“Na e kanë mësuar keq!”/ 7 Ushqime të Dëmshme që ua Japim Përditë Fëmijëve Tanë

0
6701

Shumë fëmijë fillojnë të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë sheqer në një moshë shumë të vockël.

Kjo bën që sensorët e shijes së fëmijës të zvogëlojnë ndjeshmërinë e tyre, kështu që ushqimi normal nuk ju duket më tërheqës.

Por ka disa ushqime që fëmijët nuk duhet t’i hanë për shkak të karakteristikave fiziologjike të trupit të tyre.

Ja se si duhet ta mësoni një fëmijë të hajë ushqim të shëndetshëm dhe cilat ushqime në dukje të shëndetshme nuk janë fare të tilla.

Lëngjet

© Depositphotos © Depositphotos

Lëngjet janë të përhapura tek fëmijët e moshave të ndryshme. Ato janë të përshtatshme dhe vijnë në paketime të ndritshme dhe tërheqëse për fëmijët, por kjo është pika ku avantazhet e lëngjeve të paketuara mbarojnë.

Një gotë me lëng të tillë përmban 5-6 lugë sheqer. Sheqeri i tretur menjëherë absorbohet në sistemin e qarkullimit të gjakut që është një gjë e keqe për metabolizmin e karbohidrateve.

Ekspertët e Pediatrisë rekomandojnë që të hahen fruta në vend të lëngjeve të gatshme. Falë fibrave në fruta, lëngu absorbohet gradualisht. Ju gjithashtu mund të përpiqeni për të nxjerrë lëng të freskët nga shtrydhja e frutave.

Kosi

© Depositphotos © Depositphotos

Në mënyrë që të zgjidhni një kos të shëndetshëm, ju duhet të lexoni përbërësit. Së pari, mos blini produktet e rrezikshme të kosit që nuk ruhen në frigorifer, por ruhen në rafte të hapura. Së dyti, blini kos natyral në vend të atij të ëmbël.

Kosi i ëmbël me fruta përmban shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që rrezikon që fëmijët të kalojnë në mbipeshë dhe rrit rrezikun e tyre për t’u prekur nga diabeti.

Drithërat

© Depositphotos © Depositphotos

Drithëra, muesli dhe ushqime të tjera të ngjashme duken shumë të shëndetshme në reklama të cilat pretendojnë se ato përmbajnë shumë vitamina dhe minerale.

Në fakt, këto ushqime nuk përmbajnë elementë të shëndetshëm, por ajo që ato përmbajnë është shumë sheqer. Të gjitha elementët e shëndetshme të misrit, grurit dhe tërshërës largohen gjatë prodhimit dhe mbeten vetëm karbohidratet.

Është shumë e vështirë të ngopesh me këtë ushqim, kështu që vetëm pak orë më vonë, fëmija do të jetë përsëri i uritur. Një zëvendësim i mirë është bollguri. Ju mund të shtoni fruta dhe arra për ta bërë atë më tërheqës për fëmijët.

Mjalti

© Depositphotos © Depositphotos

Fëmijët para moshës 2 vjeç nuk duhet të konsumojnë mjaltë. Kjo nuk është vetëm për një reaksion alergjik të mundshëm por nganjëherë mjalti përmban baktere që mund të çojnë në një sëmundje infektive serioze të quajtur botulizëm.

Rrushi

Rrushi përmban vitamina dhe minerale për të cilat fëmijët kanë nevojë, por ka një arsye pse fëmijët nuk duhet të lejohen ta konsumojnë: ato kanë kokrra të mëdha dhe të rrëshqitshme dhe një fëmijë mund të mbytet duke i ngrënë.

Gjithashtu, rrushi është shumë i vështirë për t’u përpunuar nga trakti tretës i një fëmije. Bananet janë zëvendësuese shumë të mira për fëmijët më të vegjël se 2 vjeç.

Multivitamina për fëmijët

© Depositphotos © Depositphotos

Vitaminat janë një temë shumë e diskutueshme. Puna është se, prindërit shpesh mbështeten në njohuritë dhe përvojën e tyre në vend që të konsultohen me një ekspert, gjë që është krejtësisht e gabuar dhe madje mund të jetë e rrezikshme.

Pa marrë parasysh se sa të padëmshme duken ato vitamina me forma kafshësh të ndryshme, ato duhet të përshkruhen/ këshillohen vetëm nga mjekët.

Fëmijët duhet t’i marrin vitaminat e tyre të domosdoshme nga ushqimi, nuk është nevoja t’u japen atyre suplemente.

Milkshake

© Depositphotos © Depositphotos

Të vënë përpara një zgjedhje mes një pije të gatshme dhe një milkshake, çdo prind me siguri do të zgjidhte këtë të dytën. Por rezulton se, ato janë po aq të rrezikshme sa pijet me sheqer të përpunuara dhe përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer.

Hulumtimi më i fundit thotë se konsumimi rregullisht i një pije të tillë yndyrore mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ky produkt është i rrezikshëm edhe për të rriturit, e lëre më për fëmijët.

Është e pamundur që fëmijët të mos hanë fare sheqer dhe nuk është e nevojshme të ndodhë një gjë e tillë. Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është të formësoni qëndrimin e duhur ndaj ushqimeve të ëmbla.

Shpjegojuni fëmijëve se gjërat e ëmbla janë ëmbëlsirat dhe se ato nuk mund ta zëvendësojnë ushqimin normal. Nëse një person ka zakone të mira ushqyese që fëmijë, ka një probabilitet të lartë se do të konsumojë ushqim të shëndetshëm edhe në jetën e tij si i rritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here