11 Ushqime që Shërojnë Tiroiden Tuaj, Sipas Shkencës…

0
2545

A ndiheni shpesh të lodhur, të ngadaltë dhe të trishtuar? A keni fituar peshë për të cilën nuk mund të fajësoni mbingrënien? Ju mund të jeni një ndër qindra milionë njerëz me hipotiroidizëm, një mosfunksionim të tiroides.

Kjo gjëndër e vogël në formë fluture pranë bazës së qafës është përgjegjëse për rregullimin e disa funksioneve të rëndësishme trupore. Rezultati mund të jetë lodhja, një metabolizëm i ngadalshëm që rezulton në shtim në peshë, lëkurë dhe flokë të thatë, mjegullim i trurit dhe depresion. Simptomat shfaqen më shpesh tek gratë sesa tek meshkujt.

Normalisht, kur nivelet janë të ulëta, gjëndra juaj e hipofizës dërgon një sinjal për lirimin e hormonit stimulues të tiroides (TSH) në qarkullimin e gjakut. Ndonjëherë, pavarësisht niveleve të larta të TSH, tiroidi nuk e realizon punën e vet. Kjo njihet si hipotiroidizmi primar.

Në raste të tjera, tiroidi kurrë nuk e merr sinjalin që ka nevojë për të rritur TSH. Rezultati është hipotireoza sekondare. Sido që të jetë, simptomat janë të njëjta. Hulumtimet tregojnë se përshtatja e dietës suaj është një trajtim efektiv për tiroidet.

Provoni të shtoni në dietën tuaj 11 ushqimet dhe shtesat në vijim. Këto janë 11 ushqimet që mund të shërojnë tiroiden tuaj:

Molla

Merkuri dhe metale të tjera të rënda janë të lidhura me hipotiroidizmin. Mollët, kumbullat, dardhat dhe agrumet janë të pasura me pektin, një fibër xhelatinoze që mund të ndihmojë në uljen e këtyre metaleve në trup me 74%.

Konsumojini ato të freskëta ose krijoni gatime me to. Kur hani mollë, mos i qëroni ato, sepse në lëvore është përqendrimi më i lartë i pektinit.

Arrat braziliane

Sipas hulumtimit, një mangësi e selenit mund të jetë shkaku kryesor i hipotiroidizmit. Arrat e Brazilit janë të pasura me këtë lëndë ushqyese të rëndësishme.

Ushqime të tjera të pasura me selen përfshijnë mishin, gjeldetin, pulën, tonin, sardelen, vezët dhe bishtajoret. Shmangni marrjen e një suplementi seleniumi përveç rastit kur mjeku juaj jua përshkruan atë. Shumë mund të jenë toksike.

Qiqrat

Ushqimet të larta në fibër mund të ndihmojnë në kontrollimin e kapsllëkut që shpesh shoqërohet me hipotiroidizëm. Qiqrat nuk janë vetëm të pasura në fibra – ato gjithashtu përmbajnë zink, një lëndë ushqyese e rëndësishme për funksionimin e shëndoshë të tiroideve.

Ka shumë mënyra për të shtuar qiqra në ushqimet tuaja. Hani ato në sallatë ose konsumojini ato në vaj ulliri së bashku me lakër brukseli dhe lulelakër dhe rosto.

Farërat e kungullit

Fara e kungullit të pjekur janë të mira për t’u ngrënë në qoftë se ju vuani nga hipotiroidizmi. Ato janë gjithashtu të pasura me zink. Burime të tjera të zinkut që mund t’i shtoni në dietën tuaj përfshijnë molusqet, karavidhet, gaforre, bishtajoret, arrat dhe fara luledielli.

Algat e detit

Jodi është një mineral thelbësor për funksion e shëndetshëm të tiroideve. Nëse keni mangësi, disa burime të mira mund të jenë algat detit, peshku, qumështi dhe vezët.

Kosi

Sëmundja e Hashimotos, një çrregullim autoimun, është një shkak i zakonshëm i hipotiroidizmit. Lidhur me një mangësi të vitaminës D. Luftojeni atë duke konsumuar çdo ditë nga një gotë kos. Burime të tjera të mira të vitaminës D janë salmoni, mishi i derrit, vezët dhe thjesht qëndrimi në diell për 20 minuta.

Sardelet

Sardelet janë të shkëlqyera për mbështetjen e funksionit të tiroides. Ata janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore omega-3 që reduktojnë inflamacionin dhe nxisin imunitetin. Kjo do të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Hashimotit.

Nëse nuk ju pëlqen t’i hani ato të thjeshta, sardelet mund të përdoren në shumë receta të shijshme. Ziejini në salcë domate dhe shtoni piper të kuq dhe gjethe të grimcuar rozmarine. Shërbejini mbi makarona me penne dhe shtoni djathin e grirë Asiago.

Erëza Guggul

Kjo barishte e këndshme është përdorur në mjekësi për shekuj me radhë. Studimet moderne tregojnë se guggul-a parandalon hopotiroidizmin duke konvertuar hormone të caktuara në një formë më të fuqishme. Ju gjithashtu mund ta shihni atë në dispozicion nën emrat gugulipid, guggulsterones, ose Commiphora mukul.

Vitamina A

Vitamina A është e rëndësishme për një metabolizëm të shëndetshëm. Një studim zbuloi se 25,000 IU të vitaminës A reduktonin në mënyrë të konsiderueshme nivelet e gjakut të TSH.

Nivelet e larta të TSH zakonisht tregojnë hipotiroidizëm. Shtojcat e vitaminës A janë të disponueshme në dy forma: karotenoide të paraformuara dhe provitamina. Kini kujdes me shtesat e paraformuara të vitaminës A. Dozat e larta mund të jenë toksike. Doza e rekomanduar është 5.000 IU në ditë.

Vitamina D

Vitamina D është e rëndësishme për një sistem të shëndetshëm imunitar. Kjo vitaminë ëshët e ulët veçanërisht tek ata që jetojnë në hemisferën veriore. Vitamina e ulët D lidhet me sëmundjet Hashimoto dhe të tjera sëmundje autoimune. Duke qenë se pacientët hipotiroidë priren të kenë nivele të ulëta të vitaminës D, një shtesë mund të jetë e nevojshme.

Zinku

Zinku, bakri, seleniumi dhe burimet e tjera minerale janë të rëndësishme për shëndetin. Një mangësi mund të çojë në hipotiroidizëm. Një studim zbuloi se 26 miligramë të përditshme të zinkut mund të luftojnë hipotiroidizmin. Një shtojcë e mirë e balancimit të tiroides do të përmbajë gjithashtu zink, bakër dhe selen.

Vetëm këto ushqime nuk do të kurojnë hipotiroidizmin, por kur kombinohen me ilaçet e duhura dhe stërvitjen kardio / aerobike, ju mund të realizoni një trajtim të fuqishëm të tiroideve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here