“E konfirmuar nga shkenca!”/ 9 Vetitë e Mira të Konsumimit të Kafesë

Kohët e fundit, ka pasur shumë diskutime rreth pijes tona të preferuar të mëngjesit.

Por ndoshta ju do të bini dakord se nuk ka asgjë më të mirë se të kesh edhe një qasje shkencore për zgjidhjen e diksutimeve si këto.

Shkencëtarët thonë se pirja e kafesë me moderim jo vetëm që është e padëmshme, por gjithashtu mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj.

Për shembull, adhuruesit e kafesë shpesh duken më të rinj se kolegët e tyre dhe janë më pak të ekspozuar ndaj disa sëmundjeve të sistemit kardiovaskular.

Do të ndajmë me ju një listë të përbërësve të shëndetshëm të kafesë, që mund të zhvendosin shigjetën e peshores për ata që e pijnë atë rregullisht.

1. Zvogëlon rrezikun e cerozës së mëlçisë

© depositphotos

Shkencëtarët nga Instituti Mario Negri në Itali zbuluan se konsumi i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të cerozës së mëlçisë deri në 50%.

2. Zvogëlon shanset për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer dhe Parkinson

© depositphotos

Shkencëtarët nga Qendra Kërkimore e Sëmundjeve të Alzheimer, me seli në Tampa, Florida, zhvilluan një studim për të konstatuar ndikimin e pijshëm të kafesë në zhvillimin e Alzheimer.

Gjetjet e studimit treguan se pirja e tre filxhanëve të kafesë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes deri në 65%.

Hulumtuesit nga Universiteti i Santa Catarina, Brazil thanë se pirja e kafesë në baza të rregullta mund të funksionojë si një zgjidhje parandaluese për sëmundjen e Parkinsonit. Rreziku juaj për zhvillimin e një sëmundjeje të tillë zvogëlohet me 20%.

3. Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kanceroze

Studimet e shumta të bëra gjatë dekadave të fundit tregojnë se kafeja ka një ndikim kryesisht negativ në shëndetin tonë. Gjithashtu është përmendur se kjo mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kanceroze.

Megjithatë, ky supozim nuk rezultoi i saktë në vitet e fundit.

Hulumtimi i kryer nga Departamenti i Studimeve Klinike për Shëndetësi në Universitetin e Milanos dhe Departamenti i Epidemiologjisë i Institutit Mario Negri ka vërtetuar se konsumimi i kafesë aktualisht zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

4. Ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular

© depositphotos

Një keqperceptim i përhapur në lidhje me kafenë ka të bëjë me ndikimin e tij në sistemin kardiovaskular.

Në fakt, disa studime të kryera nga shkencëtarë nga Harvard School of Public Health, The National University of Singapore dhe Brigham’s Women’s Hospital treguan se njerëzit që pijnë 3-5 gota kafe në ditë janë tri herë më pak të prirur për të vuajtur nga problemet e zemrës se ata që konsumojnë pije të tjera.

Studimi gjithashtu vë në dukje se nuk ka dallim të madh në mes të pirjes së një filxhani ose 3 filxhanëve kafeje, pasi një sasi e tillë e vogël nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në punën e sistemit kardiovaskular.

5. Redukton zhvillimin e sëmundjeve të nyjeve dhe gurëve në tëmth

© depositphotos

Përdhesi shkaktohet nga një gjendje e dobët metabolike dhe rezulton në grumbullimin e komponentëve të ndryshëm në indet e trupit. Por, për shkak të faktit se kafeja përmirëson metabolizmin, konsumi i tij në të vërtetë mund të parandalojë përdhesin.

Ky fakt u vërtetua nga shkencëtarët si nga Harvard School of Public Health dhe Brigham’s Women’s Hospital

Disa përbërës që gjenden në kafe, si kafeina, mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të gurëve të fshikëzës së tëmthit. U zbulua se rreziku i zhvillimit të kësaj sëmundjeje mund të reduktohet me 4% nëse pini 4 filxhanë kafe në ditë dhe 45% më pak nëse pini 5 filxhanë.

7. Rinovon çdo qelizë në trupin tuaj

Antioksidantët që përmbajnë kafeja kanë një ndikim rinovimin në qelizat e trupit tuaj.

Shkencëtarët nga Ewha Women’s University në Seul thonë se ekstrakti i kafesë mund t’ju ndihmojë të eliminoni rrudhat e imëta dhe parandaloni humbjen e lëngjeve dhe humbjen e kolagjenit nga trupi juaj.

8. Rrit forcën e muskujve tek të moshuarit

Siç kemi përmendur më lart, ka shumë arsye pse pirja e kafesë në pleqëri është një ide e mirë.

Plus, shkencëtarët nga Universiteti Coventry zbuluan se kafeina kontribuon në rritjen e fuqisë së muskujve tek të moshuarit. Kjo mund t’i ndihmojë ata të parandalojnë rëniet aksidentale dhe dëmtimet.

9. Ju ndihmon të jetoni më gjatë

© eastnews © eastnews

Kërkuesit Marc J. Gunter dhe Neil Murphy thonë se kafeja mund të ulë rrezikun e vdekjes për arsye të ndryshme.

Studimi u krye në vende të ndryshme dhe rezultati ishte i ngjashëm në kuptimin që shkalla e vdekshmërisë ishte më e ulët në mesin e njerëzve që pinë kafe rregullisht.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018