Si të Shpëtoni Nga Hunda e Bllokuar në Vetëm 15 Minuta

Kushdo që ka pasur ndonjëherë hundë të zëna, do të pajtohet që është më mirë që kjo ndjenjë të argohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne kemi mbledhur disa këshilla se si ta bëni këtë.

Masazhoni pikat midis vetullave tuaja.

© depositphotos

Masazhojeni butësisht, për një minutë.

Ky masazhi ndikon në mukozën e hundës duke:

  • parandaluar tharjen dhe inflamacionin e sinuseve;
  • ka një efekt parandalues;
  • zvogëlon presionin në sinuset frontale.

Masazhimi i sinuseve hundore

sinuset e hundës.

Bëni lëvizje rrethore në anët e hundës për 1-2 minuta me gishtat tuaj tregues dhe të mesëm, duke e shtypur me butësi. Kjo procedurë do të ndihmojë në hapjen e pasazheve të hundës, dhe do të jetë shumë më e lehtë për të shfryrë hundët.

Masazhoni pikën midis hundës dhe buzës

© depositphotos

Masazhoni pikën midis buzës suaj të sipërme dhe hundës me lëvizje të buta për 2-3 minuta. Ky truk do të ndihmojë për të larguar ënjtjen në hundë.

Përdorni një pajisje për lagështinë e ajrit

© depositphotos © depositphotos

Kur lagështia e ajrit është më pak se 40%, mukoza në hundë juaj thahet dhe ndërhyn tek frymëmarrja e lirë. Nëse ka shumë mukus dhe lagështia është e ulët, mund të zhvillohen komplikime të rënda bakteriale. Përmbajtja optimale e lagështisë është nga 40% në 60%.

Ngrohni urën e hundës

© depositphotos

Merrni një copë rrobe të ngrohtë (mund ta ngrohni në mikrovalë ose ta vendosni në ujë të nxehtë dhe ta shtrydhni me kujdes). Shtresa nuk duhet të jetë shumë e nxehtë, në një temperaturë të përshtatshme. Nxehtësia do të bëjë mukusin më të lëngshëm.

Pas ngrohjes, shfryni hundët ose lajini me ujë të kripur.

Nëse një alergji është shkaku i rrjedhjes së hundëve, ushtrohuni.

© depositphotos

Kur rrahjet e zemrës tuaj rriten mjaftueshëm dhe trupi juaj ngrohet, kjo ka një efekt të mirë në lëngëzimin e mukusit në hundë dhe do të jetë shumë më e lehtë të shfryni hundët.

15 minuta aktivitet fizik do të jenë të mjaftueshme për t’u përballur me një rinitit alergjik (nëse shmangni substancat që shkaktojnë reaksione alergjike).

Cila nga këto metoda do të provoni ose a keni truke tuajat?

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018