Depresioni është një diagnozë e dhënë normalisht nga një profesionist ose një mjek i cili ka shqyrtuar simptomat tuaja kundrejt standardeve mjekësore, megjithatë, ka simptoma të ngjashme që mund të duken si depresioni, por nuk janë.
Përmirësimi i humorit tuaj mund të jetë më i thjeshtë se sa ju mendoni nëse keni një nga 5 problemet e mëposhtme fizike dhe sociale që nuk janë depresion:
Sheqer i ulët në gjak
Kur niveli juaj i energjisë po ulet nga mungesa e ushqimit, të cilën trupi juaj e konverton në glukozë si karburant për energji, mund të keni simptoma të ngjashme me dikë në depresion.
Personat me simptoma të depresionit mund të ndihen sikur nuk kanë energji për të bërë asgjë. Niveli i ulët i sheqerit në gjak mund të çojë në një gjendje letargjike e cila imiton energjinë e ulët që ne e mendojmë si depresion.
Mungesë e Vitaminës D
Mungesa e sasive të duhura të Vitaminës D mund të shkaktojë efekte në trup që imitojnë simptomat e depresionit. Ne mund ta sintetizojmë Vitaminën D vetëm nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit në lëkurën tonë por shqetësimet rreth kancerit të lëkurës nga rrezatimi i dëmshëm UVA dhe UVB kanë kufizuar aksesin tonë ndaj diellit.
Sigurohuni që ta plotësoni me një burim tjetër ushqimor me cilësi të mirë të Vitaminës D nëse ekspozimi juaj ndaj diellit është i kufizuar.
Dehidratimi
Mjegullimi i mendjes dhe një paaftësi për t’u përqëndruar janë shenjat dalluese të dehidrimit dhe gjithashtu mund të jenë simptoma që tregojnë për një depresion të mundshëm.
Filloni të shtoni sasinë tuaj të ujit që konsumoni në ditë dhe kontrolloni qartësinë tuaj mendore për të parë nëse përmirësohet.
Trupi juaj mund të humbasë aftësinë njohëse kur jeni të etur dhe nëse lejoni që dehidrimi juaj të vazhdojë.
Probleme me tretjen
Hulumtuesit në Journal Biobehavioral Medicine zbuluan se katër sindromat fiziologjike (sindroma e zorrëve të acaruara ose IBS, dispepsia nonulcer (NUD), fibromialgjia dhe sindroma e lodhjes kronike (CFS) janë të gjitha të lidhura me depresionin dhe ankthin.
Kjo marrëdhënie nuk do të thotë se problemet fizike të shëndetit shkaktojnë depresion por kërkuesit tregojnë se kjo është vetëm një lidhje.
Megjithatë, nëse vuani nga sëmundje kronike serioze, ka shumë mundësi që kjo mund të ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore në një mënyrë negative. Gjetja e një trajtimi mbështetës dhe bërja e një plani për të ndihmuar me ndonjë sëmundje fizike mund të ndihmojë në parandalimin e një diagnoze që të çon drejt depresionit.
Tërheqja nga aktivitetet sociale
Studiuesit në Universitetin Northwestern studiuan një diagnozë të depresionit dhe se si ai person funksionon në aspektin shoqëror.
Me fjalë të tjera, pamundësia për të funksionuar normalisht në shoqëri është një mënyrë për të dalluar depresionin më shumë se sa simptomat e renditura në manualët që mjekët dhe psikologët përdorin për të diagnostikuar simptomat e depresionit.
Nga nëntë simptomat e çrregullimeve të mëdha depresive të listuara, duhet të jenë pesë ose më shumë në mënyrë që të bëhet një diagnozë e depresionit.
Një nga simptomat është edhe një interes ose kënaqësi e zvogëluar në të gjitha ose pothuajse të gjitha aktivitetet që normalisht janë të këndshme për shumicën e ditës, pothuajse çdo ditë.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit me të vërtetë në depresion raportonin mesatarisht 6.8 nga 9 simptomat e depresionit klinik.
Thjesht duke iu shmangur daljes me shokët mund të duket sikur keni depresion, por ka më shumë aspekte për një diagnozë të një problemi psikologjik themelor sesa thjesht shmangia e aktiviteteve shoqërore.
Mendjet tona kanë fuqinë për të ndihmuar veten që të dalë nga gjendja depresive, por mund të duket e vështirë për t’u kapërcyer nëse përjetoni simptoma që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.
Sfidat mendore, mbështetja sociale ose aktiviteti fizik mund të ndihmojnë në përmirësimin e simptomave, duke ditur gjithashtu se duhet të kërkohet ndihma e një profesionisti.