6 Poza që ju Ndihmojnë të Bini në Gjumë Menjëherë

0
9216

Pak prej nesh arrijnë të bien në gjumë sapo të hyjmë në shtrat. Për fat të mirë, ka ushtrime që do t’ju ndihmojnë të qetësoni sistemin tuaj nervor, të lehtësoni stresin dhe të relaksoheni në sekonda.

Ne kemi gjetur për ju 6 ushtrime të thjeshta të joga-s, pas të cilëve ju do të flini “si qingj”.

Këmbët në mur

©shutterstock

Si ta bëni: Shtrihuni përballë murit dhe vendosni një jastëk poshtë belit. Ngrini këmbët në mënyrë që këmbët tuaja dhe gjunjët të jenë në të njëjtën linjë, dhe duart tuaja qëndrojnë anash trupit. Qëndroni në këtë pozicion për 2 minuta. Pastaj përkulni gjunjët dhe kthejini në njërën anë.

Të kthyer me stomak

©shutterstock

Si ta bëni: Shtrihuni në një jastëk me bark dhe bashkoni duart pas shpine. Merrni frymë thellë, përkulni gjinjët dhe gishtat e këmbëve dhe përpiquni të arrini thembrat me dorë. Pastaj ngadalë shtrihuni dhe nxirrni frymën. Përsëriteni stërvitjen 5-10 herë. Vetëm atëherë duhet të shkëputni duart.

Këmbët e hapura

©shutterstock

Si ta bëni: Uluni me këmbët e larguara nga njëra-tjetra dhe vendosni një jastëk përpara jush. Drejtoni shpinën dhe merrni frymë sa më thellë që të mundeni. Pastaj, dalëngadalë ndërsa nxirrni frymën dhe shtrini krahët përpara, shtrihuni në jastëk.

Dukw qëndruar shtrirë në këtë pozicion, merrni frymë dhe nxirreni 10 herë dhe pastaj shtrihuni.

Këmbëkryq

©shutterstock

Si ta bëni: Shtrihuni me kurriz në një jastëk, kryqëzoni këmbët tuaja dhe përhapni gjunjët në anët. Duart të jenë të relaksuara dhe të shtrira përgjatë trupit tuaj me pëllëmbët lart. Merrni frymë thellë dhe në mënyrë të barabartë. Qëndroni në këtë pozicion për 3 minuta.

Bëni shtrirje

©shutterstock

Si ta bëni: Të shtrirë në shpinë, përkulni gjunjët dhe bashkojini. Këmbët mbajini të bashkuara nga njëra anë duke i mbajtur me njërën dorë, e ndërsa trupin dhe kokën nga ana tjetër. Qëndroni në këtë pozicion për 1 minut, pastaj ndryshoni anën. Përsëriteni 2 herë për secilën anë.

Në shpinë

©shutterstock

Si ta bëni: Vendosni një jastëk në shpinë, qëndroni të shtrirë drejt me këmbët e hapura në fund, krahët e shtrira me pëllëmbë lart. Koka dhe shpina të jenë në një vijë të drejtë. Merrni frymë thellë 3 herë dhe nxirreni përmes hundës. më pas merrni frymë 3 herë si zakonisht. Në këtë moment, ju do të ndiheni të përgjumur dhe së shpejti do të bini në gjumë të thellë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here