Trupi i një të rrituri përbëhet nga 50% deri në 60% nga uji. Ky lëng është jetësor për shëndetin tonë dhe është thelbësore që trupi ynë të funksionojë siç duhet.
Por si duhet ta pini atë – të ftohtë apo të ngrohtë dhe cila është më e mirë?
Shumica prej nesh kanë tendencë për të zgjedhur një gotë me ujë të ftohtë, sidomos gjatë motit të nxehtë, pasi ajo shijon më mirë dhe është më freskuese. Por, në të vërtetë, është ujë i ngrohtë ai që është provuar të jetë shumë më i dobishëm për shëndetin tonë.
Ne kemi zgjedhur të tregojmë se cilat janë anët pozitive edhe ato negative të pirjes së ujit të ngrotë dhe të ftohtë.
Uji i ftohtë
Uji i ftohtë është rreth 7 ° C deri në 21 ° C. Të kënaq, sidomos në një ditë të nxehtë vere. Ndërsa pimë një gotë ujë të ftohtë, duke shtuar akull në të, ndihemi të ringjallur.
Megjithatë, është zbuluar se njerëzit përjetojnë shumë efekte anësore kur pijnë ujë të ftohtë.
Mund të vështirësojë tretjen
Ndërsa konsumoni ujë të ftohtë, enët e gjakut tkurren, gjë që pengon aftësitë tuaja të tretjes. Kjo mund të shkaktojë shqetësime në stomak, dhimbje abdominale dhe kapsllëk.
Ndërpret energjinë
Trupi juaj përdor energji shtesë për të ngrohur ujin e ftohtë në mënyrë që të vijë në temperaturën mesatare.
Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të pini ujë me akull nëse nuk doni të ndiheni të lodhur dhe ta keni të pamundur t’i kryeni detyrat tuaja të përditshme.
Ngadalëson ritmin e zemrës
Pirja e ujit të ftohtë mund të shkaktojë uljen e ritmit të zemrës. Kjo gjë stimulon nervin vagus, i cili përbën një pjesë të rëndësishme të sistemit autonom nervor të trupit.
Temperatura e ulët e ujit vepron si një stimul që nervi vagus të ulë ritmin e zemrës.
Krijon mukus në trup
Pirja e ujit të ftohtë bën që mukusi në trupin tuaj të zgjerohet. Sistemi juaj imunitar përkeqësohet dhe mund të çojë në shumë rrethana të pakëndshme – nga rrjedhje hundësh në sëmundje të rënda.
Uji i ngrohtë
Uji i ngrohtë është 26 ° C deri 41 ° C. Normalisht, ne nuk priremi ta pijmë atë në këtë mënyrë, pasi ne preferojmë të pijmë kafen ose çajin në këtë temperaturë.
Por në të vërtetë, pirja e ujit të ngrohtë sjell disa dobi!
Detoksifikon trupin tuaj.
Pirja e ujit të ngrohtë, sidomos në mëngjes, do t’ju ndihmojë të spastroni nga trupi juaj toksinat që mund të kontribuojnë në sëmundje të shumta.
Për një efekt më të fortë, shtoni një fetë limoni në ujë të ngrohtë: vitamina C do të ringjallë qelizat ndërsa uji i ngrohtë do të detoksifikojë trupin tuaj.
Lufton dhimbjen
Është provuar se uji i ngrohtë lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga menstruacionet si dhe dhimbjet e kokës. Ai rrit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut.
Nëse përjetoni dhimbje nga ngërçi, duhet të pini ujë të ngrohtë, pasi kjo do të ndihmojë muskujt e tkurrur që të relaksohen.
Zvogëlon nivelin e stresit.
Jo vetëm një dush me ujë të ngrohtë do ta largonte stresin. Provoni të pini një gotë me ujë të ngrohtë kur ndiheni të stresuar. Kjo do të ndihmojë që sistemi nervor qendror të funksionojë siç duhet.
Kortisoli është një nga hormonet e stresit dhe dehidratimi rrit nivelin e tij. Duke qenë të hidratuar ju jeni më rezistentë ndaj stresit.
Ndihmon në humbjen e peshës
Pirja e ujit (të ngrohtë apo të ftohtë) mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, por nëse pini ujë të ngrohtë, metabolizmi juaj do të aktivizohet plotësisht.
Uji i ngrohtë rrit temperaturën e trupit dhe ndërsa trupi juaj përpiqet të kompensojë ndryshimin në temperatura, kaloritë fillojnë të digjen.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Dihet se uji i ftohtë i mbyll venat tuaja ndërsa uji i ngrohtë ndihmon në rrjedhjen lirisht të gjakut. Rrjedha e shëndetshme e gjakut ndikon në disa aspekte të trupit tuaj, nga presioni i gjakut deri tek rreziku i sëmundjes kardiovaskulare.
Ndihmon në proçesin e tretjes
Shumë prej nesh kanë probleme kur shkojnë në tualet kur ka pak ose aspak lëvizje të zorrëve. Dehidrimi është një nga shkaqet më të zakonshme të kapsllëkut, kështu që uji në përgjithësi stimulon zorrët.
Uji i ngrohtë është provuar të jetë edhe më efektiv në përmirësimin e lëvizjes së zorrëve.
Ndalon plakjen e parakohshme.
Plakja para kohe është një nga frikërat më të mëdha tek femrat. Për më tepër, prania në rritje e toksinave në trupin e një gruaje mund ta bëjë këtë ankth të vërtetë.
Uji i ngrohtë mund të ndihmojë që trupi juaj t’i largojë këto toksina.