Gjatë dekadës së fundit janë mbledhur më shumë se 60 milionë cigare. Sipas Konservancës së Oqeanit, cigaret janë burimi numër një i mbetjeve të oqeanit. “Flutura e Egjeut Jugor”, nofka për ishullin grek Astypalea, ka vendosur një objektiv që të bëhet ishulli i parë në botë për të ndaluar pirjen e duhanit.
Ne mbështesim çdo projekt që ndihmon për një hapësirë më të mirë mjedisore dhe ne do të dëshironim që t’ju tregojmë më shumë rreth Astypalea dhe lëvizjes së saj kundër tymit të duhanit.


Shumë plazhe greke janë të mbushura me plehra, duke përfshirë edhe mbeturinat e cigareve. Çdo vit një ekip vullnetarësh nga një organizatë jofitimprurëse në Greqi pastron plazhet në të gjithë vendin.
Kryebashkiaku i ishullit foli për vizionin “Astypalea pa cigare”, duke thënë, “Është një zgjedhje e vetëdijshme nga banorët dhe vizitorët, jo nga masat e politikave.” Ata madje kanë krijuar një hashtag për të promovuar vizionin e tyre #ASTYPALEASMOKEFREE.
Visualizza questo post su Instagram
Si banorët e ishullit ashtu dhe autoritetet lokale inkurajojnë vizitorët të lënë duhanin, të shpenzojnë energjinë e tyre në zakone të shëndetshme si çiklizmi dhe të bëhen pjesë e kulturës së tyre pa tym.
Një fakt i pazakontë, por interesant për këtë projekt është se kjo fushatë e ishullit të vogël sponsorizohet nga kompania më e madhe greke e duhanit, e quajtur Papastratos.


Duke synuar një të ardhme pa tym, Astypalea fokusohet në promovimin e mirëqenies dhe një jete të shëndetshme cilësore për njerëzit dhe turistët që vizitojnë ishullin e bukur dhe vetëdijen për ndotjen e plazheve të shkaktuar nga bishtat e cigareve.
Është e vërtetë megjithatë se ata e kanë bërë barin shumë të kushtueshëm pasi që Greqia është renditur ndër vendet e para me normën më të lartë të konsumit të duhanit në Evropë. Gjithashtu konsiderohet delja e zezë në Evropë për mos respektimin e ligjeve kufizuese kur bëhet fjalë për pirjen e duhanit në hapësirat publike dhe private.


Gjatë një interviste, kryetari i bashkisë së ishullit u pyet nëse duhanpirësit tani janë të padëshiruar në Astypalea. Përgjigja e tij: “Jo, natyrisht që jo! Përkundrazi. Ne i mirëpresim duhanpirësit dhe shpresojmë që nëse ata qëndrojnë, të paktën për një kohë të shkurtër, në një ishull pa tym duhani, ndoshta do të vendosin ta lënë duhanin dhe t’i bashkohen një mënyrë më të shëndetshme jetese “.
Bonus: Këto janë 2 shishet 1.5 litërshe të mbushura me cigare të mbledhura në plazh në për vetëm 2 orë.
Visualizza questo post su Instagram
Cilat janë mendimet tuaja për këtë projekt premtues? Dëshironi ta vizitoni ishullin Astypalea?