

Ankthi është një subjekt i prekshëm që ndez një debat serioz. Disa njerëz besojnë se çrregullimet e lidhura me të janë së tepërmi të diagnostikuara.
Njerëz të tjerë pretendojnë se këto raste po rriten, sepse shumë gjëra bëjnë rivalitet për vëmendjen tonë. Shumë do të pajtohen që ne punojmë shumë, luajmë shumë pak dhe mbështetemi në pajisjet tona dixhitale shumë shpesh.
Si rezultat, ne jemi të mbistimuluar, çka çon në stres dhe ankth.
Në realitet, ankthi reflekton edhe rastet dhe shërben si një reagim normal i njeriut ndaj tejstimulimit. Ne mund ta kemi të vështirë të bëjmë dallimin midis niveleve “normale” dhe “anormale” të ankthit.
Për t’ju ndihmuar, le të shohim shenjat paralajmëruese të mundshme të një çrregullimi ankthi, sipas shkencëtarëve.
1. Po ju ndërpret aktivitetet normale të ditës
Kur simptomat bëhen mjaft të rënda deri në pikën e ndërprerjes së aktiviteteve të jetës suaj – marrëdhëniet, puna, shëndeti, gjumi etj. është koha për të marrë ndihmë. Kur të keni arritur këtë pikë, do ta kuptoni.
Nëse nuk kërkoni ndihmë, mos u habitni nëse miqtë apo familja ua vënë në dukje sjelljen.
Çrregullimet e lëna mënjanë, të pakontrolluara mund të bëjnë “kërdinë” në jetën tuaj të përditshme. Sa më shpejt që të përpiqeni ta zgjidhni këtë problem, aq më mirë.
2. Po ju bën të sëmurë
Shumë prej nesh tentojnë të “ndajnë” funksionet e trurit nga ato të trupit. Shkenca, megjithatë, tregon një marrëdhënie të pazgjidhshme mes mendjes dhe trupit (nganjëherë quhet “lidhja trup-mendje”).
I gjithë trupi ynë vepron si një rreth i madh reagimi. Çdo pjesë e trupit është e ndërlidhur. Merrni në konsideratë traktin tuaj gastrointestinal (GI) ose zorrët. Është referuar si “truri i dytë” për shkak të rrjetit të pasur të neuroneve.
Nëse jeni duke luftuar me një rast të keq ankthi, mund ta keni vënë re në stomak, tek muskujt dhe në vende të tjera të trupit. Mos i injoroni këto shenja! Kërkoni ndihmë!
3. Po të stërlodh
Për një person që përjeton nivele normale të trazimit mendor dhe emocional, simptomat fizike janë të përkohshme. Ndjesia “buzë greminës” fillon të zhduket dhe ne rimarrim gjendjen tonë normale fizike. Njerëzit me çrregullime ankthi zakonisht përjetojnë diçka të ndryshme.
Për shembull, individët me çrregullime të përgjithshme të ankthit shpesh ankohen për ndjenjën e një gjendjeje gati të vazhdueshme të shqetësimit dhe tensionit themelor dhe shpesh për asnjë arsye.
Pavarësisht se e dinë se nuk ekziston asnjë kërcënim, dikush me një gjendje të tillë nuk mund ta ndihmojë veten, që të ndjehet më mirë gjatë gjithë kohës.
Natyrisht, kjo gjendje gati e vazhdueshme e tensionit merr në rezervat e energjisë të trupit. Nëse energjia juaj është e varfëruar nga stresi, do të ndiheni më të lodhur, më shpesh.
4. Po të bën të pashpresë
Studimet tregojnë se deri 85 përqind e njerëzve me çrregullim ankthi vuajnë nga depresioni dhe anasjelltas. Depresioni, i cili është një çrregullim serioz i shëndetit mendor, mund të prodhojë simptoma të tilla si:
– Ndjenjat e fajit, pavlefshmërisë dhe pafuqisë.
– Pagjumësia, zbrazëtia e mëngjesit ose gjumi i tepërt.
– Humbja e interesit në gjëra që dikur i konsideroje interesante.
– Probleme me përqëndrimin, kujtimin e detajeve dhe marrjen e vendimeve.
5. Po të ndryshon
Kjo simptomë e fundit prek pothuajse të gjithë ata që përballen me një çrregullim ankthi. Ashtu si depresioni, kjo gjendje ndryshon kiminë tuaj të trurit. Më e rëndësishmja, kjo ju bën ta keni më të vështirë ta kaloni jetën tuaj të përditshme.
Shkurtimisht, nëse jeni kronik me ankthin dhe nuk jeni trajtuar, këto simptoma mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeta juaj të jetë “shkatërruar”.
Nëse ndjeni se jeta juaj po shkatërrohet nga këto emocione, ju lutemi kërkoni ndihmën e një profesionist të shëndetit mendor.
Mbi të gjitha, kurrë mos hiqni dorë nga shpresa. Qëndroni pozitivë që të gjeni ndihmën që ju nevojitet. Ndërsa kjo mund të duket larg, shpresa dhe ndryshimi janë nganjëherë vetëm një hap larg.