Masazhi për Fytyrën që Ju Shfryn Ënjtjen dhe Heq Rrudhat për 5 Minuta në Ditë!

0
742

Teknika japoneze e masazhit Asahi është e njohur në mbarë botën. Duke synuar nyjet limfatike, ajo lehtëson ënjtjen dhe ngadalëson plakjen e lëkurës së fytyrës tuaj.

Videot që tregojnë këtë teknikë janë shikuar më shumë se 8 milion herë. Edhe modelet me famë botërore, pranojnë përdorimin e masazhit Asahi në rutinë e përditshme të kujdesit ndaj fytyrës së tyre.

Udhëzimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë se si të bëni lehtësisht një masazh Asahi për fytyrën. Në vetëm disa javë, kjo metodë do të zbusë dukshëm rrudhat dhe do të zhdukë qeskat nën sytë tuaj.

Disa rregulla të rëndësishme

Ky masazh është kundërindikator nëse keni çrregullime të sistemit limfatik, skuqje, lëkurë të dëmtuar, ftohje ose grip.

Para procedurës, lani fytyrën dhe pastroni duart me një antiseptik. Përdorni vaj natyral ose krem për të lehtësuar fërkimin me lëkurën.

Gjatë sesioneve të masazhit, duhet të ndieni presionin, të ushtruar pëmes gishtërinjve, por, nuk duhet të jetë aq i fortë sa të shkaktojë siklet.

Lehtësisht ushtroni presion gjatë masazhimit të veshëve tuaj, zonës nën nofulla dhe qafës (ku ndodhen nyjet limfatike).

Ju duhet të përsërisni çdo lëvizje masazhi 3 herë (dhe kur bëhet fjalë për zonat problematike – 4 ose 5 herë). Për efektivitet maksimal, bëjeni masazhin Asahi çdo ditë, në të njëjtën kohë.

Lëvizjet bazë

Shtypni me gishtërinjtë e të dyja duarve në zonat pikërisht nën tëmtha, në afërsi të skajeve të sipërme të veshëve (Fig. 1). Duke përdorur një presion të lehtë, rrëshqisni gishtërinjtë poshtë, deri në qafë poshtë (Fig. 2).

Me këtë veprim, ju shkaktoni një rrjedhje të lëngjeve limfatike. Përsëriteni atë 3 herë në fillim të sesionit tuaj Asahi dhe mos harroni ta kryeni atë në fund të çdo lëvizjeje masive të mëvonshme.

Zona rreth syve

Me gishtërinjtë e mesit, ushtroni presion të lehtë në qoshet e jashtme të syve. Mbajeni presionin dhe butësisht rrëshqisni gishtërinjtë përgjatë qepallave të poshtme drejt qosheve të brendshme të syve.

Bëni një pauzë të shkurtër, pastaj lëvizni gishtërinjtë lart, duke krijuar një hark nën vetulla dhe duke u kthyer në qoshet e jashtme të syve (Fig. 1).

Pastaj lëvizni gishtërinjtë nga jashtë në këndet e brendshme të syve edhe një herë.

Balli

Shtypni me gishtërinjtë tregues, të mesit dhe të unazës në qendër të ballit (Fig. 1).

Duke përdorur lëvizje zigzage, rrëshqisni gishtërinjtë nga qendra e ballit drejt tëmthave.

Zona rreth buzëve

Në këtë fazë të seancës së masazhit, ju duhet të përsërisni çdo hap 3-4 herë dhe pastaj të përfundoni me lëvizjen bazë:

Vendosini duart në mjekër. Shtypni 3 gishtërinjtë në qendër të mjekrës dhe lëvizni në një gjysmërreth në drejtim të buzës së sipërme (Fig. 1).

Shtypni me gishtërinjtë e meist në anët e hundës dhe lëvizni gishtërinjtë në gjysmërreth deri në harkun hundor dhe kthehuni përsëri (Fig. 2).

Rrëshqitni gishtërinjtë nga hunda për nga faqet dhe prapa (Fig. 3).

Rrudhat nasolabiale

Vendosini duart tuaja në mjekër. Shtypni 3 gishtërinjtë në qendër të mjekrës (si në lëvizjen e mëparshme).

Mbani presionin, rrëshqitni duart në qoshet e brendshme të syve, duke shmangur buzët (Figura 1).

Zhvendosni gishtat nga këndet e brendshme të syve drejt tëmthave (Fig. 2).

Ovalja e fytyrës

Me pëllëmbën e majtë, shtypni anën e majtë të nofullës.

Lëvizni dorën tuaj të djathtë nga ana e jashtme e djathtë e nofullës në një pikë pikërisht nën këndin e brendshëm të syrit (Fig. 1).

Zhvendosni gishtërinjtë nga këndi i jashtëm i syrit në tëmtha, pastaj bëni lëvizjen bazë në anën e djathtë të fytyrës, vetëm me njërën dorë (Fig. 2).

Me dorën tuaj të djathtë, shtypni anën e djathtë të nofullës dhe përdorni dorën tuaj të majtë për të përsëritur të njëjtin grup lëvizjesh për anën e majtë të fytyrës.

Faqet

Vendosni duart në anët e hundës dhe ushtroni presion duke përdorur vetëm 3 gishtërinj (Figura 1).

Rrëshqitni gishtat përgjatë mollëzave në drejtim të tëmthave (Fig. 2).

Bashkojini kyçet e dorës duke i mbajtur pëllëmbët larg (Fig. 1).

Shtypni pëllëmbët në mjekër dhe në buzë, duke ngritur faqet (Fig. 2). Rrëshqisni pëllëmbët përgjatë mollëzave, në drejtim të veshëve (Fig. 3).

Mjekra

Vendosini duart në pozicionin e njëjtë që i patët në fillim të lëvizjes së mëparshme.

Duke e anuar kokën pak përpara, shtypni me pëllëmbët duarve tuaja kundrejt mjekrës (Figura 1).

Rrëshqitni pëllëmbët përgjatë nofullës, në drejtim të bulave të veshit (Fig 2).

Zona A

Vendosini gishtërinjtë e mëdhenj poshtë mjekrës. Pjesa tjetër e dorës së djathtë dhe të majtë duhen takuar në hundë, duke formuar një trekëndësh.

Duke i lënë gishtërinjtë e mëdhenj në vend, lëvizni pjesën tjetër të gishtërinjve tuaj nga hunda drejt tëmthave, duke e tërhequr lëkurën pak anash (Fig. 2).

Është shumë e rëndësishme të vëzhgoni teknikat e duhura të masazhit, të ndiqni udhëzimet dhe t’u kushtoni vëmendje ndjesive.

Nëse bëhet si duhet dhe në mënyrë të rregullt, masazhi Asahi do t’ju sjellë rezultate të mrekullueshme. Nuk e quajnë më kot ‘Metoda Bëje Fytyrën 10 vite më të re’!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here