Nëse të Lodhen Sytë Shpesh, Këto 8 Lëvizje Duhet t’i Bësh Çdo Ditë!

0
234

Procesi i shikimit është kaq i rëndësishëm saqë, sipas shkencëtarëve, përbën 50% të funksionalitetit të trurit të njeriut. Ndërsa ne plakemi, shumë prej nesh vërejnë përkeqësimin e shikimit dhe orët e zgjatura të punës para kompjuterit vetëm sa e përkeqësojnë këtë problem.

Por nuk ka nevojë të shqetësoheni, sepse ekzistojnë disa ushtrime të thjeshta që do të qetësojnë sytë tuaj të lodhur pas një dite të gjatë pune.

Progresi teknik na ka dhënë shumë mundësi, por fakti që shumica e punëve në ditët e sotme bëhen me ndihmën e kompjuterëve, do të thotë se ne kalojmë orë të tëra duke ia ngulur sytë monitorit.

Këtë grup ushtrimesh për sytë e lodhur mund t’i bëni kudo:

1. Fokusimi afër dhe larg

© Depositphotos.com

Bëjeni këto ushtrime duke qëndruar në këmbë ose duke qëndruar të ulur drejt.

– Vendosni gishtin e madh të dorës para vetes në rreth 25 cm në distancë dhe përqendrohuni në atë për 10-15 sekonda.

– Fokusohuni në një objekt që është 3 deri 6 metra larg jush për 10-15 sekonda.

– Së fundi, përqendrohuni në një objekt që është shumë larg prej jush (një pemë ose një ndërtesë, për shembull) për një tjetër 10-15 sekondësh.

2. Lëvizja e syrit nga njëri kah në tjetrin

Shikoni në të majtë pa lëvizur kokën dhe përqendrohuni në një objekt që mund të shihni. Pastaj shikoni në të djathtë dhe përqendrohuni në një objekt që mund të shihni.

Lëvizni sytë nga njëri kah në tjetrin 5 herë. Përsëriteni këtë 3 herë.

3. Lëvizja lart dhe poshtë e syve

© Depositphotos.com

– Shikoni lart e poshtë dhe përqendrohuni në atë që shihni.

– Lëvizni sytë lart dhe poshtë 5 herë në çdo drejtim. Përsëriteni këtë 3 herë.

4. Lëvizja diagonale e syve

– Shikoni poshtë në të majtë. Zhvendosni sytë në mënyrë diagonale dhe shikoni në të djathtë. Përqëndrohuni në objektet që shihni.

– Ndryshoni drejtimet. Shikoni poshtë në të djathtë dhe lëvizni sytë lart në të majtë.

Përsëriteni stërvitjen 5 herë për secilin drejtim. Përsëriteni këtë 3 herë.

6. Kapsitja e syve

© Depositphotos.com

– Kapsitini sytë ngadalë 10-15 herë në minutë.

Bëjeni këtë ushtrim për 2 minuta.

7. Mbulimi me duar

© Depositphotos.com

Ushtrimi “Mbulimi me duar” është një mënyrë e përsosur për të qetësuar nervin optik.

– Uluni në një dhomë të errët me bërrylat tuaja të mbështetura në tavolinë.

– Ngrohuni duart duke i fërkuar së bashku dhe vendosini pëllëmbët mbi sytë tuaj.

Përfytyroni errrësirë totale dhe merrni frymë thellë. Bëjeni stërvitjen për 5 minuta.

8. Ushtrimi 20/20/20

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Nëse kaloni gjithë ditën para një ekrani kompjuterik, bëni një pauzl çdo 20 minuta dhe ngulini sytë në diçka 20 metra larg jush për 20 sekonda. Ky stërvitje do t’u japë syve një pushim të rregullt gjatë ditës së punës.

Trajtim për sytë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Të bësh ushtrime është një mënyrë e përsosur për të qetësuar sytë, por nëse doni të përmirësoni efektin pozitiv të këtyre ushtrimeve, provoni një maskë për sytë tuaj. Kjo maskë, për shembull, përfshin vetëm 3 përbërës:

  • 1 lugë gjelle karrota të copëtuara
  • 1 bardhë veze
  • 1 lugë çaji aloe vera

Përzierni të gjithë përbërësit në një tas, aplikoni përzierjen rreth dhe nën sytë tuaj dhe lëreni maskën për 15-30 minuta. Shpëlajeni maskën me ujë.

Këto ushtrime janë vërtetuar se japin efektivitet në qetësimin e syve të lodhur. Megjithatë, nëse vuani nga sforcimi e syve në afatgjatë ose nëse vini re se sytë tuaj po përkeqësohen, mund t’ju duhet të vizitoheni nga një oftalmolog.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here