“I Keni në Shtëpi”/ 7 Mënyra për ta Zhdukur Njëherë e Mirë Aromën e Keqe të Gojës

0
4029

Sipas një sondazhi, diku ndërmjet 35% dhe 45% përqind të njerëzve në botë vuajnë nga era e keqe e gojës në një moment të caktuar gjatë ditës së tyre.

Amerikanët shpenzojnë rreth 10 miliardë dollarë për produktet higjienike orale për të luftuar erën e keqe të gojës çdo vit (p.sh., për karamelet me mente, çamçakëzat, produktet për gargarë, pastat e dhëmbëve, etj.)

Do t’ju zbulojmë 7 mënyra të lehta për të luftuar erën e keqe të gojës duke përdorur gjëra që ju ndoshta i keni në shtëpinë tuaj.

Përdorni gargarë natyralë dhe freskues për frymëmarrjen

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

– Menteja ndihmon në luftimin e erës së keqe të gojës dhe freskon gojën tuaj.

Melmesat si karafili, kardamomë dhe farat e koprës janë të shkëlqyera në luftimin e erës së gojës.

– Soda e bukës është një tjetër pastrues natyral për gojën. Thjesht tretni një lugë çaji sode buke në një gotë me ujë dhe përdoreni atë për të shpëlarë gojën.

– Ju gjithashtu mund të zhysni furçën tuaj të dhëmbëve, të lagur paraprakisht në sodë buke dhe ta përdorni për të pastruar dhëmbët.

Pini të paktën 2 litra ujë çdo ditë!

© Depositphotos.com

Mbajtja e trupit të hidratuar ka shumë përfitime shëndetësore dhe shmangia e erës së keqe të gojës është vetëm një prej tyre. Pështyma parandalon rritjen e baktereve dhe nevojitet ujë për t’i bërë gjendrat e pështymës të funksionojnë në mënyrë efikase.

Uji i pijshëm është me rëndësi kur është fjala për parandalimin e rritjes bakteriale dhe erës së keqe të gojës, shkaktuar nga lagështia e papërshtatshme dhe pështyma në gojë. Shmangni lëngjet e ëmbla gjatë natës pasi ato mund të ndihmojnë në formimin e baktereve gjatë natës.

Kujdes se çfarë konsumoni!

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Disa ushqime njihen si shkaktare të erës së keqe të gojës kështu që bëni mirë t’i shmangni ato nëse doni që goja juaj të jetë e freskët.

Qepët dhe hudhra janë “fajtorët” më të zakonshëm kur vjen puna për të shkaktuar erën e keqe të gojës, por gjithashtu mbani mend se nuk duhet të hiqni dorë plotësisht nga qepët pasi hulumtimi tregon se të ngrënit qepë me moderim vret 4 lloje të ndryshme të baktereve që mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjen e mishrave të dhëmbëve.

Gjithashtu, shmangni ushqimet që janë të pasura në fruktozë apo ato acidike pasi nxisin rritjen e baktereve.

Nëse jeni të uritur, provoni të hani mollë ose kos. Mollët përmbajnë heteropolysaccharide pectin, i cili është i njohur për të stimuluar prodhimin e pështymës, ndërsa kulturat aktive në kos ndihmojnë në zvogëlimin e baktereve në gojë.

Pastrojeni gjuhën tuaj!

© Depositphotos.com

Gjuha juaj mund të jetë një terren ushqyes për bakteret me erë të keqe. Pasi të keni larë dhëmbët, përdorni furçën tuaj të dhëmbëve për të kruajtur çdo bakteret nga gjuh, nënproduktet e baktereve ose pllakëzat.

Ju gjithashtu mund të përdorni një pastruese posaçërisht për gjuhën për këtë.

Lajini dhëmbët dy herë në ditë me furçë dhe pastrojini një herë me fill dentar!

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Lajini me furçë dhëmbët tuaj për 2 minuta, dy herë në ditë dhe pastrojini me pe dentar të paktën një herë.

Një studim zbuloi se vetëm 55% e grave i lajnë dhëmbët dy herë në ditë dhe përqindja e meshkujve që bëjnë këtë veprim është edhe më e ulët, vetëm 49%. Pastrimi me furçë dhe me pe ndihmon në heqjen e ushqimit të bllokuar dhe baktereve që shkaktojnë erën e gojës.

Mbani mishrat e dhëmbëve të shëndetshme!

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Bakteret mblidhen në gropëza, në bazën e dhëmbëve duke krijuar një erë. Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve njihen se shkaktojnë erë të keqe të gojës.

Për të mbajtur mishrat e dhëmbëve të shëndetshme, zgjidhni një pastë dhëmbësh që përmban fluorid. Gjithashtu, mos pini duhan pasi ia dobëson sistemin tuaj imunitar dhe lidhet fuqishëm me fillimin e problemeve të lidhura me mishrat e dhëmbëve.

Gjithashtu, pirja e duhanit e bën më të vështirë që mishrat e dhëmbëve të shërohen pasi të jenë dëmtuar.

Përtypni një lëvore fruti!

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Shpëlajni lëvoren e një agrumeje si psh të një limoni ose portokalli para se ta futni në gojë për ta përtypur.

Kjo jo vetëm që do t’i japë frymëmarrjes tuaj një freski por acidi që gjendet tek limoni gjithashtu do të inkurajojë gjëndrat e pështymës për të prodhuar më shumë pështymë e cila është mbrojtja natyrale e gojës kundër erës së keqe dhe shkatërrimit të dhëmbëve nga pllakëzat acidike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here