Alice Robinson nga Anglia provoi disa teknika popullore dhe arriti të bëhej 1.5 cm më e gjatë në javë falë shtrirjes së shtyllës së saj kurrizore dhe rritjes së lartësisë së diskut ndërvertebral me 1-2 mm.
Postura e saktë do të shtojë një tjetër 2.5 cm në lartësinë tuaj:
Si është e mundur?
Ju në fakt zgjateni edhe kur jeni në gjumë. 10 minuta shtrirë në shpinë ju shton 5 mm lartësi. Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të shpinës gjatë ditës dhe kthimit të saj në formë kur shtriheni.
Ju mund ta bëni këtë që të zgjasë, përmes ushtrimeve të caktuara, edhe pse mbani mend se një i rritur, zonat e rritjes së të cilit janë mbyllur (> 25 vjeç) nuk do të ketë ndonjë rezultat të habitshëm.
Ngisni biçikletën
Për t’u bërë shtatlartë duke ecur në biçikletë, rregullojeni shalën në mënyrë që ju të shtrini këmbët tuaja për të arritur pedalet. Mos e ngrini atë shumë lart pasi mund të dëmtoni nyjet.
Bëni gjimnastikë
Ky është një ushtrim i lehtë. Ju nuk keni nevojë të sforcoheni: thjesht kapuni në një paralele ose shufër, qëndroni ashtu për aq kohë sa mundeni dhe gradualisht rriteni kohën.
Ushtrimi ndihmon në forcimin e muskujve kurrizorë dhe të barkut.
Mbështetuni mbi shpatulla
Në këtë qëndrim, shtrijini këmbët tuaja lart, aq sa të mundeni. Është e rëndësishme të mbani trupin tuaj në një kënd të drejtë dhe të mos lejoni që këmbët tuaja të bien papritmas ose që ju të mund të lëndoheni.
Bëni ushtrimin e “Kobras”
Përveç të qenit i mirë për shtyllën kurrizore, ky ushtrim mund të zgjasë edhe shpinën, muskujt abdominalë, pjesën e prapme të ijeve dhe mollaqet tuaja.
Bëni përkulje të trupit
Ndërsa përkuleni, përpiquni t’i mbani këmbët tuaja drejt dhe të prekni gishtat e dorës me gishtërinjtë e këmbëve tuaja. Filloni butësisht dhe gradualisht rrisni numrin dhe thellësinë e përkuljeve.
Hedhje lart
Ju mund të hidheni mbi litar, të luani basketboll ose thjesht të hidheni në vend. Ushtrimi ndihmon në forcimin e eshtrave dhe muskujve dhe, me kalimin e kohës, do të zgjateni.
Bëni kështu me shpatullat tuaja
Ky ushtrim i thjeshtë ndihmon në forcimin e pjesës së poshtme të shpinës ndërsa forcon gjithashtu edhe abdomenin dhe vithet.
Noti
Noti kryeson listën e ushtrimeve që ju ndihmojnë të zgjateni më shumë. Në ujë, ngarkesa në disqet dhe kockat ndërvertebrore është shumë më pak, dhe nyjet tuaja bëhen më të lëvizshme.
Kjo e bën më të lehtë rritjen.
Çfarë duhet të keni parasysh?
Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në lartësinë tuaj përfshijnë:
– Dietën tuaj ushqimore
– Gjumin e plotë
Për t’u zgjatur edhe më shumë, duhet të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit, hekurit, vitaminës D dhe elementeve të tjera dhe vitaminave që trupit tuaj i duhen që të funksionojë siç duhet.
Ju duhet të flini në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë. Është mirë të gjeni dyshekun e duhur ortopedik dhe një jastëk që ju përshtatet.
Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të zgjateni pak më shumë dhe të mbani posturën tuaj të përsosur.