“Facebuilding” ose stërvitja e fytyrës, ndihmon lëkurën të bëhet më elastike dhe më e shtruar. Gjithashtu përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe rrjedhjen limfatike, largon enjtjen dhe i bën tiparet e fytyrës më ekspresive.
Mjekët zhvilluan një eksperiment 20-javor ku morën pjesë 16 gra nga moshat 40-65 vjeç. Gjatë kësaj kohe, të gjithë pjesëmarrësit bënë ushtrime për muskujt e ballit, vetullave, syve, gojës dhe qafës.
Eksperimenti tregoi se ushtrime të tilla në të vërtetë përmirësuan lëkurën në fytyrë dhe ulën shenja të dukshme të plakjes.
Ja cilat janë 7 ushtrimet për fytyrën që do t’ju ndihmojnë të forconi muskujt e fytyrës dhe ndoshta të përjetoni përvojën e Benjamin Button!
Si funksionon?


Stërvitja e fytyrës mund t’ju ndihmojë të hiqni palosjet nasolabiale dhe rrudhat nga balli, sytë dhe buzët. Realisht e forcon lëkurën dhe i jep një shkëlqim rinor.
Duhet të jemi të qartë, se 2 ditë ushtrime nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar ndonjë gjë, por në qoftë se ju doni të mbani një rutinë dhe të punoni gjatë dhe fort, atëherë vazhdoni të lexoni!
– “Facebuilding” përfshin një seri ushtrimesh. Gjithmonë niseni rutinën me një ngrohje të fytyrës duke përdorur duart tuaja. Ngjeshini dhe hapini qepallat tuaja, relaksohoni fytyrën, vrenjtuni dhe buzëqeshni.
Kryejeni këtë ushtrim të paktën 10 herë radhazi. Mundohuni të mos e tendosni lëkurën e fytyrës tuaj, por në vend të kësaj, shtypeni butësisht atë. Pastaj fshijeni fytyrën tuaj me një peshqir të lagësht të ngrohtë dhe relaksohuni.
Pas ngrohjes, filloni të bëni ushtrimet e mëposhtme.
Ushtrimi 1: “Një surprizë e lehtë”
Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të rrisni masën e muskujve të ballit tuaj.
– Vendosni gishtërinjtë në ballë siç tregohet në imazh.
– Ngrini dhe ulni vetullat sikur të jeni të habitur.
– Sigurohuni që të mos ketë rrudha në ballë.
– Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Ushtrimi 2: “Sytë flirtues”
Ushtrimi “Sytë flirtues” do t’ju ndihmojnë për të parandaluar shfaqjen e rrudhave rreth syve.
– Lëvizini sytë tuaj nga e djathta në të majtë. Pastaj përsëriteni atë në të djathtë, nga lart poshtë dhe nga poshtë lart.
– Vetëm sytë tuaj duhet të lëvizin! Nofulla nuk duhet të lëvizë.
– Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë për secilin drejtim.
Ushtrimi 3: “O”
Le t’i eliminojmë ato palosjet nasolabiale!
– Pozicionojeni gojën në formën e shkronjës “O”. Mund të shqiptoni shkronjën “O” me zë të lartë.
– Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Ushtrimi 4: “Buzëqeshni”
Forconi muskujt e nofullave dhe faqeve me këtë stërvitje.
– Tërhiqini buzët nga goja.
– Vendosni gishtërinjtë në qoshet e buzëve tuaja dhe ushtroni lehtësisht presion mbi to.
– Tërhiqini qoshet e buzëve tuaja deri në veshët tuaj.
– Kthehu në pozicionin fillestar.
Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Ushtrimi 5: “Huligan”
Qëllimi i këtij ushtrimi është heqja e mjekrës së dyfishtë dhe rritja e masës së muskujve në qafë.
– Nxirreni gjuhën jashtë dhe drejtojeni atë.
– Kthejeni kokën në gjysmë distancë, pastaj kthehuni në të djathtë.
– Ngrini mjekrën lart. Mbajeni për 10 sekonda.
Pastaj kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëriteni të njëjtën lëvizje në drejtimin tjetër.
Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë në çdo drejtim.
Ushtrimi 6: “Gjyshja”
Nëse doni të shpëtoni nga palosjet nasolabiale, stërvitja “Gjyshja” është për ju.
– Hapni gojën.
– Fshihni buzët pas dhëmbëve.
– Forconi tensionin dhe tërhiqni buzët brenda gojës. Qëndroni ashtu për 10 sekonda.
Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.
Ushtrimi 7: “Tërheqja”
Ushtrimi “tërheqja” ju ndihmon për të hequr rrudhat horizontale në ballë.
– Bashkojini duart pas kokës. Pastaj vendosini në kufirin e vijës së flokëve tuaj me ballin.
– Tërhiqeni veten pak me duart tuaja.
– Formoni buzët në formën e shkronjës “O” dhe shikoni poshtë. Qëndroni për 10 sekonda në këtë pozicion.
Është e rëndësishme të ndieni vazhdimisht tensionin e ballit gjatë këtij ushtrimi. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë.
Detaje të rëndësishme
Sigurohuni që të gjitha lëvizjet të bëhen butësisht dhe të jeni të kujdesshëm që të mos ushtroni shumë presion mbi lëkurën tuaj. Mos harroni të merrni frymë thellë gjatë ushtrimeve.