Ja si Luajnë “Ping-Pong” Hormonet me Emocionet dhe Shëndetin Tuaj

0
510

Hormonet janë substanca të fuqishme që ndihmojnë që trupat tanë të punojnë në mënyrë korrekte dhe ndikojnë thellësisht në humorin tonë. Ato prodhohen në gjendra të vendosura në veshkë, vezore, pankreas, hipofizë, testikuj dhe tiroide.

Truri ynë është vazhdimisht duke bashkëvepruar me hormonet nëpërmjet neurotransmetuesit serotonin, norepinefrin, dopamin, dhe GABA.

Hormonet – duke përfshirë prodhimin hormonal dhe mirëmbajtjen – preken drejtpërdrejt nga aktiviteti i trurit dhe anasjelltas. Si rezultat, një çekuilibër në tru apo në sistemet hormonale mund të na shtrëngojnë emocionalisht.

“Kur nervozohemi, ritmi i zemrës, tensionimi arterial dhe prodhimi i testosteronit rritet, kortisoli(hormoni i stresit) ulet, dhe hemisfera e majtë e trurit stimulohet më shumë”, – thotë Neus Herrero, Kërkues shkencor në Universitetin e Valencias.

Edhe pse tema nuk është shumë e trajtuar, hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e gjendjes shpirtërore.

Më shumë rëndësi i kushtohet neurotransmetuesve të trurit se sa ekuilibrit hormonal të trupit në këtë drejtim; por për shkak të marrëdhënies së ndërlikuar mes sistemit tonë endokrin (hormonal) dhe nervor, të dy kanë të njëjtat mundësi.

Zemërimi, ankthi dhe depresioni janë tre shqetësimet më të zakonshme të cituara nga çdokush që përjeton një ç’ekuilibër hormonal ose neurokimik.

Ja cilat janë shenjat e mundshme të zemërimit hormonal:

Pagjumësia: Mosbalancimi i progresteronit

Progesteroni ka efekt të kundërt në humor.

Shkencëtarët e trurit përdorin fjalën ‘agjent frenues’ për të përshkruar funksionin e tij, e cila është vetëm një mënyrë e bukur për të thënë se ngadalëson trurin. Estrogjeni, nga ana tjetër, shpejton aktivitetin e trurit.

Nëse kimikatet nxitëse nuk kontrollohen nga frenuesit, ne jemi më të prirur ndaj impulsivitetit dhe zemërimit.

Kur ekziston një mungesë ekuilibri midis dy kimikateve, veçanërisht kur nivelet e progesteronit janë të pamjaftueshme, gjumi bëhet i vështirë. Ka rreth 20 herë më shumë hormone në tru se sa në trup.

Ankthi: Estrogjen i ulët

Estrogjeni, një nga hormonet më të të rëndësishme seksuale tek femrat, ndihmon trurin dhe trupin me prodhimin e beta-endorfineve dhe serotoninës – të dyja këto janë jetësore për një gjendje pozitive të mendjes.

Estrogjeni gjithashtu ndihmon në balancimin e niveleve të dopaminës dhe norepinefrinës. Jo vetëm që janë nxitës të zemërimit sidomos kur estrogjeni mungon, ankthi dhe stresi shtohen.

Dëshirë seksuale e ulët: Testosteron i ulët

Ndërkohë që testosteroni i tepërt lidhet me agresion më të lartë, mungesa e testosteronit mund të kontribuojë në “sindromën mashkullore nervozuese”.

Nivelet e ulëta të testosteronit janë të lidhura me sasi më të larta të kortizolit – hormoni i stresit të trupit.

“Sjelljet që rezultojnë janë zemërimi, sarkazma, frustrimi, trishtimi, depresioni, mbyllje në vetvete, armiqësi, ankth dhe pakënaqësi”, – thotë Richard Giannoto, MD, Mjek i Shëndetit Metabolik.

Depresioni: Hipotiroidizmi

Hipotiroetizmi është ngadalësimi i prodhimit të hormoneve tiroide.

Ndërsa hyperthyroidism mund të shkaktojë ankth, nervozizëm dhe ndryshim të humorit, hypothyroidism mund të shkaktojë depresion (së bashku me mjegullim të trurit dhe simptoma të humbjes së kujtesës.)

Nivelet jonormale të hormoneve të tiroides janë të njohura për shkaktimin e ankthit, nervozizmit dhe ndryshimeve të humorit. Për fat të mirë, pacientët me hypothyroid që trajtojnë gjendjen e tyre zakonisht vërejnë se efektet anësore depresive zhduken.

Shtimi në peshë: Kortisoli

Siç u përmend më sipër, kortizoli konsiderohet “hormoni i stresit” të trupit tuaj. Dhe del se një sasi e tepërt e tij është një shpërthim i dyfishtë si për humorin tonë dhe për peshën tonë.

Rritja e niveleve të kortizolit stimulon konvertimin e sheqerit në gjak në yndyrë; e cila shpesh evidentohet nga pjesa ekstra në zonën e barkut.

Ia vlen të përmendet se kafeina e tepërt ngre në mënyrë dramatike nivelet e kortizolit. Me fjalë të tjera, ushqimet e gatshme dhe të konservuara nuk janë një ide e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here