“Duhet t’i Dalloni në Kohë!”/ 6 Shenja të Sigurta se një Goditje Cerebrale po Vjen

0
1274
© depositphotos.com © depositphotos.com

Goditja cerebrale është një ndër shkaqet kryesore të paaftësisë serioze. Çdo vit, numri i atyre që vuajnë nga një goditje e tillë rritet, po ashtu edhe i atyre që goditja cerebrale ju përsëritet.

Por ka mënyra për ta parandaluar atë nëse jeni të kujdesshëm për disa gjëra në jetën tuaj të përditshme.

Ne ju kemi listuar disa shenja që ju duhet t’u kushtoni vëmendje për të parandaluar një goditje cerebrale të ardhshme:

Të kalosh një goditje cerebrale është e ngjashme me një atak në zemër, por në këtë rast, ai sulmon trurin tuaj. Në të vërtetë, një goditje cerebrale ndodh kur disa pjesë të trurit ndërpriten dhe kjo e bën trupin tonë të paaftë për të funksionuar normalisht.

Pjesa e prekur e trurit ka nevojë për vëmendje urgjente mjekësore, ashtu siç është e rëndësishme për trurin për të marrë një furnizim të vazhdueshëm të oksigjenit për të qenë në gjendje të funksionojë normalisht.

Simptomat e një goditje zakonisht zhvillohen shpejt, por ndonjëherë mund të kërkojnë orë ose ditë për të vënë re se diçka është e gabuar.

Ndaj, nëse mendoni se po përjetoni ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të mos i injoroni, edhe nëse disa prej tyre nuk duken shumë serioze.

1. Tensioni i lartë i gjakut

© publicdomainfiles.com

Tensioni i lartë i gjakut mund të çojë në probleme të rënda si goditja cerebrale duke dëmtuar nervat e trurit ose duke dobësuar enën e gjakut dhe duke çuar në një rrjedhje ose këputje.

Përveç kësaj, presioni i lartë i gjakut është arsyeja për formimin e mpiksjes së gjakut dhe që i çon ato në tru, duke shkaktuar një goditje cerebrale.

2. Probleme me shikimin

© pixabay.com

Goditja cerebrale mund të shkaktojë shikim të turbullt, humbje të shikimit në një sy ose shikim të paqartë. Kur u pyetën rreth 1,300 njerëz gjatë një sondazhi në Britaninë e Madhe, të gjithë kujtonin si tregues të fortë probleme me shikimin/ mjegullim të shikimit.

3. Mpirje në njërën anë të trupit – fytyrë, duar ose këmbë

© GeoBeatsNews / YouTube

Është e zakonshme që të keni mpirje ose dobësi në fytyrë, në krah ose në këmbë në të dyja anët e trupit. Në disa raste, mund të ketë paralizë në anën e kundërt ku ndodhi goditja në tru.

4. Marramendje ose lodhje pa arsye

Në një studim, tregohet se marramendja ose konfuzioni është gjithashtu një tregues i përbashkët në mesin e pacientëve që kalojnë një goditje në tru. Gjendja e konfuzionit mund të jetë rezultat i anës së prekur të trurit.

5. Një migrenë e papritur ose një dhimbje koke e rëndë

© depositphotos.com

Gjatë një goditjeje, rrjedha e gjakut në tru është ose e bllokuar ose e prerë për shkak të një ndërprerjeje të shkaktuar në qarkullimin e gjakut. Kjo mund të shkaktojë një prerje ose dëmtim të venës që rezulton me një migrenë shumë të papritur ose një dhimbje koke.

6. Ngurtësi nga dhimbja e qafës ose shpatullave

© depositphotos.com

Një enë gjaku e dëmtuar mund të shkaktojë qafë ose shpatullë të mpira. Nëse nuk jeni në gjendje të prekni me mjekrën tuaj gjoksin (duke pasur parasysh që nuk jeni të shëndoshë ose keni probleme të tjera), shkoni dhe vizitohuni menjëherë tek një mjek.

Kush rrezikohet më së shumti?

Personat që kanë më shumë gjasa të preken nga një goditje në tru janë:

Njerëzit me tension të lartë – Një presion i gjakut konsiderohet të jetë i lartë nëse është 140/90 mmHg ose më lart.

Mosha dhe gjinia – Burrat më të moshuar kanë më shumë gjasa të kenë një goditje se sa një i ri apo femrat.

Pirja e duhanit – Pirja e duhanit mund të ndikojë në sasinë e oksigjenit që arrin në tru dhe gjithashtu mund të shkaktojë shumë dëmtime në enët e gjakut duke rezultuar në presion të lartë.

Diabeti – Diabeti shkaktohet nga mungesa e hormonit të quajtur insulinë që rregullon nivelin e sheqerit në trup. Kur ka mungesë të insulinës, sheqeri nuk do të jetë në gjendje të arrijë në pjesët e trupit ku duhet energji – si për shembull në tru.

Sëmundja e zemrës – Sëmundja e zemrës mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut, duke rezultuar ndonjëherë në ndërprerjen e rrjedhjes së gjakut që mund të çojë në goditje në tru.

Faktorë të tjerë të rrezikut:

© American Horror Story / 20th Century Fox Television
  • Abuzimi me alkool dhe drogë
  • Obeziteti
  • Ushqim i shpejtë / dietë e varfër ushqimore
  • Depresioni / ankthi
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Çdo problem tjetër neurologjik

Çfarë duhet të bëni në rast emergjence?

© depositphotos.com

Nëse jeni vetëm:

  • Telefononi urgjencën!
  • Mos e drejtoni makinën vetëm gjatë rrugës për në spital!
  • Mos hani ose pini ndonjë gjë!
  • Mos u shqetësoni – shanset e mbijetesës janë të larta deri në 60% -70% nëse jeni nën 60 vjeç.

Nëse jeni duke mbështetur një pacient:

– Nëse po ndihmoni një pacient, mbajini ato në anën e tyre me kokën e tyre të ngritur.

– Ndonjëherë, ata mund të vjellin kështu që jini të përgatitur për t’ua mbajtur kokën.

– Flisni në mënyrë të qetë dhe sigurohuni që ata të mos jenë të shqetësuar.

– Vëzhgoni pacientin me kujdes dhe njoftoni operatorin e urgjencës mbi gjendjen e pacientit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here