Miliona njerëz në mbarë botën preferojnë kafenë para çdo pijeje tjetër.
Në të vërtetë, ka shumë opsione për të zgjedhur që nga ekspresi, me ose pa qumësht, të nxehtë, të ftohtë, etj…
Por ajo që është edhe më mbresëlënëse është se ka shumë mënyra në të cilën mund ta përdorni tjetër këtë pije popullore përveç konsumimit.
Dhe disa prej tyre nuk kanë të bëjnë fare me gatimin.
Më poshtë gjeni një listë të gjërave të papara që mund të bëni me kafenë përveçse ta pini dhe ne duam t’i ndajmë ato me ju.
Aromatizues duarsh


Kush mund t’i rezistojë erës magjike të kafesë së freskët? A nuk doni të hyni brenda sa herë kaloni pranë një dyqani kafeje dhe të thithni erën e mahnitshme të kafesë së freskët?
Pse të mos e provoni kafe si një aromatizues duarsh? Përdorni shijen e kafesë për të hequr erën e hudhrës ose qepës nga duart tuaja, fërkoni plotësisht duart dhe shpërlajeni me ujë. U krye! Duart tuaja mbajnë aromë kafeje.
Maskë për fytyrën


Përveç aromës mahnitëse dhe shijes së mprehtë, kafeja ka një numër përfitimesh për lëkurën.
Llumi i kafesë heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe siguron një efekt anti-rrudhë për shkak të përmbajtjes së saj antioksiduese. Kjo bën që baza e kafesë të jetë një nga produktet më të mira për lëkurën tuaj. Ju mund të përdorni kafe drejt e në fytyrë ose provojeni në maska të ndryshme fytyre.
Si kjo, për shembull:
– Shto 1 lugë sodë buke tek llumi i kafesë (mjaftueshëm për të mbuluar fytyrën tuaj);
– Përziejini plotësisht përbërësit;
– Aplikojeni në fytyrë;
Lëreni për 20 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Aplikoni krem hidratues pas procedurës. Ju do të vini re rezultatet menjëherë!
Kjo maskë ju sjell edhe avantazhet e sodës së bukës, e cila në mënyrë efektive pastron lëkurat e yndyrshme.
Aromatizues për frigoriferin


Kjo na ka ndodhur të gjithëve ne të paktën një herë – ju hapni frigoriferin dhe ju e kuptoni nga era se diçka nuk është në rregull atje. Aromat e forta nga peshqit ose ushqimet me erëza janë shumë të vështira për t’u hequr.
Po si ta zgjidhim problemin? Kafeja në mënyrë efektive lufton erërat e pakëndshme në frigorifer ashtu siç heq erërat e këqija nga duart tuaja.
Vendoseni një filxhan me kafe të mbetur në frigorifer. Kafeja do të absorbojë aromat e forta dhe problemi juaj do të zgjidhet.
Trajtim anti-celulit


Shumica e kremrave anti-celulit kanë një përbërës të përbashkët: Kafeinën. Problemi është se të gjitha janë mjaft të shtrenjta, kështu që nëse keni kafe në shtëpi, pse të mos e përdorni atë më mirë?
Ju mund të bëni trajtimin tuaj anti-celulit duke përzierë kafe të mbetur me pak vaj kokosi. Aplikojeni në zonën e prekur dhe masazhoni në lëvizje rrethore për disa minuta. Shpërlajeni me ujë.
Kështu keni një mënyrë shumë më të lirë për të trajtuar problemin tuaj dhe, përveç kësaj, ricikloni kafenë tuaj.
Largimi i pleshtave


Rezulton se qeni juaj gjithashtu mund të përfitojë nga llumi i kafesë. Si është e mundur kjo?
Për shkak të aromës së saj të fortë, kafeja mund të përdoret si një trajtim i bërë vetë për të larguar pleshtat dhe për të mbajtur këto parazitë të pakëndshëm larg nga kafsha juaj shtëpiake.
Pasi t’i keni bërë qenit tuaj një banjë, fërkojeni atë me llum kafeje të përgatitur. Kjo gjithashtu sjell përfitim shtesë pasi parandalon që qenit tuaj t’i vijë aroma si një qen i lagur. Në vend të kësaj, tani do të keni një qen që mban aromë kafeje!
Trajtues për flokët
Kafeja ka një numër të përdorimeve për bukurinë. Ju mund ta provoni atë në lëkurën tuaj, dhe funksion mahnitshëm edhe në flokë.
Jo vetëm që i bën flokët të shkëlqyeshëm, por edhe kafeina është një ilaç i madh që trajton humbjen e flokëve, sepse stimulon rritjen e flokëve dhe i bën ato të butë dhe të ushqyer.
Për të përdorur kafenë si një produkt për kujdesin e flokëve, veproni si në vijim:
– Përgatisni ca kafe – sasia duhet të jetë e mjaftueshme për të mbuluar të gjithë flokët tuaj.
– Lëreni të ftohtë dhe pastaj aplikojeni në flokët tuaj. Masazhoni kokën në lëvizje rrethore.
– Lëreni rreth 20 minuta dhe pastaj shpërlajnei me ujë.
– Ju mund ta përdorni këtë trajtim një herë në javë.
Në kopsht


Këtë nuk e prisnit, apo jo?
Rezulton se kafeja mund të pasurojë dhe të ushqejë tokën tuaj në kopsht me azot. Mund të përdoret për të bërë bazë plehrash, por sigurohuni që sasia e kafesë të mos e kalojë 20%. Përndryshe përzierja e plehut do të ishte tepër e përqendruar me kafe dhe efektet do të ishin negative për kopshtin tënd.
Mbani në mendje proporcionin e rekomanduar dhe përzierjen e kafesë me plehun. Do të përmirësojë kopshtin tuaj dhe gjithashtu mund të përdoret për bimët tuaja në vazo.
Zbrampsës i maceve


Nëse keni një oborr në shtëpi, një tarracë ose një kopsht, ju patjetër jeni vizituar nga një mace e fqinjit ose një mace e humbur të paktën një herë. Ata vizitorë duan të urinojnë mbi lulet tuaja ose vetëm përreth të gjitha vendeve tuaja të preferuara.
Kafeja është një mundësi për t’i trembur ato pa u bërë dëm. Me sa duket, shumica e maceve nuk mund ta durojnë erën e fortë të kafesë dhe zakonisht i largon ato.
Thjesht lini ca kafe të përzjerë me lëvoret e agrumeve në vendet e duhura dhe macet do ta shmangin kopshtin tuaj.
Eksfoliator


Kafeja është një eksfoliator i madh natyral që ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës.
Ju mund të përgatisni trajtimin tuaj eksfoliues me përzierjen e llumit të kafesë (të përdorur ose të freskët) me vaj ulliri dhe ta përdorni për pastrim në zonat e trupit tuaj që dëshironi të eksfolioni. Lëreni rreth 15 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Aromatizues ajri


Nëse nuk mund ta duroni aromën e aromatizuesit tuaj të ri të ajrit ose thjesht nuk dëshironi të mbushni shtëpinë tuaj me kimikate, përdorimi i kafesë si një freskues natyral i ajrit do të ishte alternativa më e mirë për ju. Nëse funksionon me frigoriferin, do të funksionojë edhe me pjesën tjetër të shtëpisë.
Vendosni pak kafe të përdorur dhe kafe kokërr në një çorape najloni që nuk e përdorni më dhe vendose ni atë në dhomën që dëshironi të rifreskoni. Ju mund të bëni të njëjtën gjë me makinën tuaj ose dollapin tuaj.
Shkëlqyes për mobiljet


Kafeja është gjithashtu shumë e dobishme për t’i bërë mobiljet tuaja të drurit me shkëlqim dhe të pastra.
Si ta bëni këtë?
Në vend që të hidhni llumin e kafesë, lëreni të ftohet dhe duke përdorur një leckë, fshijeni mbi sipërfaqen e pjesës tuaj të preferuar të mobiljeve të drurit. Jo vetëm që kjo do t’i bëjë mobiljet tuaja me shkëlqim, por gjithashtu do të vlerësoni erën freskuese të kafesë në shtëpinë tuaj.
Dekorim


A nuk mendoni se kokrrat e kafesë janë të bukura? Plus, era e mrekullueshme e kafesë së freskët në një farë mënyre ju jep një ndjesi të mirë, apo jo?
Kokrrat e kafesë përdoren shpesh si një element dekorativ për t’i dhënë vendin tuaj të preferuar një pamje më të bukur. Ju mund të përdorni kreativitetin dhe imagjinatën tuaj, por këtu është thjesht një ide shumë e thjeshtë dhe e bukur e dekorimit: blini një shishe transparente (ose ndonjë enë qelqi tjetër) dhe mbusheni me kokrra kafeje.
Vendoseni shishen diku dhe do të keni një send të bukur të dizajnuar në mënyrë kreative në shtëpinë tuaj.
Për gatim


Nëse ju pëlqen konsumimi i kafesë, do ta doni edhe ta hani.


Ju me siguri keni provuar disa receta me kafe, por nëse nuk i keni provuar ende, këtu janë disa ide për ju:
– Përdorni kafenë e çastit për të dekoruar kekët dhe ëmbëlsirat e tjera.
– Përdorni kafenë e çastit për pije të ndryshme dhe mbushje.
– Përdorni kafenë si bazë për të përgatitur ëmbëlsira dhe biskota.