15 Këshilla për t’i Ruajtur Frutat dhe Perimet të Mos Shkojnë Dëm

0
1478

Ndonjëherë kur shkoni për të blerë sende ushqimore, ju kap një ngazëllim dhe hidhni pak nga gjithçka në karrocë tuaj.

Frutat dhe perimet vazhdojnë të pjeken dhe, për fat të keq, ju përfundoni duke hedhur shumë nga ato që keni blerë, sepse nuk janë më për konsumim.

Ruajtja e duhur e ushqimit mund t’ju kursejë para dhe të parandaloni që frutat dhe perimet tuaja të prishen shpejt. Është e rëndësishme që të merrni parasysh klimën e vendit, sepse kjo gjithashtu mund të ndikojë në maturimin e ushqimit. Sa më i lagësht dhe i nxehtë është vendi, aq më e rrezikshme është për disa perime.

Ne do të ndajmë me ju disa këshilla të dobishme për t’i bërë frutat dhe perimet tuaja të qëndrojnë të freskëta shumë më gjatë.

Të pa ftohura

Mbështillni bishtat e bananeve me letër plastike ose prej alumini

© 5-Minute Crafts © 5-Minute Crafts

Bananet prodhojnë gaz etilen gjatë periudhës së maturimit të tyre. Duke mbuluar kërcellin me letër plastike ose alumin, ju mund të pengoni që të përhapet në pjesët tjera të frutit, duke parandaluar zbutjen e hershme.

  • Do t’i mbajë të freskëta për 4-5 ditë.

Vendosni qepët në çorapë najloni, duke lidhur nyje ndërmjet secilës prej tyre, në mënyrë që të jenë të ndara.

© CHROMORANGE / Depositphotos © mankukuku / Depositphotos

Shumë lagështi mund të shkaktojë kalbje në një kohë të shkurtër. Është mirë t’i mbani ato në një vend të freskët me pak dritë. Ju mund t’i vendosni ato në çorape prej najloni ose në triko që kanë vrima dhe t’i varni në mënyrë që t’i mbani më mirë.

  • Periudha e ruajtjes së tyre mund të zgjatet deri në 6-8 muaj.

Hudhra pëlqen vende të errëta me lagështirë të ulët

© 5-Minute Crafts © 5-Minute Crafts

Mënyra ideale për ruajtjen e hudhrave është duke i mbajtur në një enë ose një qese letre të vendsur në një vend të errët dhe të thatë.

  • Nëse i mbani hudhrat të paprekura ato mund të zgjasin deri në 2 muaj. Nëse i nadani ato, koha e tyre e magazinimit shkurtohet nga 3 deri në 10 ditë.

Majdanozi, borziloku dhe shpargu: vendosni kërcellin në një enë me ujë dhe lërini në temperaturën e dhomës (pa i larë).

© monicore / Pixabay © 5 Minute Crafts

Nëse nuk doni t’i vendosni në frigorifer, është e rëndësishme t’i mbani ato në ujë, ashtu siç do të bënit me lulet.

  • Në gjendje të mirë, ato mund të zgjasin nga 4 deri në 5 ditë.

Mbajini patatet në një vend të errët dhe të ftohtë

© 5 Minute Crafts / YouTube © ulleo / Pixabay

Shmangni vendosjen e tyre në qese plastike. Është më mirë t’i vendosni ato në letër ose qese rrjetë. Një tjetër mundësi për t’i ruajtur ato mund të jetë një kuti rrjete që është e mbuluar me letër gazete ose absorbues në fund. Temperatura ideale e ruajtjes varion nga 6.67 gradë celcius deri në 11 gradë celcius.

  • Patatet e ruajtura siç duhet do të zgjasin 1 deri në 2 javë.

Nëse avokadot nuk janë të pjekura, mbulojini ato me gazeta dhe i vendosni në një qese letre.

© 5-Minute Crafts © 5-Minute Crafts

Nëse avokadot janë jeshile, vendosja e tyre në frigorifer do të ndalojë procesin e pjekjes. Ju duhet t’i mbështillni ato me gazeta dhe t’i vendosni ato brenda një qese letre. Nëse doni që ata të pjeken edhe më shpejt, vendosni një banane brenda qese.

  • Në qese: ato marrin 3 deri në 5 ditë për t’u pjekur
  • Pa qese: ato zgjasin deri në 7 ditë
  • Në qese dhe me banane: 2-3 dite

Domatet duhet të ruhen në një temperaturë më të lartë se 10ºC për të ruajtur më mirë shijen e tyre.

© Imoflow / Pixabay © 5-Minute Crafts

Sa më të pjekura të jenë domatet, aq më e përqendruar është shija e tyre. Kur janë në kontakt me frigoriferin dhe qëndrojnë në atë temperaturë, ata e humbasin shijen e tyre. Gjëja më e mirë për të bërë është t’i mbani ato në një temperaturë mbi 10ºC.

  • Koha e ruajtjes së tyre mund të ndryshojë nga 3 javë në 2 muaj, në varësi se sa të pjekura ishin ato kur janë blerë.

Në frigorifer

Vendosni kërpudhat (pa i larë) në një qese letre me majdanoz.

© VadimVasenin / Depositphotos © guvo59 / Pixabay

Është e rëndësishme që ju të mos i lani kërpudhat derisa të jeni gati për t’i konsumuar ato. Duke i vënë ato në kontakt me ujin, ne mund të gjenerojmë lagështi, sepse ato nuk thahen plotësisht. Rekomandohet t’i ruani ato në një qese letre dhe të shtoni disa degë majdanozi. Ai funksionon si një antioksidant dhe parandalon shfaqjen e njollave. Më pas, duhet t’i vendosni në frigorifer.

  • Koha e ruajtjes: 3 deri në 5 ditë

Dezinfektojini luleshtrydhet me uthull të bardhë pa u hequr bishtin

© 5 Minute Crafts © 5 Minute Crafts

Është më mirë t’i lani luleshtrydhet vetëm para se t’i hani ato, përndryshe ato do të thithin ujin dhe do të fillojnë të zbuten, duke përshpejtuar procesin e pjekjes. Për t’i dezinfektuar ato mund të përdorni pak uthull të bardhë dhe ujë.

Është e rëndësishme që të siguroheni që luleshtrydhet të mos jenë me myk sepse mund të prishin pjesën tjetër. Hiqni bishtat dhe vendosini ato në një qese të mbyllur vetëm në rast se do t’i ngrini ato. Nëse ato do të qëndrojnë në frigorifer, vendosini në një kullesë.

  • Në frigorifer: ato mund të zgjasin nga 5 deri në 6 ditë
  • Në akull: nga 2 deri në 4 muaj

Mbështillni marulen, spinaqin, ose lakrat (pas dezinfektimit) për t’i mbajtur ato të freskëta.

© 5-Minute Crafts © MabelAmber / Pixabay

Lani gjethet me një sasi të madhe uji të ftohtë. Sigurohuni që të jenë plotësisht të thata para se t’i ruani në frigorifer. Ju mund t’i vendosni ato në një enë plastike ose në një qese të mbyllur. Është e rëndësishme që t’i mbështillni mirë me letër absorbuese, sepse kjo do të eliminojë ujin e mbetur.

  • Nëse i ruani ato siç duhet, ato do të zgjasin nga 1 deri në 2 javë në gjendje të mirë.

Nëse tashmë e keni prerë limonin, mos e shpërdoroni gjysmën tjetër. Mbështilleni atë me fletë metalike prej alumini ose spërkatni kripë mbi të.

© matczysko / Pixabay © 41330 / Pixabay

Ndonjëherë përdorim vetëm gjysmën e limonit dhe përfundojmë duke hedhur gjysmën tjetër të tij në plehra. Gjëja më e mirë për të bërë është ta mbyllim pjesën tjetër në fletë metalike prej alumini.

Një tjetër alternativë është të vendosni kripë në tul dhe ta ruani në frigorifer. Para se ta përdorni atë, ju vetëm duhet ta shpëlani atë mirë.

  • I gjithi: deri në 2 javë
  • Gjysma: deri në 3 ditë, pa ndryshuar ngjyrën ose shijen e saj

Mos lejoni që avokado të oksidohet pasi ta ndani atë

© 5-Minute Crafts © 5-Minute Crafts

Për ta parandaluar humbjen e ngjyrës së tij të gjelbër dhe për të mos lejuar që të kthehet në ngjyrë të errët, hidhni disa pika limoni mbi të derisa të mbulohet i gjithë tuli ose lani gjysmën e avokadës me pak vaj ushqimor.

Një tjetër alternativë është që të spërkatni pjesën e poshtme të një ene me copa qepësh dhe pastaj vendosni avokadon me anën e prerë sipër hapësirës që keni spërkatur.

  • Kjo do ta mbajë ngjyrën e tij për 1 deri në 2 ditë.

Për të ruajtur patatet e qeruara, vendosini në një enë me ujë dhe uthull të bardhë.

© 5-Minute Crafts © qwartm / Depositphotos

Patatet e qeruara do të fillojnë menjëherë të kthehen në gri. Për ta parandaluar këtë, vendosini në një enë, mbulojini me ujë, shtoni disa pika të uthull të bardhë dhe vendosini ato në frigorifer.

  • Koha e ruajtjes: 3 deri në 4 ditë

Nëse bananet janë tashmë janë pjekur shumë, mund t’i vendosni në frigorifer për t’i përdorur ato për të bërë smoothie.

© 5-Minute Crafts © 5-Minute Crafts

Për t’i mbajtur bananet e pjekura në gjendje të mirë, zhvishini, pritini ato në gjysmë dhe vendosini ato në një qese të mbyllur. Pastaj vendosini në frigorifer.

  • Ata mund të zgjasin 2 deri në 3 muaj.

Bëni kube me shije cilantro, majdanozi, borzilok, ose ndonjë bimë tjetër të ngrënshme.

© 5 Minute Crafts © 5 Minute Crafts

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të përdorur frigoriferin tuaj për të ruajtur bimët. Prisni mirë bimët që dëshironi të përdorni dhe mbushni me ta hapësirat e mbajtëses së kubeve të akullit. Shtoni gjalpë të shkrirë (lereni të freskohet para ngrirjes) ose vaj ulliri ekstra të virgjër.

  • Koha e ruajtjes: nga 2 javë deri në një muaj

Bonus: Rëndësia e ngjyrës

© Capri23auto / Pixabay © Showmeyourflowers / Pixabay © Hans / Pixabay © Crepessuzette / Pixabay

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që ne të konsumojmë rreth 400g fruta dhe perime çdo ditë. Është e rëndësishme që konsumimi i këtyre ushqimeve të jetë i ndryshëm, sepse ato e pasurjnë trupin me ushqyes që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve.

Ngjyrat e frutave dhe perimeve tregojnë aftësi specifike:

E gjelbërta: siguron vitamina A, C, K, acid folik, magnez, kalcium, fibër dhe klorofil. Falë ushqyesve të saj përmirëson funksionimin e mëlçisë, përshpejton metabolizmin tonë, dhe promovon tretjen, duke parandaluar kapsllëkun.

E kuqe dhe e purpurt: parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe ka likopene, që zvogëlon rrezikun e kancerit dhe diabetit, përveç forcimit të sistemit imunitar. Ato kanë një përmbajtje të lartë të antioksidantëve dhe luftojnë humbjen e kujtesës.

Portokalli dhe e verdhë: përmban shumë vitaminë C. Ato përmirësojnë lëkurën, parandalojnë problemet me shikimin dhe parandalojnë disa sëmundje si gripi dhe kanceri.

E bardha: përmban minerale si selen dhe përmirëson sistemin imunitar. Parandalon mbajtjen e lëngjeve dhe mbron muskujt.

Si i mbroni frutat dhe perimet tuaja? Çfarë tjetër do të shtonit në listë? Na tregoni në koment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here