Ringrohja e orizit nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendoni.
Orizi është një nga ato ushqime për të cilët ju gjithmonë gatuani mjaftueshëm për t’i lënë vend për ta ngrënë të nesërmen për drekë.
Por nuk ka ankesa, orizi i lënë ende shijon po aq i mirë, ndryshe nga patatet e skuqura që nuk durojnë. Por shumica e njerëzve nuk e dinë se orizi i mbetur është tepër i ndjeshëm dhe mund të kthehet në ushqim helmues.
Nuk ka aspak të bëjë me mënyrën se si ringrohet orizi, por me mënyrën se si ruhet orizi pasi e gatuani së pari.
Orizi i pa gatuar ka qeliza që janë të afta të riprodhohen shpejt të quajtura bacillus careus. Këto qeliza mund të shkaktojnë helmimin e ushqimit dhe janë të afta të mbijetojnë edhe kur orizi të jetë gatuar.
Problemi vjen kur ju e lini orizin jashtë në temperaturën e dhomës menjëherë pas gatimit. Kur lihet jashtë mund të rriten në baktere dhe të shumohen duke shkaktuar helmim kur hani pjesën e lënë të orizit diten e nesërme.
Siç ndoshta e keni menduar, sa më shumë që orizi të lihet jashtë, aq më shumë gjasa ka që të shkaktojë helmim.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Amerikan rekomandon mbajtjen e orizit tuaj të gatuar jashtë për jo më shumë se një orë. Është më mirë të lihet në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur.
Kështu, merrni kohën e duhur të vendosni orizin e mbetur në frigorifer përpara se të kërkoni për darkën.
Do ta falenderoni veten më vonë.