Na pëlqen apo jo, ne të gjithë kemi qime në trup. Është shumë normale dhe nuk duhet të shqetësoheni. Megjithatë, nëse vendodhja dhe cilësia e tyre kanë ndryshuar, mund të jetë një tregues i një problemi shëndetësor dhe ky artikull do t’ju tregojë përse.
Ne gjetëm se çfarë mund të shkaktonte ndryshime në rritjen e qimeve të trupit dhe kur mund të duhet të vizitoheni tek një specialist.


Le të përcaktojmë llojet e qimeve të trupit që mund të kemi.
- Pushi përbën ato qime të holla që në thelb mbulojnë tërë trupin, është kaq i vogël sa mezi e vini re atë.
Qimet e terminalit janë shumë më të gjata, më të forta, më të trasha dhe normalisht shumë më të errëta se pushi dhe fillojmë të dalin gjatë pubertetit. Ky është lloji i flokëve që fillon të zhvillohet kur trupi ynë kalon përmes ndryshimeve të mëdha hormonale.
Gjenetika
Visualizza questo post su Instagram
Nëse keni një rritje të papritur të qimeve të trasha dhe të errëta shikoni fotot e gjyshes tuaj. Pavarësisht asaj se sa kemi arritur me teknologjinë moderne, nuk mund ta mashtrojmë gjenetikën.
Përkatësia etnike


Ky studim tregon se grupe të ndryshme etnike kanë pak a shumë të ngjarë të kenë një rritje të qimeve. Gratë me origjinë mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme kanë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë karakteristikë.
Grupet e tjera etnike janë të vendosura diku në mes.
Një mosbalancim hormonal
Rritja e papritur e qimeve mund të shkaktohet nga një çekuilibër i hormoneve mashkullore. Si burrat edhe gratë i kanë këto hormone dhe gratë zakonisht i kanë ato në një nivel relativisht të ulët dhe në një raport të veçantë në krahasim me hormonet e tyre femërore.
Nëse rritet niveli i testosteronit, trupi juaj ka shumë hormone mashkullore dhe fillon të sillet sipas gjendjes së tij.
Një situatë tjetër që çon në të njëjtin rezultat është një rënie në nivelet e estrogjenit, që mund të jenë rezultat i menopauzës për shembull. Sido që të jetë, profili i hormoneve mashkull / femër del jashtë balancës normale.
Çrregullime të gjëndrave të veshkave


Gjëndrat e veshkave janë të vendosura mbi veshkat dhe nëse ato nuk funksionojnë ashtu siç duhet, balanca hormonale ndryshon dhe rritja e tepruar e qimeve të trupit është një nga simptomat më të mëdha.
Simptoma të tjera të problemeve të gjëndrave të veshkave:
- tension i lartë
- shtim në peshë në pjesën e sipërme të trupit
- nivel shumë i ulët ose shumë i lartë i sheqerit në gjak
- dhimbje koke
- dobësi muskulore
Sindromi ovarian i policistik


Sindromi ovarian policistik është një tjetër shkak i zakonshëm i rritjes jo normale të qimeve dhe nëse ju përjetoni perioda të parregullta, është shumë e mundur që ju mund ta keni këtë.
Kjo gjendje shkaktohet nga vezoret e zgjeruara që përmbajnë koleksione të vogla të lëngjeve, të quajtura folikula, të cilat kërkojnë kujdes mjekësor.
Simptoma të tjera për këtë gjendje përfshijnë:
- ndryshimet e humorit
- dhimbje koke
- lodhje
- probleme me gjumin
Rritja e pazakonshme e indeve
Nëse qimet me nfjyrë të errët dhe të trasha vjijnë në mënyrë shumë të papritur, si në pak muaj, ju duhet të shkoni të kontrolloheni nga mjeku juaj. Kjo rritje dramatike e qimeve është një shenjë e rritjes së nivelit ekstrem të testosteronit dhe mund të jetë rezultat i një lloj rritjeje jonormale të indeve, madje edhe të tumorit, që liron hormonet mashkullore.
Nuk është shumë e zakonshme, por nëse ndryshimet ndodhin shpejt, vlen të kontrollohet. Është gjithmonë më mirë të jesh i sigurt se sa keq.
Po ju, a preferoni t’i hiqni qafe qimet tuaja apo zgjidhin pamjen natyrale? A ju duk ky artikull interesant dhe i dobishëm? Na tregoni në komentet e mëposhtme.