Lënë pa ju Thënë!

0
1495

Kur diçka në frutat ose perimet tuaja duket e çuditshme, nuk është e pazakontë ta hedhësh instinktivisht në anën tjetër. Por disa pjesë “të çuditshme” të frutave dhe perimeve në të vërtetë përmbajnë sasi të shumta të përfitimeve shëndetësore, ose mund të ofrojnë përdorime të tjera më pak të njohura.

Shpesh i hapim dhe i hedhim bashkë me lëkurën, “fijet” e bananeve, të cilat shkencërisht quhen “shiritat floemë”, të cilët janë po aq ushqyes sa pjesa tjetër e frutit. Ato janë të mbushura plot me kalium, fibra, vitaminë A dhe vitaminë B6.

Floema është një ind i gjetur në të gjitha bimët, i cili është përgjegjës për transportimin e lëndëve ushqyese. “Shiritat Floem përbëhen nga qeliza të gjalla dhe u lejojnë produkteve ushqimore dhe sheqerit për të arritur në të gjitha pjesët e ndryshme të bimës”, thotë Rebecca Lee, një agronome e certifikuar.

Dhe kjo është pikërisht ajo që këto ‘shirita’ bëjnë në banane; ata veprojnë si “venat” ose “arteriet”, për transportimin e ushqyesve të nevojshëm që të rriten siç duhet.

“Nuk është e rëndë ose e pashijshme, ajo vetëm ndihmon që bananja të rritet dhe të bëhet e shijshme”, tha Dr. Elizabeth Trattner, A.P. DOM, Doktoreshë e Mjekësisë Kineze dhe Integrative, për Reader’s Digest.

“Është mirë ta konsumoni, megjithëse struktura e saj është pak më ndryshe nga brenda, gjithsesi ajo mund të konsumohet”.

Këta shiritë flloemë gjithashtu mund të përdoren për të përcaktuar nëse bananja juaj është gati për t’u ngrënë. Nëse të gjitha lëndët ushqyese janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë frutin, atëherë tufat e flloemeve qëndrojnë më fort; do të thotë se bananja është e papjekur.

E kundërta ndodh me bananet e pjekura, pasi “shiritët” mund të hiqen më lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here