15 Truke Kuzhine që të Japin Inteligjencën e një Profesionisti Gatimi

0
507

Ka disa truke që mund të na ndihmojnë të kursejmë kohën dhe përpjekjet tona për ta mbajtur ushqimin të freskët për më gjatë. Dhe i gjithë ky artikull ka të bëje me këto truke.

Ne vëmë bast se të gjithëve u pëlqejnë këshillat që na mësojnë për të ngrohur ushqimin në mënyrë të barabartë në një mikrovalë, që na mësojnë për të ruajtur shishet e qelqit në mënyrë që ato të mos zënë shumë hapësirë, etj.

Ne ju inkurajojmë që të provoni këto truke kuzhinë dhe të na tregoni nëse ato ishin të dobishme për ju.

Mbani vezët të freskëta

© Depositphotos © Depositphotos

Ju mund t’i ruani vezët për një periudhë më të gjatë kohore, nëse i lyeni ato me vaj vegjetal para se t’i vendosni në frigorifer.

Qëroni vezët më shpejt

© Depositphotos

Ka disa mënyra për të qëruar vezët e ziera. Këtu është njëra prej tyre: thyejeni lëvozhgën e secilës vezë dhe futeni për ta ftohur në ujë të ftohtë.

Shtrydhni disa pika lëng limoni

Kështu që ju nuk keni pse t’i hidhni limonat pas marrjes së vetëm disa pikave prej lëngut të tyre, shponi një limon me një kruese dhëmbësh dhe shtrydheni. Pastaj mbylleni vrimën dhe vendosni frutin në frigorifer.

Bëjini patatet e skuqura të ngrënshme përsëri

Nëse patatet e skuqura kanë pasur kontakt me ajrin e lagësht ose me ujë, mos i hidhni menjëherë.

  • Merrni një pjatë. Vendonis një pecetë ose një peshqir kuzhine mbi të dhe sipër saj  vendosni patatet e skuqura.
  • Ju gjithashtu mund t’i mbuloni me një pecetë tjetër. Pastaj vendosini në mikrovalë për 30 sekonda. Dhe ja! Patatet e skuqura janë përsëri të freskëta.

Skuqni vezët perfekte

© shadyood / reddit © AOL_ / reddit

Do ju duhet një unazë të kapakut të kavanozit. Vendoseni në një tigan dhe hidhni një vezë brenda rrethit. Tani veza nuk do të përhapet në të gjithë tiganin, thjesht mos harroni të hiqni kapakun.

Hapësira e shisheve

Përdorni kapëse për të fiksuar shishet tuaja horizontalisht në një frigorifer.

Mbajini domatet në fillim të sanduiçit tuaj

© unknown / imgur

Ju duhet ta pritni proshutën në feta të holla kështu që është më e lehtë për të mbështjellë domatet në to. Në këtë mënyrë, ata nuk do të bien nga sanduiçi juaj.

Gatuani peshk në skarë

© AOL_ / reddit

Vetëm vendosni peshkun tuaj në një “qilim” të improvizuar në të cilin janë vendosur limona. Peshku nuk do të ngjitet në skarë dhe do të ketë një aromë të mirë limoni.

Mbështjellësja plastike

Kur përpiqemi të mbështjellim ushqimin tonë me këtë mbështjellëse plastike, ajo zakonisht ngatërrohet e ngjitet në gjithçka dhe kështu me radhë. Për të shmangur luftën me mbështjellësen tuaj të ushqimeve, ruajeni në frigorifer për ta bërë më të bindur.

Ruani erëzat në një mënyrë më të përshtatshme

Përdorni një pako tic tac-u për të ruajtur erëzat. Ata janë të përshtatshëm, të vegjël dhe është e lehtë për t’i hapur dhe mbyllur ato.

Ngrini një copë proshutë

© NeuroMom / reddit

Nëse keni shumë proshutë dhe nuk doni që ajo të prishet, ngrijeni atë. Pritni një rrip letre pergameni dhe kthejeni në një fizarmonikë për të ngrirë lehtë secilën fetë të proshutës dhe pastaj vendoseni në frigorifer.

Mbani zarzavatet të freskëta

Lani dhe thani produktet tuaja. Vendosini ato brenda një qese plastike, mbusheni atë me ajër dhe lidheni. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të mbani të gjelbërta zarzavate tuaja.

Mprehni thikën

Nëse nuk keni një mprehës të veçantë të thikës, mund të përdorni një filxhan qeramik të zakonshëm. Vendoseni atë me kokë poshtë dhe rrëshqisni thikën tuaj përpara disa herë.

Natyrisht, nëse thika juaj është e shtrenjtë dhe me cilësi, është më mirë të mos rrezikoni dhe thjesht të blini një mpiksës thike.

Mos lejoni që dërrasa e prerjes të rrëshkasë

Vendosni një pecetë të lagur nën dërrasën tuaj të prerjes dhe ajo nuk do të “ikë”.

Ngrohni ushqimin tuaj në mënyrë të barabartë në një mikrovalë.

© randomusefulbits / reddit

Për të ngrohur ushqimin tuaj në mënyrë të barabartë, përhapeni rreth pjatës dhe zbrazeni qendrën.

Bonus: Tipari i fshehtë i dërrasës së prerjes

© 5-Minute Crafts Girly

Ju i keni parë ato vrima të zgjatura në dërrasën e prerjes, apo jo? Zakonisht i përdorim ato si doreza, por këtu është një mënyrë tjetër për t’i përdorur ato: vrima ju lejon të kaloni perimet tuaja të prera në një tas, në mënyrë që copat të mos “bien jashtë”.

A ishte ndonjë nga këto truke i dobishëm? Doni të shtoni ndonjë gjë në listë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here