“Pa harxhim, pa kozmetikë!”/ Dermatologët Zbulojnë 8 Sekretet që Përsosin Lëkurën Tuaj

Blejmë qindra kuti kozmetike të ndryshme për ta bërë lëkurën tonë të shëndetshme dhe të bukur dhe nuk mund të përfytyrojmë as sa para shpenzojmë për to.

Në vitin 2005, dermatologët amerikanë zbuluan se është e mundur që të heqin qafe rrudhat, aknet, hiperpigmentimin, dhe madje edhe lëkurën e thatë, pa kozmetikë të shtrenjtë.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të përfshini disa lloje ushqimesh në dietën tuaj. Ja për cilat bëhet fjalë:

Pikat në fytyrë

Arsyet:

Hiperpigmentimi mund të jetë një tregues i mungesës së vitaminave, veçanërisht asaj B12. Ushqimi me origjinë shtazore është i pasur me këtë vitaminë, por është e mundur që të heqësh qafe këto pika e njolla edhe pa mish – vetëm duhet të kesh një dietë të duhur ushqimore.

Çfarë duhet të bëni:

Vitaminat C dhe E dhe antioksidantë të tillë si acidi ellagjik dhe ekstrakti i farës së rrushit mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe ato njolla. Ju mund t’i gjeni këto elemente të dobishme në sasi të mëdha në agrume, luleshtrydhe, kivi, domate dhe shegë.

Pigmentimi bëhet më i dukshëm nëse kaloni shumë kohë në diell.

Për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet ultravjollcë, hani ushqime të pasura me antioksidantë: manaferrat, grejpfrut, ananas, kumbulla, lakër e kuqe, lakra, speca djegës, spinaq dhe hikërr (një bimë aziatike e mrekullueshme, farat përdoren për ushqim dhe janë gjithashtu të përfshira në disa lloje mielli).

Lëkurë e yndyrshme

Arsyet:

Është e mirëdokumentuar se ushqimi me një indeks të lartë glicemic rrit produktivitetin e gjendrave dhjamore. Si rezultat, ato prodhojnë më shumë vajra në lëkurë, e cila është e nevojshme për hidratimin.

Kjo është arsyeja pse lëkura mund të ketë atë shkëlqim vajor.

Çfarë duhet të bëni:

Kozmetika përkohësisht ju ndihmon të shmangni atë shkëlqim vajor, ndërsa një dietë e pasur me vitaminë A mund të ulë ndjeshëm nivelet e prodhimit të vajit. Përveç kësaj, ushqimi i tillë është me të vërtetë i shijshëm dhe i thjeshtë – vetëm shtoni disa mango, karota, e verdhë veze, kajsi të thata, spinaq dhe patate të ëmbla.

Ju duhet të ulni konsumimin e ushqimeve me një indeks të lartë glicemic. Hani më pak bukë të bardhë, patate dhe makarona. Së shpejti do të harroni çdo problem të lëkurës që keni pasur.

Akne

Arsyet:

Ushqimi me një indeks të lartë glicemic është fajtor përsëri. Kjo është arsyeja pse njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme kanë probleme me aknet më shpesh.

Gjëndrat dhjamore bëhen më aktive, duke çuar në bllokimin e poreve ku bakteret riprodhohen më shpejt dhe shkaktojnë inflamacion.

Çfarë duhet të bëni:

Një dietë e veçantë mund t’ju ndihmojë me problemin tuaj të akneve. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të hani më shumë ushqime me acide yndyrore të pangopura, të mira që zbusin inflamacionin.

Ta themi thjesht, hani fruta, perime, arra, kikirikë, fara liri, vaj liri, alga deti dhe ushqim deti.

Lëkurë e thatë

Arsyet:

Thatësira e lëkurës tregon si mungesën e kolesterolit dhe sasinë e tepërt të vitaminës E në trupin tuaj. Arsyeja e parë është më së shumti e vërtetë për vegjetarianët, pasi burimet më të mëdha të kolesterolit janë peshqit dhe mishi.

Çfarë duhet të bëni:

Rrisni përqendrimin e acideve yndyrore të pangopura, të thjeshta në dietën tuaj. Ato treten më mirë, jo kur ju hani vajra dhe suplemente ushqyese, por kur konsumoni produkte të plota, si fasule, alga deti, vezë, sojë, avokado, kikirikë dhe lloje të tjera të frutave të thata.

Nëse nuk jeni vegjetarian, përpiquni të hani mish dhe peshk rregullisht. Mundësitë më të mira janë salmoni, skumbri dhe troftë liqenore.

Rrudhat

Arsyet:

Alkooli shkakton dehidratim, gjë që çon në shfaqjen e rrudhave. Sheqeri mund të jetë një tjetër arsye për plakjen e parakohshme të lëkurës. Glukoza që përmban sheqeri e bën lëkurën tuaj më pak të zhdërvjellët.

Çfarë duhet të bëni:

Më shumë se 10 vjet më parë, studiuesit amerikanë zbuluan se antioksidantët mund ta bëjnë lëkurën më të re. Për shembull, nëse hani ushqime që përmbajnë sojë çdo ditë, shenjat e plakjes së lëkurës do të jenë pothuajse të padukshme. Gjithashtu mund të heqin qafe rrudhat rreth syve.

Hulumtimet kanë treguar se rrudhat janë më pak të dukshme në mesin e njerëzve nga Suedia, e cila është pasojë e dietës së mirë.

Suedezët hanë shumë perime me gjethe, spinaq, shparg, selino, patëllxhanë, hudhra dhe qepë. Por ata hanë pothuajse shumë rrallë mish të kuq, sheqer, gjalpë, margarinë, qumësht dhe produkte të tjera të qumështit.

Rrathët e zinj nën sy

Arsyet:

Është një gabim të besohet se rrathët e zinj nën sy janë vetëm një tregues i mungesës së gjumit. Ato mund të jenë një simptomë e një sëmundjeje të rëndë: një alergjie ose ndonjë intolerancë ushqimore që çon në inflamacion dhe errësim të zonës rreth syve.

Çfarë duhet të bëni:

Bëni analiza për intolerancën ndaj ushqimit. Ndërsa pritni për rezultatet e testimit, përjashtoni të gjitha produktet potencialisht të rrezikshme nga dieta juaj ushqimore – për shembull, ushqimet që përmbajnë laktozë.

Këto përfshijnë produktet e qumështit, buka, patatet e skuqura, kafetë e çastit, supat e gatshme dhe ëmbëlsuesit artificialë.

Nëse nuk jeni alergjik ndaj ndonjë gjëje, rrathët e zinj mund të jenë një shenjë e dehidrimit. Pini mjaftueshëm ujë dhe mos pini shumë kafe.

Ju gjithashtu duhet të përfshini ushqime që përmbajnë hekur. Një ushqim i tillë rrit nivelet e hemoglobinës. Pra hani më shumë mish të kuq, ton, të verdhë vezë dhe hikrra.

 

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018