Domate dhe borzilok, verë dhe djathë, pjepër dhe proshutë – këto produkte janë bërë për njëri-tjetrin.
Kombinimi i tyre në një pjatë ndihmon në maksimizimin e përfitimeve nga ushqimet tuaja. Nutritionistët thonë se kur ushqime të caktuara punojnë së bashku, ato ndihmojnë trupin tonë të thithin vitaminat dhe mineralet në mënyrë më efikase.
Ja cilat janë kombinimet e përsosura të ushqimeve që mund t’ju japin përfitime të mahnitshme shëndetësore.
Ne ju garantojmë se këto kombinime do t’ia rrisin fuqinë dietës tuaj ushqimore!
Karotenoidet dhe Yndyrnat e shëndetshme
Sallatë + Vaj ulliri
Yndyrnat e shëndetshme e ndihmojnë trupin që të absorbojë karotenoidet tre herë më shumë, duke përfshirë lycopene-t, beta-carotene-t dhe antioksidantët.
Hekuri dhe Vitamina C
Biftek viçi + Brokoli
Hekuri që gjendet tek mishi i viçit absorbohet më shpejt nga trupi juaj nëse e shoqëroni me ushqime që janë të pasura me Vitaminë C.
Hekuri dhe Zinku
Oriz + Hudhër
Trupi juaj do të përthithë më shumë hekur dhe zink nga orizi( sidomos ai i egri) nëse ju i shtoni hudhër gjatë gatimit.
Vitaminat B dhe C
Luleshtrydhet + Drithërat nga gruri i plotë
Vitaminat B dhe C përthithen më mirë nëse konsumohen me drithëra të grurit të plotë. Ju mund t’u shtoni gjithashtu edhe kos pa yndyrë.
Hekur dhe Vitaminë C
Tofu + Speca këmbanë
Specat këmbanë përmbajnë më shumë Vitaminë C se portokalli dhe promovojnë përthithjen e hekurit jo-meme. Kështu që shtimi i këtyre specave të shijshëm në gatimet me bazë tofu-je do t’ia bëjë më të lehtë trupit tuaj që të absorbojë hekurin që gjendet në tofu.
Tofu është një ushqim i bërë nga kokrrat e sojës së verdhë. Emri i tij është japonez, është një ushqim 100% bimor. Ai nuk përmban gluten dhe për këtë arsye është një ushqim i përshtatshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve. Tofu është një burim i proteinave bimore dhe kripërave minerale.
Vitamina D dhe Yndynat e shëndetshme
Lakër + Salmon
Kombinimi i ushqimeve me burim të Vitaminës D me peshq të yndyrshëm, si salmoni, trofta apo sardelet rrisin fuqinë përthithëse të trupit tuaj ndaj kësaj vitamine.
Karotenoidet, Vitamina A dhe Yndyrnat e shëndetshme
Avokado + Domate
Yndyrnat e shëndetshme të avokados bëjnë që karotenoidet dhe Vitamina A që gjenden tek domatet të jenë shumë më të fuqishme.
Proteinat dhe karbohidratet
Gjalp kikiriku + Banane
Kombinimi i proteinave dhe karbohidrateve ndihmojnë në rindërtimin e qelizave të trupit dhe ndërtimin e masës muskulore pas stërvitjeve.
Piperine
Pluhur Curry + Piper të zi
Piperine, alkanoidi kryesor i piperit të zi shton veprimin e shumë ushqyesve dhe ndihmon që trupi të përthithë substancat e domosdoshme që gjenden tek pluhuri i Curry-t.
Antioksidantët
Çaj jeshil + Limon
Është kombinimi perfekt: lëngu i limonit rrit sasinë e antioksidantëve që duhen përfituar të cilat trupi juaj i ekstrakton nga çaji jeshil.