Çdo ditë shohim dhe lexojmë shumë informacione, duke i vënë në tension pothuajse të vazhdueshëm sytë tanë. Kjo është dhe arsyeja pse ata lodhen!
Shumë probleme me shikimin lindin pikërisht nga akti i stërmundimit si sy të thatë, të skuqur dhe shikim jo i qartë. Por nganjëherë sytë kanë nevojë për pushim dhe për këtë mund të na ndihmojnë ushtrimet e syve.
Ne dëshirojmë të ndajmë me ju 11 stërvitje të thjeshta për lehtësimin e shikimit, të cilat nuk ju marin shumë kohë.
Kapakët


Hapni dhe mbyllni sytë shpejt dhe pak për 2 minuta. Kjo përmirëson qarkullimin e gjakut.
Fiksoni shikimin në një pikë në xham


Vizatoni një pikë në dritare. Zgjidh një objekt të largët jashtë dritares. Për disa sekonda, shikoni në distancë pastaj transferoni sytë tuaj tek pika. Përsëriteni 5 herë.
Sytë e mëdhenj


Uluni drejt. Mbyllini sytë fort për 5 sekonda, pastaj hapini shumë. Përsëriteni këtë 8-10 herë. Ky ushtrim forcon muskujt e qepallës, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në relaksimin e muskujve të syve.
Pëllëmbët e ngrohta


Mbyllni sytë për disa minuta dhe imagjinoni diçka të këndshme për t’u çlodhur. Pastaj fërkoni pëllëmbët e duarve deri sa të ngrohen. Mbuloni sytë me duart tuaja. Pas një minute, hapni sytë.
Masazhimi


Me gishtat tuaj, butësisht shtypni qepallat e sipërme. Pas 1-2 sekondash, hiqni gishtat nga qepallat. Përsëriteni 3 herë. Një masazh i tillë mund të përmirësojë qarkullimin e lëngjeve intraokulare.
Alternoni temperaturën e ujit


Shpërlani sytë dy herë në ditë. Në mëngjes, bëjeni me ujë të ngrohtë, pastaj të ftohtë. Në mbrëmje, bëni të kundërten, së pari me ujë të ftohtë, pastaj me të ngrohtë.
Sytë tek gishti
Zgjasni dorën para jush, ngritni gishtin lart dhe shikoni thoin e gishtit tuaj. Ngadalë silleni dorën nga hunda dhe largojeni atë përsëri. Përsëriteni këtë 10 herë.
Mashtrimi i njeriut të verbër
Mbajini qepallat të mbyllura për 5 sekonda. Pastaj hapni sytë menjëherë. Përsëriteni 10 herë.
Rrethi


Ngadalë rrotulloni sytë në formë rrethi: 4 rrotullime në drejtim të akrepave të orës dhe 4 në drejtim të kundërt të tyre.
Flirtimi
Ngadalë lëvizni sytë nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të majtë. Përsëriteni këtë 6 herë.
Simboli i infinitit


Levizni sytë, duke përsëritur modelin e shenjës së pafundësisë. Filloni në qendër. Përsëriteni 3 herë.
A do të filloni të bëni stërvitje të syrit apo keni sy shqiponje? Ndani këtë artikull me njerëz që kanë nevojë për të përmirësuar shikimin e tyre.