Nëse Jeni Shumë të Stresuar, Trupi ju Paralajmëron me Këto 7 Shenja…

0
1267

Midis punës, përgjegjësive shtëpiake, miqve, familjes dhe përgjegjësive të tjera, është pothuajse e pashmangshme që në një moment gjatë javës do të ndiheni të stresuar.

Sipas një studimi, mbi një e treta e të rriturve pohojnë se përjetojnë stres të lartë në baza të rregullta.

Megjithatë, kur stresi i rastësishëm grumbullohet dhe bëhet i vazhdueshëm, efektet janë më shumë se vetëm mendore.

Këto janë shtatë shenjat e trupit tuaj që ju paralajmërojnë që mund të jeni tepër të stresuar.

Lodhje e madhe dhe pagjumësi

Puna e madhe gjatë gjithë kohës padushim që shkakton shumë lodhje.

Në të njëjtën kohë, nëse po zgjoheni çdo mëngjes aq të lodhur saqë ju duket sikur nuk keni fjetur kurrë, trupi juaj mund të jetë duke ju lutur që ta merrni më shtruar.

Do ta keni të vështirë që të çlodheni nëse po e shtyni veten përtej limiteve tuaja fizike.

Ndonjëherë stresi shfaqet në formën e mendimeve që ju vijnë në mendje papushim duke ju mbajtur zgjuar gjatë gjithë natës.

Edhe kur jeni aq të lodhur saqë duhet të bini menjëherë në gjumë, mund të mbeteni zgjuar, duke menduar për angazhimet e së nesërmes.

Në raste si këto, përpiquni të mendoni se çfarë është ajo që po ju shqetëson. Nuk ka rëndësi se çfarë mund të sjellë e nesërmja, nuk do të jeni në gjendje të funksiononi pa gjumë.

Fokusohuni gjithnjë tek mendimet pozitive, mos e lejoni mendjen që t’ju sjellë shqetësime për atë se çka do të ndodhë nesër dhe bëni një natë të qetë.

Harresë

Duke u tërhequr në mënyrë të vazhdueshme drejt drejtimeve të ndryshme mundet që t’ju shtyjë përtej limiteve tuaja. Kur ndërmerrni shumë përgjegjësi njëherësh, ju mund të filloni që t’i harroni disa nga përgjegjësitë tuaja të zakonshme.

Nëse është diçka kaq e rëndësishme sa humbja e një takimi për një projekt të rëndësishëm apo diçka e vogël sa përbërësit e darkës të së nesërmes mbrëma, të cilën ju e harruar, mendja po përpiqet që t’ju thotë që të pushoni pak dhe fokusoheni tek secila gjë në kohën e vet.

Dhimbje koke

Sipas Akademisë Amerikane të Neurologjisë, nivelet e larta të stresit mund t’ju japin më shumë dhimbje koke.

Shumica e dhimbjeve të kokës për shkak të stresit shkaktohen nga tensioni në muskujt e kokës dhe qafës.

Puna jashtë orarit mund të shkaktojë më shumë tension në muskujt tuaj, siç ndodh kur thithni nofullën ose kërcitni dhëmbët, që janë veprime të cilat shumë njerëz i bëjnë në përgjigje ndaj situatave stresuese.

Sido që të jetë, në qoftë se vini re se po përjetoni dhimbje koke më shumë se zakonisht pa asnjë arsye të dukshme, trupi juaj mund të jet duke ju kërkuar që të merrni frymë thellë, të relaksoheni, të pushoni ose të bëni një sy gjumë.

Dhimbje trupi

Përveçse në dhimbje koke, stresi mund të rezultojë në dhimbje të plotë trupore.

Shoqata Psikologjike Amerikane thotë se tensioni i muskujve është një përgjigje refleksive ndaj stersit.

Kur muskujt tensionohen për një kohë të gjatë, ata shkaktojnë dhimbje trupore.

Mund të ndihmoni për të lehtësuar këtë problem duke praktikuar teknikat e relaksimit.

Për më tepër, teknikat e relaksimit mund të ndihmojnë të largoni mendjen nga ajo që ju bën të ndiheni të stresuar.

Puçrra fytyre

Për arsye ende të panjohura, stresi dhe puçrrat duket se janë të lidhura bashkë.

Shkencëtarët ende nuk e kanë gjetur shkakun rrënjësor, por shumë studime kanë treguar se kur përjetohet stres i madh, njerëzit janë të prirur që të këne në fytyrë puçrra më të acaruara.

Nëse vëreni se po shfaqen më shumë puçrra në lëkurën tuaj, mund të jetë për shkak të një niveli të lartë të stresit.

Probleme me stomakun

Stomaku juaj është një nga organet më të ndjeshme që keni.

Është i përbërë kryesisht nga muskujt, të cilët ngushtohen dhe kontraktohen dhe mund të tensionohen tepër nga stresi.

Përveç kësaj, kimikatet e lëshuara gjatë periudhave të stresuara mund të shkaktojnë shqetësime në stomak.

Sipas Shëndetit të përditshëm, një mënyrë për të menaxhuar një stomak me shqetësime për shkak të stresit, është duke u ushtruar.

Endorfinat e çliruara gjatë stërvitjes ndihmojnë në zvogëlimin e niveleve të stresit, të cilat do ta qetësojnë stomakun tuaj.

Zvogëlim i dëshirës seksuale

Megjithëse një dëshirë seksuale e zvogëluar mund të mos shkaktojë shqetësim të zgjatur, mund të ndikojë në marrëdhënien dhe lumturinë tuaj.

Stresi mund të ndikojë edhe kimikisht në dëshirën tuaj për të bërë seks, duke çuar në krijimin e problemeve me partnerin dhe duke krijuar potencialisht edhe më shumë stres në jetën tuaj.

Sugjerohet që të përdorni teknika të tilla si meditimi për të ndihmuar në zvogëlimin e stresit dhe rritjen e dëshirës seksuale.

Edhe pse simptomat e shkaktuara nga stresi mund të jenë të vogla dhe herë pas here mund të shmangen, ato mund të ndikojnë në shëndetin dhe lumturinë tuaj.

Ka shumë teknika që mund të provoni në shtëpi për të zvogëluar stresin, por shumë mjekë sugjerojnë se duke vizituar një terapist dhe duke biseduar rreth problemeve të stresit mund të ndihmojnë në zvogëlimin e tyre në mënyrë dramatike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here