Shikojini duart tuaja. Cfarë vëreni?
Nëse përgjigjja juaj është “vetëm duart e mia”, pyesni një refleksolog. Ai do t’ju tregojë se, sipas hulumtimve, ka pika të shumta aktive që ju japin fuqi mbi trupin dhe mendjen tuaj.
Do t’ju zbulojmë atë që mund të bëni me vetëm gishtin tuaj të mesëm. Dhe me të tjerët, sigurisht.
Gishtin e madh
Gishti i madh është përgjegjës për ankthin dhe dhimbjen e kokës. Nëse jeni duke përjetuar një dhimbje koke nervore, shtrëngojeni butësisht gishtin tuaj për rreth 5 minuta. Refleksologët thonë se kjo do të lehtësojë dhimbjen.
Gishtin tregues
Ky gisht kontrollon dhimbjet e muskujve, si dhe ndjenjat e zhgënjimit, frikës dhe sikletit.
Siç tregohet nga studimet në Universitetin e Minesotës, pacientët me dhimbje të shpinës dhe të muskujve ndjehen më mirë pas një cikli të terapisë refleksive. Shtrëngojeni gishtin me dorën tuaj tjetër për 5 minuta.
Gishtin e mesit
Shtrëngimi i gishtit të mesit ndihmon nëse ndiheni i mërzitur, i zemëruar ose më i lodhur se zakonisht. Studimet tregojnë se një ushtrim i tillë ul presionin e gjakut dhe ju qetëson.
Gishtin e unazës
Emocionet negative dhe trishtimi do të zhduken në qoftë se ju butësisht shtrëngoni gishtin tuaj të unazës për 5 minuta. Mos harroni të mbani qetësinë dhe të kontrolloni frymëmarrjen.
Gishtin e vogël
Gishti i vogël është përgjegjës për vetëbesimin, stresin dhe nervozizmin. Nëse je i prirur të zvogëlosh vlerat e tua, duhet të marrësh parasysh me të vërtetë ta masazhosh këët gisht për 5 minuta.
Mundohuni të mendoni për diçka të këndshme, ndërsa kryeni masazhin.
Pëllëmbën
Shtypni gishtat e një dore në mes të pëllëmbës tjetër. Masazhojeni në lëvizje rrethore dhe ndërkohë merrni frymë dhe nxirreni thellësisht tre herë.
Refleksologët thonë se pëllëmba është qendra e ndjenjave dhe emocioneve tuaja. Hulumtimet tregojnë se masazhi i rregullt i duarve tuaja ndihmon në parandalimin e të përzierave, stresit, diarresë dhe kapsllëkut.
Pëllëmbët e shtypura me njëra-tjetrën
Ky pozicion përdoret shpesh në meditim. Kjo ju ndihmon të përqendroheni dhe të vendosni mendimet tuaja në rregull.
Duke shtypur pëllëmbët tuaja së bashku ju mund të përmirësoni qarkullimin e gjakut.
Surya Mudra
Gishti i unazës futet në brendësi të pëllëmbës dhe mbahet me anë të gishtit të madh. Ky pozicion do t’ju ndihmojë të përmirësoni tretjen dhe metabolizmin tuaj. Teknika përdoret gjithashtu për temperaturë të ulët dhe humbje të oreksit.