“Shëndet dhe Bukuri”/ 9 Mënyrat e Panjohura të Përdorimit të Limonit

Nëse mendoni se limonat janë të mirë vetëm për kek me limon dhe pije freskuese, atëherë ky artikull do t’ju bëjë të mendoni përsëri.

Kjo agrume e shijshme mund të jetë shumë më e dobishme nga sa ju mund të imagjinoni. Frutat e verdha kanë shumë përfitime për shëndetin dhe bukurinë, duke filluar nga mbrojtja nga kanceri deri në trajtimin e shenjave të akneve.

Çfarë ka për të mos e pëlqyer limonin – nuk është e vështirë t’i gjesh, janë të lirë dhe të mirë për shëndetin tuaj. 

Ne kemi gjetur 9 mënyra të ndryshme që ju mund të përdorni limonin për kujdesin natyra të lëkurës dhe trajtime bukurie falë përfitimeve të ndryshme shëndetësore.

Limonat mbrojnë nga kanceri.

Aashtu si shumë fruta të tjera të freskëta, limoni ka shumë veti të cilat luftojnë kancerin. Studimi më i fundit i kryer në shtator 2017, nxjerr në pah rëndësinë e lëngjeve të agrumeve dhe ekstraktet e tyre në parandalimin e kancerit, si dhe përdorimin e tyre të mundshëm si bashkë-ndihmse në terapitë moderne onkologjike.

Plot me vitamina, lëngu i limonit mbron qelizat tuaja nga dëmtime të cilat mund të çojnë në sëmundje fatale.

Limonat kanë shumë lëndë ushqyese të vlefshme si vitamina C, kalcium, hekur, magnez, kalium dhe fibra. D-limonene në lëvozhgën e limonit ka gjithashtu edhe veti anti-kancerogjene.

Është treguar se parandalon kancerin e gjirit, të mëlçisë, të mushkërive dhe të tjera. Prandaj, limonat janë luftëtarë të shkëlqyer të kancerit që mund ta mbrojnë trupin tuaj në mënyrë të natyrshme dhe efektive.

Hiqni rrudhat në mënyrë të natyrshme me limon.

Ju nuk mund ta ndryshoni procesin e plakjes, por ju mund të përdorni limon për t’i bërë rrudhat tuaja më pak të dukshme dhe  të ndryshoni cilësinë e lëkurës së fytyrës suaj.

Sipas studimit, u gjet se vaji i  limonit  zvogëlon dëmtimin oksidativ në sipërfaqen e lëkurës. Limonat janë të pasura me vitaminë C që inkurajon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës.

Enzimat natyrale në lëngun e limonit shtrëngojnë poret e lirshme dhe zvogëlojnë shfaqjen e atyre të rejave.

Ju mund të mbështeteni në mjete të sigurta dhe të shëndetshme që gjenden në shtëpi për të luftuar rrudhat. Priteni limonin në feta dhe masazhojeni atë tek rrudhat për disa minuta ose përdorni lëvozhgë limon të integruar si një maskë për fytyrën.

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, efekti i të kujdesit të rregullt ndaj plakjes së lëkurës është i dukshëm pas së paku një muaji. Pra, mos u shqetësoni nëse fytyra juaj nuk është e qetë pas një jave.

Pini ujë me limon për të rënë në peshë.

Vitamina C është një lëndë ushqyese që është provuar se ul nivelet e kortizolit, një hormon stresi që shkakton ruajtjen e urisë dhe të yndyrës.

Asnjë ushqim ose pije e vetme nuk do të sjellë një sasi të konsiderueshme të humbjes së peshës. Megjithatë, mund të hani ushqime të caktuara ose të pini pije që mund të jenë të dobishme për përmirësimin e rezultateve të humbjes së peshës kur konsumohen si pjesë e një programi të shëndetshëm humbje peshe.

Përveç kësaj, nëse pini ujë me limon në vend të një pije që është më e lartë në kalori si kafja me sheqer ose lëng frutash, ju do të konsumoni më pak kalori.

Ndërsa një kanaçe 330 ml Coca-Cola ka 140 kalori dhe një lëng molle
100 ml ka 46 kalori , lëngu i limonit i përzier me ujë ka 0 kalori. Prandaj, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Lëng limoni për detoksin e mëlçisë

Lëng limoni

Pirja e ujit me limon është një mënyrë e mrekullueshme për të filluar një detoksifikim të thjeshtë të trupit tuaj dhe për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes. Pektini në limon ndihmon në emulsifikimin e vajrave dhe largimin e mbetjeve nga zorrët.

Kolina në lecithin dhe vajrat në lëkurën e agrumeve ndihmojnë detoksifikimin e mëlçisë për të punuar në mënyrë më efektive. Lecithina çon në ndarjen e yndyrës, përthithjen e yndyrës, dhe tretjen e saj.

Këtu është një pije e thjeshtë por efektive që mund ta bëni në shtëpi:

  • 1 limon;
  • ½ filxhan ujë;
  • 1 lugë lecitin (ose një vezë të papërpunuar);
  • 2-3 lugë gjalpë kokosi ose vaj ulliri ekstra të virgjër;
  • 1 kapsulë të vitaminës E;
  • 1 copë xhenxhefil të freskët; 

Përzieni të gjithë përbërësit për një minutë. Mbajeni pijen në frigorifer dhe sigurohuni që ta pini atë brenda ditës tjetër. Për rezultatet më të mira, pini gjysmën e përzierjes përpara mëngjesit. Është një krijim mahnitës!

Përdorni limon për të trajtuar infeksionet e fytit.

Limonat janë të pasur me vitamina esenciale dhe minerale që ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë. Limonat janë gjithashtu të pasur me vitaminë C, një antioksidant natyral që rrit sistemin imunitar dhe ka veti antibakteriale.

Mjalti , uji i ngrohtë dhe limoni është një zgjidhje e provuar për trajtimin e dhimbjes së fytit. Mjalti mbron fytin ndërsa limoni redukton mukozën. Ju do të duhet të vloni ujë për të bërë pije të nxehtë, të shtoni limon të prerë në copa, dhe mjaltë. Lëreni pijen të ftohet.

Për të çlodhur muskujt e fytit, pini çajin ndërsa është akoma i ngrohtë. Nëse keni temperaturë të lartë, pijeni atë pasi të jetë ftohur.

Përzierja e shijshme do të ndihmojë në tkurrjen e indeve të fryrë të fytit dhe do të krijojë një mjedis acid për viruset dhe bakteret e dëmshme. Uji i ngrohtë me limon është mënyra më efektive për të larguar infeksionet virale dhe simptomat e tyre të mëvonshme.

Ato nxisin funksionimin e trurit dhe reduktojnë stresin.

Përveç ushqyesve dhe vitaminave të tjera, limonat gjithashtu përmbajnë shumë kalium, i cili është një nga elementët kryesorë përgjegjës për funksionimin më të mirë të trurit.

Nëse konsumoni limon në një bazë të rregullt ju do të ndjeni një performancë më të përforcuar mendore dhe më pak mjegullim të trurit në mesditë.

Ju do të ndiheni shumë më të lumtur dhe më energjik gjatë ditës. Sipas studimit, kaliumi mund të aktivizojë neuronet e përfshira në mendimet dhe ndjenjat pozitive dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e serotoninës.

Një limon përmban 187% të ndihmës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Shtoni limon në ushqimet dhe pijet tuaja nëse nuk ndjeheni në humor ose kur të gjithë përreth po sëmuren.

Lëngu i limonit mund të lehtësojë agoninë e një djegie nga dielli.

Diegiet nga djelli nuk janë kurrë të bukura dhe të japin një ndjesi të tmerrshme. Megjithatë, ekziston një ilaç i thjeshtë por efektiv që mund t’ju ndihmojë të reduktoni skuqjen dhe të lehtësoni agoninë e një djegie nga dielli.

Ju do të duhet të përzierni 1 lugë lëng limoni, ujë trëndafili dhe lëng kastraveci. Pastaj, lagni një copë në përzierje dhe vendoseni direkt mbi lëkurën e djegur nga dielli për 30 minuta.

Kastraveci dhe limoni janë agjentët zbardhues natyrorë që do të reduktojnë skuqjen e lëkurës. Vitamina C në limon minimizon dëmtimin e lëkurës dhe lehtëson njollat e errëta.

Sigurohuni që nuk do të ekspozoheni në rrezet e diellit direkt pas përdorimit të përzierjes së ilaçit pasi ai mund të rrisë ndjeshmërinë tuaj ndaj rrezeve të diellit.

Lëngu i limonit mund të ndalojë gjakderdhjen e hundës.

Veshja e brendshme e hundës përmban enë të ndryshme të gjakut të vogla që kanë tendencë të rrjedhin gjak mjaft lehtë nëse ngacmohen.

Mos e përkulni kokën prapa kur ju rrjedhin gjak hundët, por në vend të kësaj, mbajeni në një pozitë neutrale me mjekrën tuaj paralel me tokën, ndërsa shtrëngoni hundën tuaj.

Lëngu i limonit është një tjetër ilaç efektiv që gjendet në shtëpi për emergjenca të tilla.

Ju do të duhet të derdhni 1-2 pika lëng limoni të freskët në të dy vrimat e hundës. Sigurohuni që përdorni një pikatore të re.

Gjakderdhja duhet të ndalet pothuajse menjëherë për shkak të aciditetit të lartë tek lëngu i limonit. Vitamina C gjithashtu do të forcojë kapilarët delikate të gjakut brenda hundës tuaj. Mos i shfryni hundët sepse do ta filloni sërish gjakderdhjen.

Limonat janë të mirë për të zbehur shenjat e akneve.

Limonat janë të pasur me vitaminë C dhe acid citrik dhe ata bëjnë një punë të mirë për trajtimin e akneve të vogla dhe plagëve të fytyrës.

Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit dhe e mban lëkurën të butë dhe të qëndrueshme – gjithashtu nxit formimin e qelizave të reja të lëkurës.

Për shkak të aftësive të tij si një agjent natyral zbardhues, lëngu i limonit ndriçon shenjat e errëta dhe plagët. Acidi i limonit pastron qelizat e lëkurës dhe largon papastërtitë. Efekti antibakterial i lëngut të limonit vret bakteret që shkaktojnë shpërthimin e akneve.

Përzieni lëng limoni të freskët dhe vaj kokosi ekstra të virgjër dhe vendoseni në zonat e dëmtuara duke përdorur një top pambuku. Pas tre minutash, shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe vendosni zbutësin.

Gjithashtu, ju mund të kombinoni lëng limoni me vaj bajamesh për të reduktuar pikat e errëta dhe për të mbajtur lëkurën e shëndetshme. Mos përdorni lëng limoni nëse lëkura juaj skuqet dhe kruhet.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018