10 Mënyra Bio për të Zhdukur Njollat në Gjunjë dhe Bërryla

0
707

Akumulimi i qelizave të vdekura të lëkurës, fërkimi, ekspozimi i tepërt ndaj diellit ose një çekuilibër hormonal mund të bëhet shkak i shenjave në gjunjë dhe bërryla.

Këto pjesë të trupit tonë nuk përmbajnë gjëndra vaji dhe është e rëndësishme për t’i mbrojtur ato nga thatësia përmes kujdesit dhe higjenës së duhur.

Ne do ju prezantojmë 10 teknika të lehta por edhe super efektive për t’ju ndihmuar të ushqeni lëkurën tuaj dhe për të hequr shenjat e errëta.

Kastraveci

Për shkak të aftësive të tij zbardhuese, kastraveci është ndër mënyrat më efektive për të hequr qafe shenjat në gjunjë dhe bërryla. Zhvendos qelizat e vdekura të lëkurës dhe e mban lëkurën të lagësht.

Vitaminat A dhe C që janë të pranishme tek kastravecat, e mbajnë lëkurën e butë dhe të freskët.

Fërkojini bërrylat ose gjunjët me fetat e kastravecit për 15 minuta. Lërini mbi sipërfaqe për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.

Ju gjithashtu mund të përzieni sasi të barabarta me lëng kastraveci dhe limoni. Aplikojeni përzierjen në gjunjë dhe bërryla. Bëjeni këtë në baza ditore.

Limon dhe sodë buke

© depositphotos.com © depositphotos.com

Limoni është një përbërës i shkëlqyeshëm për lëkurën. Ështi i pasur me antioksidantë dhe vitaminë C që nxisin rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësojnë ngjyrën e lëkurës. Soda e bukës vepron si një pastruese duke realizuar në mënyrë efektive zbardhjen e zonave të errëta të lëkurës.

  • Merrni një limon dhe priteni atë në 2 gjysma.
  • Hidhini sipër 1 lugë sode buke.
  • Fërkoni bërrylat dhe gjunjët për 1 minutë.
  • Lërini sipër për 15 minuta dhe pastaj të shpërlajini me ujë të ngrohtë.
  • Përsëriteni një herë në çdo 2 ditë për një efekt të dëshiruar.

Aloe Vera dhe qumësht

Aloe Vera përmban substanca që ndihmojnë për të zbutur lëkurën tuaj dhe për të përmirësuar tonin e pabarabartë të lëkurës. Ajo gjithashtu ka veti anti-bakteriale dhe anti-fungale.

Kombinimi i Aloe Vera dhe qumështit është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të zbardhur lëkurën tuaj natyrshëm.

Përzieni sasi të barabarta qumështi dhe xheli Aloe Vera dhe aplikojeni përzierjen në lëkurë.
Lëreni gjatë gjithë natës dhe pastaj shpërlajeni.

Ndryshe, ju mund ta nxjerrni xhelin nga gjethja e Aloe Vera-s dhe ta aplikoni atë në gjunjë dhe bërryla. Lëreni për 20 minuta dhe pastaj sjpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Patatja

Patatja është e pasur me me enzima catecholase që në mënyrë të natyrshme mund të lehtësojnë tonin e lëkurës suaj. Përdorimi i përditshëm i patates do të zbusë lëkurën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të lehtësoni zonat e errëta.

  • Grijini patatet, shtrydheni lëngun dhe më pas aplikojeni në lëkurë.
  • Lëreni në lëkurë për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.
  • Aplikoni edhe një zbutës.

Ju gjithashtu mund t’i fërkoni bërrylat dhe gjunjtë me patate të prera në feta duke i mbajtur mbi sipërfaqe për rreth 10-15 minuta.

Shafran i Indisë

Shafran i Indisë është mjeti më i natyrshëm që heq papastërtitë dhe qelizat e vdekura të lëkurës nga gjunjët dhe bërrylat pa asnjë efekt anësor.

Përmban një përbërës të quajtur kurkumin i cili zvogëlon dhe rregullon prodhimin e tepërt të melaninës, përgjegjëse për ngjyrën e errët.

  • Përzieni pak pluhur shafran Indie me një lugë qumësht.
  • Vendoseni në gjunjë dhe bërryla.
  • Masazhoni për disa minuta dhe e lini të thahet natyrshëm.
  • Shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Ju mund të shtoni pak mjaltë në përzierje për një efekt më të mirë.

Vaji i kokosit

© depositphotos.com

Vaj kokosit është i pasur me acide yndyrore esenciale dhe vitamina E që ndihmojnë në riparimin e lëkurës së errët dhe të dëmtuar.

  • Pas çdo dushi aplikoni vaj kokosi në zonat e prekura.
  • Masazhoni butësisht për 2-3 minuta derisa vaji të absorbohet në lëkurë.

Ju gjithashtu mund të miksoni 1/2 lugë lëng limoni të freskët me 1 lugë vaj kokosit dhe të masazhoni butësisht gjunjët dhe bërrylat për disa minuta.

Mjalti

Mjalti vepron si një zbutës natyror. Duke e kombinuar me limon mund të bëjë mrekulli në lëkurën tuaj.

  • Miksoni dy lugë mjaltë me lëngun e një gjysmë limoni dhe me një lugë sodë buke.
  • Aplokojeni përzierjen në zonat e errëta.
  • Lëreni aty për 20 deri në 30 minuta dhe më pas shpërlajeni.

Mjalti gjithashtu funksionon shumë mirë kur përzihet me qumësht dhe xhel Aloe Vera. Aplikojeni pastën në lëkurë, lëreni aty për 15 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Sheqer dhe vaj ulliri

© depositphotos.com © depositphotos.com

Kjo përzierje që mund të realizohet në shtëpi e bërë me sheqer dhe vaj ulliri do të ushqejë, hidratojë dhe do të largojë qelizat e vdekura nga lëkura juaj.

  • Kombinoni sasi të barabarta sheqeri dhe vaj ulliri për të krijuar një përzierje të mirë.
  • Aplikojeni atë në gjunjë dhe bërryla dhe masazhojeni në lëvizje rrethore për rreth 5 minuta.
  • Përsëriteni këtë në bazë javore.

Kjo përbërje mund të përdoret gjithashtu për të pastruar fytyrën. Vetëm sigurohuni që të mos fshiheni shumë fort, pasi kjo mund të dëmtojë lëkurën tuaj.

Tërshëra

© depositphotos.com © depositphotos.com

Përveçse ofron disa përfitime për shëndetin, tërshëra është një tjetër mënyrë efektive për të pasur një ton të përsosur të lëkurës. Ju do t’ju duhet lëng limoni, tërshërë dhe kripë.

  • Përzieni lëngun e 1/2 së limont me 1/2 tërshërë dhe pak kripë.
  • Aplikojeni përzierjen në lëvizje rrethore në gjunjë dhe bërryla për 10-15 minuta.
  • Shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
  • Përsëriteni këtë proces 3-4 herë në javë për të arritur rezultatet më të mira.

Ju gjithashtu mund të kombinoni 2 lugë tërshërë me 2 lugë qumësht dhe të mesazhoni zonat e errëta për 10 minuta. Pastaj shpërlajeni atë me ujë. Kjo do ta bëjë lëkurën juaj të butë të shëndetshme dhe rrezatuese.

Uthulla dhe kosi

Përmbajtja e pasur e acidit acetik në uthull dhe acid laktik në kos do të ndihmojë në pastrimin e gjunjëve dhe bërrylave.

  • Përzieni 1lugë kos dhe 1 lugë uthull molle.
  • Aplikojeni këtë përzierje në lëkurën tuaj.
  • Lëreni atë për 15 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
  • Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në javë.

Një mënyrë tjetër e lehtë për të zbardhuar lëkurën tuaj është përzierja e uthullës së mollës me ujë dhe ta aplikoni atë në bërryla dhe gjunjë me anë të një cope pambuku. Lëreni atë për 15 minuta dhe shpërlajeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here