12 Rregulla Makeupi që Duhet t’i Dini Përpara se të Jeni 40 Vjeçe

Trendet e makijazhit shkojnë e vijnë – por këto këshilla klasike të bukurisë ju ndihmojnë të rrezatoni shëndetin dhe vitalitetin në çdo moshë.

Thuaj po kremit bazë për fytyrën; jo pudrës

ISTOCK/GOODLIFESTUDIO

Ndërsa mosha rritet, lëkura juaj priret të bëhet më e hollë dhe të zhvillojë vija të imta dhe rutina juaj e makijazhit duhet të ndryshojë për t’iu përshtatur këtyre nuancave.

Puna e parë për t’u bërë, në rradhë, është aplikimi i pudrës, e cila me siguri ju bën të dukeni më në moshë. “Pudra është shumë e trashë dhe sikur ia merr jeten lëkurës së fytyrës. Lëkura është e gjallë dhe duhet të duket e njomë dhe e prekshme “, thotë Cindy Joseph, një artist makijazhi.

“Nëse ju mendoni se duhet të përdorni fondatinë, mos vendosni pudër mbi të. Prisni që ai të thahet; më pas vendosni kremin tjetër mbi të,” thotë Jozeph.

Një opsion shumë i mirë dhe i lehtë për një mbulim të butë është Laura Mercier’s Tinted Moisturizer. Pas aplikimit të njëtrajtshëm në të gjithë fytyrën tuaj, aplikoni një sfungjer makijazhi mbi çdo zonë me rrudha ku kremi mund të ketë “zënë vend”.

Sigurohuni që të zgjidhni fondatinën e duhur me një ngjyrë që duhet t’ju përshtatet edhe para se ta përzieni.

Dini se cila ngjyrë e buzëve shkon më shumë me tonin e lëkurës

ISTOCK/DENISKOMAROV

Ndërsa rriteni në moshë, ju humbisni në mënyrë të natyrshme përkufizimin e buzëve tuaja, kështu që ju doni të shmangni ngjyrat e errëta si e kuqe e thellë, e purpurt dhe kafe, të cilat i bëjnë buzët të duken më të vogla, më pak të theksuara dhe më pak të fryra.

“Zgjidhni një ngjyrë që përzihet me lehtësi me tonin tuaj të lëkurës,” sugjeron Jozefi. “Ju mund të gjeni ngjyrën që ju shkon më shumë nëse shikoni tonin e ngjyrës së buzëve, gjuhës dhe mishit të dhëmbëve.”

Rozë? Jargavani? Rëzë në të verdhë? Lëreni tonin tuaj që t’ju udhëzojë për ngjyrat e duhura.

Aplikoni skuqësin (blushin) në vendet ku duket natyral

ISTOCK/TSYB_OLEG

Shumë femra përdorin skuqjen e errët ose bronzerin poshtë pjesës së mollëzës së tyre me shpresën e hollimit të fytyrës. Megjithatë, kjo përpjekje për konturim shpesh përfundon duke u dukur jo bukur dhe e panatyrshme.

Në vend të kësaj, skuqja duhet të përputhet me skuqjen tuaj natyrale dhe duhet ta aplikoni në vende ku shfaqet – jo në vijë poshtë mollëzës ose duke u përqendruar më shumë tek mollëzat vetë.

“Gratë skuqen kur ato janë të lumtura, kështu që vendosni aty ku merrni ngjyrë natyrisht kur përjetoni emocione që ju bëjnë të tilla,” thotë Joseph. “Ky do të ishte vendi ku kapilarët janë afër sipërfaqes, që do të thotë buzët, faqet, pjesa e sipërme e ballit dhe qafa.”

Për të zgjedhur hijen e duhur të skuqjes, pickoni faqen tuaj dhe kushtojini vëmendje ngjyrës që del – kjo është ajo që po përpiqesh të gjeni.

Mos vendosni laps sysh në kapakun e poshtëm të syrit

Vijëzimi i kapakëve të poshtëm mund t’i bëjë sytë tuaj të duken më të vegjël, të zvarritur poshtë dhe përgjithësisht më të vjetër. Sytë tashmë fillojnë të bien me moshën, kështu që nuk keni përse ta theksoni këtë proces.

Jozefi rekomandon të vendosni laps vetëm në kapakun e sipërm të syrit (dhe jo shumë të trashë), për të hapur dhe ndriçuar sytë. Nëse ju duhet të aplikoni penel në pjesën e poshtme të syrit, aplikojeni atë në qoshet e jashtme dhe sigurohuni që vija e sipërme dhe të poshtme të lidhen së bashku.

Mos lejoni që lapsi i buzëve ta kalojë konturin.

ISTOCK/JACOB-WACKERHAUSEN

Vija juaj natyrale e buzës do të fillojë të zbehet kur të moshoheni, gjë që e bën buzëkuqin t’i tejkalojë paksa konturet. (Ja dhe një arsye tjetër për të shmangur buzët me ngjyrë të errët.)

Për të shmangur këtë migrim të pafat të makijazhit, sigurohuni që t’i lyeni buzët tuaja me një buzëkuq të qartë, ose një me të njëjtën ngjyrë si buzët tuaja natyrale. Kjo do të krijojë një barrierë mes buzëve tuaja dhe linjave përreth, duke ndihmuar që ngjyra e vendosur të qëndrojë.

Mos e teproni me korrektorin poshtë syve

ISTOCK/DENISKOMAROV

Le ta pranojmë, ndërsa plakemi, lëkura poshtë syve bëhet më e hollë dhe e errët. Por kjo nuk është një ftesë për të filluar për ta “mbushur” me korrektor. Një shtresë e trashë e korrektorit poshtë syve vetëm sa tërheq më shumë vëmendje drejt këtë zonë.

Për të shmangur aplikimin e tepërt, përdorni një përbërës të lehtë dhe aplikojeni atë me një furçë, e cila do të ndihmojë shpërndarjen e ngjyrës në mënyrë të barabartë. Dhe vetëm vendosni korrektor në zonat më të errëta që me të vërtetë kanë nevojë për mbulim, jo në të gjithë zonën poshtë syrit, ose përndryshe rrezikoni t’i ngjani një rakuni.

Shmangni xixat

ISTOCK/STOCK_COLORS

Xixat që zënë vend në rrudha nuk janë aspak një pamje joshëse. Xixat janë veçanërisht treguese të plakjes në qepalla sepse ato zmadhojnë dhe sjellin vëmendjen në çdo rrudhë të hollë.

Nëse ndjeheni festive dhe me të vërtetë dëshironi të vendosni xixa, limitojeni hijen e ndritshme në qoshet e brendshme të syve dhe në qendër të kapakëve.

Gjithmonë mbushini pak vetullat

ISTOCK/GILAXIA

Vetullat bëhen më të holla për shkak të humbjes natyrale të flokëve natyrore teksa plakeni, kështu që plotësimi i vendeve të rralla me fije vetullash është një domosdoshmëri absolute.

Vetullat duhet që gjithmonë të kenë një kufi të përcaktuar, formë të bukur, dhe mjaft të plota, pasi kjo duket rinore dhe e shëndetshme, sipas Jozefit. Plus, vetullat krijojnë fytyrën tuaj, kështu që pa një formë të mirë të tyre, fytyra juaj ka gjasa të duket e rëndë, më e rrumbullakët dhe më e gjerë.

Gjeni lapsin e duhur për vetullat

ISTOCK/JACOB-WACKERHAUSEN

Kur mbushni vetullat, mos rrëmbeni thjesht një ngjyrë kafe të rastit që duket neutrale mjaftueshëm – ose rrezikon të dukeni si një karikaturë gjyshe me shenja të zeza të mprehta.

Fakti është se ngjyra juaj e vetullave gradualisht zbehet në ngjyrë gri, të bardhë apo bëhen kaq të zbehta saqë bëhen praktikisht të padukshme, kështu që është e domosdoshme që të zgjidhni një ngjyrë lapsash që përputhet. Jozefi rekomandon që të përdorni një laps vetullash ose xhel me ngjyrë kafe.

Përdorni një theksues të butë, jo të ftohtë

ISTOCK/PICLEIDENSCHAFT

Qëndroni larg, larg nga hijet e ftohta ose të zymta të theksuara, pasi këto efekte të reflektimit të dritës në të vërtetë nxjerrin në pah vija të imta dhe rrudha. Ato gjithashtu duken shumë të panatyrshme dhe të pikturuara, vetëm sa vendosen në majë të lëkurës në vend që të përzihen në të.

“Për të nxjerrë në pah dhe rrezatimin, shmangni theksuesit e “ngrirë” dhe përdorni perla të buta,” thotë Joseph. “Boomstick Glimmer mund të shërbejë mjaft mirë për këtë.”

Jozefi gjithashtu thotë se zona ku keni vendosur theksuesin duhet të shkojë përtej zonës së mollëzave tuaja të sipërme dhe mbi qepallat, kockën e vetullës, madje edhe në supe, klavikula dhe më shumë!

Kurrë mos e shmangni primer-in

ISTOCK/GLOBALSTOCK

Deri në kohën që keni festuar ditëlindjen e 40-të ose më shumë, ka të ngjarë që t’u jenë krijuar disa shenja ngjashme me plagët e fytyrës dhe shenja të tjera të rastësishme të pahijshme dhe mund të keni gjithashtu lëkurë të thatë dhe të palëvizshme.

Primer-at janë si zbukurimi që do të përdorni kur rindërtoni një mur – ata krijojnë një bazë të qetë që siguron qëndrimin e gjithë makijazhit të vendosur. Primer-at gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e shfaqjes së rrudhave të theksuara dhe vijave të imëta, duke ju lënë me një fytyrë të butë.

Mbani mend: Sa më pak aq më mirë

ISTOCK/PEOPLEIMAGES

“Ne të gjithë kemi parë femra që vendosin shumë make up. Nëse shikoheni në pasqyrë dhe shihni më shumë makijazh sesa veten tuaj, mund të jetë shumë, “thotë Jozefi.

“Në vend që të përpiqeni të fshihni ato që besoin se janë të këqija, theksoni atë që me të vërtetë ju e doni në fytyrën tuaj – qerpikët, vetullat, ngjyrën tënde, buzët tuaja.

Të tjerët rrallë i shohin njollat tuaja kafe, qarqet e errëta ose lëkurën e pabarabartë.

“Njerëzit shohin se çfarë është tërheqëse, kështu që vini theksin në tiparet që doni, në vend që të përpiqeni të fshehni diçka që nuk ju pëlqen”.

Kontrolloni motivimin tuaj për të vendosur makijazhin: A është frika apo argëtimi? Zgjidhni argëtimin.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Shkolla e Shëndetit 2018