Gjendra Tiroide, e gjedur në qafë, është një punëtore mrekullueshme. Hormonet që prodhon menaxhojnë metabolizmin dhe funksionimin e organeve, dhe “ndikojnë drejtpërdrejtë në funksione të trupit si ritmi e zemrës, nivelet e kolesterolit, pesha e trupit, energjia, tkurrja e muskujve dhe relaksimi, cilësia e lëkurës dhe flokëve, funksioni i zorrëve, fertiliteti, rregullsia menstruale, dhe gjendja shpirtërore, ”
Janë të paktë njerëzit që i kushtojnë vëmendje gjendrës tiroide.
Truri, mushkëritë, zemra, mëlçia dhe organet tjera vitale në përgjithësi kërkojnë më shumë shqetësim. Megjithatë, gjëndra tiroide është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin tonë.
Gjëndra nuk është më shumë se 5 centimetra dhe është e vendosur në pjesën e përparme të fytit, pak më poshtë “Mollës së Adamit”. Ajo përbehet nga dy anë (lobe) që shtrihen në të dyja anët e kanalit të frymëmarrjes, të lidhura nga një shirit i indeve të quajtur isthmus.
Tiroidja prodhon dy hormone të domosdoshme për metabolizmin dhe aktivitetin e trurit dhe kur niveli i tyre është tepër i lartë ose i ulët, shfaqen probleme negative me shëndetin.
Por, çfarë bën saktësisht tiroidja?
Gjëndra tiroide në formë fluture luan rol të rëndësishëm për frymëmarrjen, peshën e trupit, forcën e muskujve, sistemet nervore qendrore dhe periferike, temperaturën e trupit, nivelin e kolesterolit, ritmin e zemrës, ciklet menstruale dhe të tjera.
Meqenëse simptomat e një çrregullimi të tiroides mund të jenë të pakuptueshme, ndonjëherë është e nevojshme të kontrolloni nivelet e saj hormonale përmes testeve të disponueshme në shumicën e klinikave shëndetësore.
Ja disa shenja të caktuara që mund të tregojnë një çrregullim të tiroides:
Lodhja
Hipotiroidismi – niveli i ulët i hormoneve tiroide në gjak – mund të jetë një shkak i mundshëm i lodhjes.
Ndjenja e vazhdueshme e lodhjes mund të jetë një simptomë e një çrregullimi të tiroideve. Në raste të tjera, lodhja si një simptomë, mund të jetë mjaft delikate.
Shtimi në peshë
Një shtim i papritur dhe i pashpjegueshëm në peshë mund të jetë një shenjë paralajmëruese e gjendjes së tiroides. Në përgjithësi, shtimi i peshës është nënprodukt i niveleve të ulëta të hormoneve tiroide (hipotiroidisëm).
Nga ana tjetër, nivelet e larta të hormonit tiroide, të quajtur hipertroidisëm, mund të shkaktojnë periudha të paparashikuara të humbjes së peshës. Nga të dy çrregullimet, hipotiroidismi është shumë më i zakonshëm.
Ritmi i zemrës nuk është i rregullt
Hormonet tiroide ndikojnë në një numër organesh jetësore. Kur nivelet e hormoneve tiroide janë shumë të ulëta, kjo mund të shkaktojë që zemra të rrahë shumë më ngadalë. Kur nivelet hormonale rriten, rrahjet e zemrës mund të bëhen shumë të shpejta.
Si rezultat, nivelet e presionit të gjakut shpesh bëhen të çrregullta. Ndonjëherë, ndryshimet në ritmin e zemrës krijojnë ndjesi të dukshme, të tilla si një zemër që ndihet duke rrahur ose dridhje të zemrës.
Enjtje të qafës
Në krahasim me shumicën e shenjave të një çrregullimi të tiroides, enjtja e qafës është shpesh një simptomë shumë e dukshme.
Kjo është një shenjë e veçantë që kërkon vëmendje të menjëhershme, pasi ajo mund të jetë rezultat i kancerit të tiroides ose nyjave, gunga të vogla që rriten brenda tiroides. Natyrisht, ekzistojnë kushte të tjera shëndetësore që mund të jenë përgjegjëse për enjtjen e qafës.
Depresion
Çuditërisht, depresioni mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të tiroides. Arsyeja është se hipotiroidizmi mund të ndikojnë në nivelet e hormonit “të të ndjerit mirë” të trurit, serotonit.
Gjithashtu, nivelet e ulëta të hormoneve tiroide mund të bëjnë që zona të tjera të trupit të ulin aktivitetin, duke ndikuar në mënyrë të tërthortë në humorin e përgjithshëm.
Ankth ose nervozizëm
Kjo është një shenjë që mund të jetë për shkak të hipertiroidismit. Kur kjo ndodh, metabolizmi ynë dhe pjesë të tjera të trupit mund të bëhen hiperaktive, duke krijuar ndjenja të ankthit ose “nervozizëm” të përgjithshëm.
Mjegullim i trurit
Kur funksionaliteti i tiroides zvogëlohet, aftësia njohëse shpesh zvogëlohet po ashtu. Hipertiroidismi shpesh e bën të vështirë për t’u përqëndruar, ndërsa hipotiroidismi mund të krijojë probleme me kujtesën dhe zvogëlon vetëdijen.
Në veçanti, gratë i kanë lidhur shenja të tilla me ato të menopauzës, kur shkaku kryesor mund të jetë një gjendje e tiroides.
Zvogëlim i dëshirës për seks
Kjo shenjë mund të jetë një simptomë e pavarur ose kumulative. Dëshira e pakët seksuale mund të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i hipotiroidismit, por shenja të tjera – energji e ulët, dhimbje të trupit, shtim në peshë – të shkaktuara nga hipotiroidismi gjithashtu mund të jenë shkaktare.
Lëkurë e thatë
Përveç ënjtjes së qafës, lëkura e thatë mund të jetë një shenjë e dukshme e një çrregullimi të tiroideve. Hipotiroidismi shpesh ngadalëson metabolizmin, gjë që mund të shkaktojë ndryshime në cilësinë dhe pamjen e lëkurës.
Për më tepër, një metabolizëm joaktiv shpesh zvogëlon djersitjen duke kufizuar sasinë e lagështisë së lëkurës dhe duke shkaktuar kështu thatësi. Gjithashtu, thonjtë mund të bëhen të brishtë.
Tretje jo e rregullt
Ata me hipotiroidisëm shpesh ankohen për kapsllëk, një zvogëlim i aktivitetit të tretjes për shkak të uljes së prodhimit hormonal. Nga ana tjetër, hipertiroidismi ose një tiroide tepër aktive mund të rezultojë në periudha me diarre ose lëvizje më të shpeshta të zorrëve.