Ndjekja e një diete të rreptë është e vështirë. Ashtu është edhe të shkosh në palestër çdo ditë, por nëse doni të humbni peshë, me siguri i keni provuar të bëni të dyja, ndoshta për vite me rradhë.
Fakti është, shumë njerëz thjesht nuk janë në gjendje të rrinë në një dietë ndëshkuese që nuk lejon që ata të hanë ushqimet e tyre të preferuara, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të humbni peshë.
Në të vërtetë ka një mënyrë më të mirë për të humbur peshë. Duke bërë ndryshime të vogla dhe të qëndrueshme në zakonet e përditshme, mund t’i ulni ato kile të bezdisshme dhe të përmirësoni shëndetin tuaj pa llogaritur kaloritë.
Në fakt, kjo është mënyra më e shpejtë për të humbur peshë, nëse do t’i përmbaheni kësaj metode. Ja se si ju mund të filloni udhëtimin tuaj të humbjes së peshës që sot.
1. Hani me vëmendje të plotë
Kur u kushtoni vëmendje ushqimeve që hani, do të ndiheni më të ngopur më shpejt. Në të kundërt, nëse hani gjatë kohës që jeni të hutuar, ndoshta nuk do ta shijoni as ushqimin tuaj dhe pas vaktit, do të ndiheni sikur dëshironi edhe më shumë.
Hulumtimet kanë zbuluar se njerëzit që hanë ndërkohë që janë të hutuar aktualisht konsumojnë rreth 10% më shumë kalori në një vakt.
Kështu që herën tjetër që do t’i shërbeni vetes një vakt, fikni televizorin dhe largoni telefonin pasi ju do ta shijoni më shumë ushqimin ndërkohë që do të hani më pak.
2. Zëvendësojini pijet e ëmbla me zgjdhje të shëndetshme
Pijet e ëmbla janë një nga burimet më të mëdha të kalorive boshe në dietat e shumicës së njerëzve. Nuk ka asgjë të shëndetshme tek ato dhe pirja e disa gotave çdo ditë mund t’ju shkaktojë që të shtoni rreth 400 gram në javë.
Zëvendësojini me opsione më të shëndetshme dhe ndoshta do të shihni që disa kilogramë do të shkrihen pa asnjë përpjekje tjetër.
Kafeja, çaji jeshil dhe uji i thjeshtë janë opsione edhe më të mira.
3. Qëndroni të hidratuar
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të humbur lehtë peshën është të pini shumë ujë. Kur je i/e dehidruar, në të vërtetë mund të ndjehesh sikur je i uritur, edhe pse uji është ajo që trupi kërkon.
Pirja e ujit gjatë gjithë ditës do të mbajë nivelin tuaj të urisë poshtë dhe do t’ju japë më shumë energji.
4. Ushqehu me ushqime që të mbajnë
Disa ushqime do t’ju mbajnë më shumë se të tjerët. Fibrat dhe proteinat, në veçanti, do t’ju mbajnë të plotësuar me energji me orë të tëra pas një vakti.
Sheqeri i rafinuar, në anën tjetër, do të bëjë që stomaku juaj të fillojë të ankohet përsëri një orë pasi të hani. Menaxhoni sinjalet tuaja të urisë duke shmangur karbohidratet e thjeshta (si karamele, bukë dhe pasta) dhe konsumoni mish pa dhjamë, fasule, vezë, fruta dhe perime.
5. Hani më ngadalë
Mënyrat më të shpejta për të humbur peshë mund të jenë thjesht duke ngrënë më ngadalë. Duhet kohë që truri juaj të koordinohet me stomakun tuaj.
Të ngrënët ngadalë mund t’ju ndihmojë të shmangni konsumimin aksidentalisht të më shumë ushqimi sesa ju nevojitet. Në vend që të drekosh për pesë minuta, vendosni një orë me zile dhe shijojeni ushqimin tuaj gjatë një periudhe prej gjysmë ore.
6. Bëjeni aktivitetin pjesë të ditës tuaj
Ju mund të humbni peshë pa shkaur në palestër, por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të ushtroni fare. Të qëndruarit aktivë djeg kaloritë shtesë dhe kjo është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe humorin tuaj.
Kërkoni mënyra për të përshtatur aktivitetin fizik në rutinën tuaj të përditshme. Kjo mund të nënkuptojë marrjen e shkallëve në vend të ashensorit, biçikletën për të të shkuar në punë ose duke ecur me bashkëshortin tuaj pas darke.
7. Lastojeni veten por me raste
Mënyra më e shpejtë për të humbur peshë nuk është që të mos hani të gjitha ushqimet që i doni. Në fakt, kështu i bie të jetë një regjim katastrofë.
Është e rëndësishme të krijohet një mënyrë jetese me të cilën mund të jetoni, prandaj mos kini frikë të kënaqeni me ushqimet tuaja të preferuara herë pas here.
Vetëm mbani parasysh madhësinë e pjesës. Për shembull, shijoni një grusht patate të skuqura në vend të një qeseje të tërë. Po ashtu edhe me ëmbëlsirën.
8. Flini gjumë mjaftueshëm
A keni vënë re se ndonjëherë që hani më shumë (dhe bëni zgjedhje më të këqija të ushqimit) jeni më të lodhur? Gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojë në rritjen e forcës së vullnetit tuaj në mënyrë që të bëni zgjedhje të shëndetshme vazhdimisht.
9. Përdorni psikologjinë e ngjyrave
Disa njerëz besojnë se ngjyra blu zvogëlon urinë. Hulumtime të tjera kanë zbuluar se njerëzit hanë më pak ushqim nëse përdorin pjata të kuqe. Nuk ju bën dëm nëse e provoni si metodë!
Humbja e peshës nuk duhet të jetë një përvojë e hidhur. Në të vërtetë, mënyrat më të shpejta për të humbur peshë është të bësh ndryshime të vogla dhe të qëndrueshme me të cilat mund të vazhdosh.
Vendosni këto këshilla në punë në jetën tuaj dhe do të jeni në gjendje të humbni peshë pa shkuar në palestër ose pa numëruar kaloritë.
Më e rëndësishmja, jini të sjellshëm me veten tuaj gjatë gjithë procesit të humbjes së peshës. Mund ta anashkaloni ndonjëherë, të gjithë e bëjmë një gjë të tillë dhe është në rregull.
Vetëm vazhdoni përsëri ditën tjetër. Nëse e vazhdoni ritmin, do të humbni peshë shpejt dhe madje do të mund të shijoni edhe gjithë procesin.