Sulmet e zemrës janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes së hershme në botën moderne.
Për fat të keq, kjo sëmundje i godet njerëzit papritur. Megjithatë, përpara se kjo të ndodhë trupi ynë na dërgon sinjale që thjesht nuk duhet t’i injorojmë.
Rezulton se simptomat e përgjithshme të një sulmi të afërt të zemrës ndyshe shfaqen tek femrat dhe ndryshe tek meshkujt.
Këtu janë 6 shenja që çdo grua duhet t’i dijë për ta mbajtur sëmundjen sa më larg që të jetë e mundur:
Këto shenja mund të jenë konfuze, pasi një atak në zemër shoqërohet kryesisht me dhimbje në gjoks ose në krahun e majtë, jo në qafë ose në nofull.
Dhimbja mund të jetë progresive, bezdisëse, akute ose e papritur. Mund t’ju zgjojë edhe në mes të natës. Kjo është arsyeja pse është më mirë që të konsultoheni me një mjek sapo të vini re ndonjë simptomë të pazakontë.
Disa sinjale të një sulmi të afërt të zemrës mund të ngatërrohen me shenjat e helmimit, gripit ose urthit të rëndë. Ndonjëherë gratë përjetojnë presione në zonën e barkut, të cilat në përshkrimet e tyre krahasohen me ndjesinë e rëndimit sikur kanë “një elefant të ulur në stomak”.
Djersa e ftohtë është një tjetër simptomë e zakonshme tek gratë. Mund të duket se është disi e lidhur me stresin. Megjithatë, nëse nuk keni pasur simptoma të ngjashme më parë, më mirë vizitoni një specialist.
Problemet e frymëmarrjes edhe pse për asnjë arsye të dukshme janë shoqërueset besnike të një sulmi në zemër sidomos kur janë të kombinuara edhe me një simptomë tjetër. Gratë që i mbijetuan atakur thanë se ndiheshin sikur kishin marrë pjesë në një maratonë, megjithëse as nuk lëviznin.
Nëse edhe pas një pushimi të gjatë ndjeni lodhje të tepruar dhe nuk mund të kryeni veprime të thjeshta (për shembull, të shkoni në tualet), ky është një sinjal alarmant dhe një arsye për t’i kushtuar vëmendje gjendjes së sistemit tuaj kardiovaskular.
Dhimbje gjoksi, parehati, djegie, ndjenjë e presionit në gjoks – të gjitha këto simptoma manifestohen pavarësisht nga gjinia juaj.
Megjithatë, disa gra përjetojnë dhimbje jo vetëm në anën e majtë të gjoksit por në të gjithë zonën. Nëse dhimbja ose presioni nuk zhduken brenda pak minutash, telefononi menjëherë mjekun tuaj.
Shënim***: Këto shenja nuk paralajmërojnë domosdoshmërish për atak në zemër. Megjithatë, kombinimi i tyre, si dhe shpeshtësia e shfaqjes të të njëjtave simptoma, është një arsye e mjaftueshme për t’u konsultuar me një specialist.
Kujdesi mjekësor në kohë mund t’ju shpëtojë jetën. Kujdesuni për veten!