A po kërkoni një plan diete që përshtatet me stilin tuaj të jetesës, nevojat dhe shijet tuaja?
Ne dëshirojmë vërtet t’ju ndihmojmë ta gjeni dhe sot ne do ndajmë 11 sekrete që do t’ju ndihmojnë të dukeni dhe të ndjeheni në top formë.
Çelësi nuk është dieta por përvetësimi i këtyre zakoneve të reja.
Vendosini vetes qëllime
Vendosni qëllime afatgjata dhe afatshkurtra. Sigurohuni që ato të jenë realiste dhe të arritshme. Vendosni sfida të vogla që mund t’i arrini brenda një kohe të shkurtër.
jepini vetes meritat e duhura për çdo arritje pasi kjo do t’ju ndihmojë të mbani një qëndrim pozitiv drejt përmbushjes së qëllimit tuaj përfundimtar.
Një mëngjes i shëndetshëm dhe një darkë e lehtë
E mbani mend thënien “Hani mengjes si mbret dhe darkë si një varfanjak?”
Studimet tregojnë se njerëzit që anashkalojnë mëngjesin kanë një rrezik më të lartë të obezitetit. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të konsumoni një mëngjes të shëndetshëm dhe të keni kohën për ta shijuar atë.
Të hani një darkë të lehtë do t’ju ndihmojë të fleni si një bebe dhe të përshpejtojë metabolizmin.
Mësoni ta kuptoni kur jeni të uritur
A e dini se trupi ynë shpesh gënjehet për etjen apo urinë?
Kur jemi të dehidruar, trupi ynë merr të njëjtat sinjale sikur nuk kemi pasur mjaftueshëm për të ngrënë. Pra, nëse jeni duke u përpjekur për të humbur peshë, është e rëndësishme të merrni shënim se sa lëngje konsumoni.
Kur ndjeheni të uritur, pini së pari një gotë ujë dhe prisni disa minuta për të shmangur ngrënien më të të tepërt sesa mund t’ju duhet.
Mundohuni të hani pak më shpesh
Boshllëqet e gjata midis vakteve të ngrënies do t’ju shkaktojnë një uri të tmerrshme.
Ju do të hani gjithçka shumë shpejt dhe deri në kohën që ju të arrini të ngopeni ju do të keni gëlltitur më shumë se trupi juaj në të vërtetë ka nevojë.
Mësoni të gatuani
Njerëzit zakonisht mendojnë se ushqimi “i shëndetshëm” është i mërzitshëm dhe pa shije, por sekreti është të mësosh se si ta përziesh dhe ta ndryshosh atë.
Provoni ushqime të reja dhe gatuani vakte të shëndetshme me ushqimet që ju pëlqejnë më shumë.
Krijoni një dietë javore
Një plan javor është një ide e mrekullueshme. Në këtë mënyrë ju do të arrini qëllimet tuaja më lehtë.
Për shembull, planifikoni ushqimet dhe aktivitetet tuaja për javën e ardhshme. Mundohuni të bëni diçka të ndryshme në mënyrë që të mos mërziteni.
Ndoshta një udhëtim me biçikletë, një shëtitje në një vend të bukur, ose përgatitni një vakt të shijshëm dhe të shëndetshëm me miqtë tuaj.
Ushqimet e “ndaluara”
Ndonjëherë duhet të shpërblehemi për sjelljet e mira. Kjo nuk do të thotë që ju mund të hani një kilogram akullore.
Lejoni vetes një pjesë të vogël të ushqimit tuaj të preferuar dhe rikthehuni në dietën tuaj rutinë.
Reduktoni porcionet
Një mënyrë e mirë për të mashtruar trurin tuaj dhe për të shmangur ngrënien e tepërt është për të hani në pjata të vogla.
E njëjta sasi ushqimi do të duket më e madhe dhe do të ndiheni sikur po hani më shumë.
Të gjithë bëjmë gabime
Mos e ndëshkoni veten për shkak të një momenti dobësie. Është normale dhe kjo mund të ndodhë me të gjithë.
Pranoje gabimin tënd, harroje dhe kthehu në rutinën tënde të shëndetshme.
Mendoni pozitivisht
Kur jeni të inatosur dhe ndjeheni sikur po hiqni dorë, mendoni për gjërat pozitive dhe për qëllimet që keni arritur, pa marrë parasysh sa të vogla janë ato.
Shkruani çdo ditë qëllimin tuaj kryesor për t’i kujtuar vetes se sa e dëshironi. Kjo do t’ju mbajë të fokusuar dhe të motivuar.
Qetësojeni mendjen
Ne e dimë se padurimi për të ngrënë gjeneron shumë stres deri në atë pikë ku ushqimi është gjithçka për të cilën mendoni.
Kjo është kundërproduktive për trupin tuaj duke qënë se stresi gjeneron kortizol, një hormon që me të vërtetë e komplikon humbjen e peshës tuaj. Prandaj, qetësojeni mendjen, lexoni një libër dhe përpiquni të bëni gjërat që ju vërtetë ju pëlqejnë.