14 Pikat që e Çlirojnë Trupin nga Dhimbjet në Sekonda…

0
6784

Akupunktura është përdorur në Kinë për mijëra vite dhe përzgjedhja e pikave të duhura mund të zvogëlojë ndjeshëm dhimbjen fizike ose ç’ekuilbrin mental si dhe të përmirësojë mirëqenien e përgjithshme.

Këto janë disa nga pikat më të njohura të presionit të cilat ju mund t’i përdorni në situatat e përditshme:

1. Pika e “3 Miljeve”

© depositphotos

Vendndodhja: Pika e Tre Miljeve ndodhet rreth 4 cm nën kapakun e gjurit.

Përdorimi: Kjo pikë mund të ndihmojë për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes dhe për të ndihmuar në trajtimin e dhimbjeve të ndryshme të stomakut, të të vjellave dhe të përzierave.

Përkulni këmbët dhe ushtroni presion të fortë për një minutë.

2. Pika e Syrit të Tretë

© depositphotos

Vendndodhja: Pika e Syrit të Tretë lehtësisht mund të gjendet mes vetullat tuaja.

Përdorimi: Ndihmon me dhimbjet e kokës, depresionin, lodhjen kronike dhe stresin.

Ushtroni presion të butë për një minutë.

3. Pika e Perikardit

© depositphotos

Vendndodhja: Pika e perikardit gjendet në parakrahun e brendshëm rreth 3 gishtërinj nga dora, e drejtë mes dy tendonave.

Përdorimi: Ndihmon për t’ju lehtësuar nga të përzierat, të vjellat dhe të përzierat nga udhëtimi.

Ushtroni presion të fortë dhe masazhojeni për 4-5 sekonda.

4. Pika e Tong Zi Liao

© depositphotos

Vendndodhja: Pika e Tong Zi Liao është e vendosur në cep të syrit.

Përdorimi: Mund të ndihmojë me migrenën dhe të zvogëlojë lodhjen e syve.

Ngadalë fërkoni pikën me majat e gishtërinjve tuaj derisa të ndjeni lehtësim.

5. Pika e Madhe Sulmuese

© depositphotos

Vendndodhja: Kjo pikë gjendet midis gishtit të madh të këmbës dhe gishtit të dytë, rreth 4 cm pas tyre.

Përdorimi: Është një pikë presioni shumë e popullarizuar për të lehtësuar dhimbjen e kokës, lodhjen e syve dhe ngërçet e këmbëve dhe gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e përqëndrimit.

Shtypeni dhe mbajeni ashtu për një minutë.

6. Pika “Deti i Qetë”

© depositphotos

Vendndodhja: Kjo pikë mund të gjendet lehtësisht në qendër të gjoksit.

Përdorimi: Ndihmon një individ që të qetësohet dhe të gjejë lehtësim nga ankthi, depresioni, histeria dhe probleme të tjera emocionale.

Butësisht shtypeni dhe mbajeni ashtu për një minutë.

7. Pika “Bashkimi me Luginën”

© depositphotos

Vendndodhja: Kjo pikë ndodhet midis gishtit të madh dhe gishtit tregues të dorës.

Përdorimi: Kjo pikë është shumë e dobishme për të gjetur lehtësim nga dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e qafës dhe shpatullave dhe dhimbjet e kokës.

Ushtroni presion dhe mbajeni ashtu ose masazhojeni për një minutë.

8. Pika Yongquan

© depositphotos

Vendndodhja: Pika Yongquan ndodhet në pjesën e shputës së këmbës midis gishtërinjve të dytë dhe të tretë.

Përdorimi: E dobishme për trajtimin e dhimbjeve të kokës, të përzierave dhe të fikëtit.

Ushtroni presion me majat e gishtërinjve të duarve dhe mbajeni ashtu për një minutë.

9. Pika “Porta e Ndërgjegjësimit”

© depositphotos

Vendndodhja: Pika “Porta e Ndërgjegjes” ndodhet pranë anëve të qafës, në bazën e kafkës.

Përdorimi: Kjo mund të ndihmojë në trajtimin e dhimbjeve të kokës, migrenës dhe marramendjes.

Ushtroni presionin dhe mbajeni për një minutë.

10. Pika “Vila prej Rëre”

© depositphotos

Vendndodhja: Kjo pikë ndodhet në anën e pasme të kokës, në qendër të lugut nën kafkë.

Përdorimi: Ndihmon për të lehtësuar dhimbjen e kokës, dhimbjen e fytit dhe gjakderdhjen nga hundët.

Ushtroni presion të fortë me majën e gishtit dhe mbani për një ose dy minuta.

11. Pika “Deti i Vitalitetit”

© depositphotos

Vendndodhja: Kjo pikë është e vendosur në vijën e belit, rreth 2-4 gisht në secilën anë larg shtyllës kurrizore.

Përdorimi: Ndihmon për të gjetur lehtësim nga dhimbjet në stomak, dhimbjet e barkut dhe kapsllëku.

Ushtroni presion në çdo pikë për një minutë.

12. Pika “Ngrohësja e trefishtë” 6

© depositphotos

Vendndodhja: Kjo pikë gjendet rreth 8 cm larg nga kyçi i dorës.

Përdorimi: Kjo pikë mund të ndihmojë për të ulur fryrjen.

Ushtroni presion për një minutë, së pari në një krah, pastaj në anën tjetër, derisa të ndjeni lehtësim.

13. Pika e “Maleve Kunlun”

© depositphotos

Vendndodhja: Pika e “Maleve Kunlun” është midis kockave të kyçit të këmbës dhe tendinës së Akilit.

Përdorimi: Ofron lehtësim për dhimbjen e qafës, shpatullave dhe shpinës.

Ushtroni presion të fortë për një minutë.

14. Pika “Pellgu i keq”

© depositphotos

Vendndodhja: Kjo pikë mund të gjendet në rrudhjen e bërrylit të përkulur, më afër bërrylit.

Përdorimi: Ndihmon për të gjetur lehtësim nga ethet e të ftohtit, nga alergjitë dhe nga dhimbjet e fytit. Gjithashtu ndihmon për të përmirësuar funksionimin e sistemit imunitar.

Përkulni bërrylin, ushtroni presion me gishtin tuaj dhe masazhojeni ose mbajeni presionin për një minutë. Ndryshoni krahun dhe përsëriteni në krahun tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here