Pse Dridheni nga të Ftohtit Gjatë Gjithë Kohës dhe si Zgjidhet ky Problem…

0
326
@shutterstock

Dhe ja ku ndodh përsëri: kolegu juaj ndez kondicionerin për t’u freskuar dhe ju po dridheni nga të ftohtit duke dëshiruar të ishit në shtëpi nën batanijen tuaj të preferuar.

Të gjithë ne e ndjejmë të ftohtin dhe të nxehtin ndryshe, por disa prej nesh ndjejnë ftohtë gjatë gjithë kohës dhe nuk kanë asnjë të dhënë pse perceptimi ynë i temperaturës është kaq pak i balancuar.

Për ata prej jush të cilëve u është bërë mishi kokërr tani ndërsa lexoni artikullin tonë, këtu ne kemi zbuluar se cilat janë arsyet për këtë gjendje të pazakontë dhe si mund të rregullohen.

Gjëndra juaj tiroide mund të mos funksionojë mirë.

© Pixabay

Hipotiroidizmi është një gjendje në të cilën gjëndra tiroide nuk po prodhon mjaftueshëm hormone, dhe mund të çojë në intolerancë ndaj të ftohtit. Hormonet tiroide ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës, dhe kur ata mungojnë, fillojmë të ndiejmë të ftohtë gjatë gjithë kohës. Simptoma të tjera të hipotiroidizmit mund të përfshijnë lodhje dhe një rrallim të rrahjeve të zemrës.

Si ta rregulloni: Vizitoni një mjek. Një ekzaminim mjekësor mund të ndihmojë për të zbuluar nëse keni sasinë e nevojshme të hormoneve tiroide në trupin tuaj.

Ju mund të mos pini ujë mjaftueshëm

Uji nxit metabolizmin tuaj, duke ndihmuar trupin tuaj të shpërbëjë ushqimin dhe të krijojë energji dhe nxehtësi. Nëse jeni të dehidratuar, mund t’ju mungojë nxehtësia dhe energjia që duhet për të ngrohur trupin tuaj.

Si ta rregulloni: Sigurohuni që po pini ujë mjaftueshëm. Nëse nuk jeni tifoz i ujit natyral dhe ju duket pa shije, ka një numër mënyrash për të shtuar aromë në të: limon, nenexhik, borzilok, kastravec dhe gjithçka tjetër që mund të mendoni.

Mund të keni anemi

© James Heilman, MD / Wikimedia Commons

Lëkura e zbehtë e dorës së majtë në foton më lart tregon anemi.

Anemia është një tjetër gjendje mjekësore që mund t’ju bëjë të ndjeni të ftohtë në duar dhe këmbë. Anemia ndodh kur trupit tuaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut që japin oksigjenin në organet dhe indet tuaja.

Ekziston anemia me mungesë hekuri që shfaqet gjatë shtatëzënësisë, menstruacioneve, ose humbjes së gjakut ose për shkak të përthithjes së dobët të hekurit, dhe anemisa me mungesë të vitaminës, e shkaktuar nga dietat e varfra. Simptoma të tjera të anemisë përfshijnë lëkurën e zbehtë, rritjen e rrahjeve të zemrës, lodhjen dhe dhimbjen e kokës.

Si ta rregulloni: Nëse dyshoni se mund të keni anemi, duhet të vizitoni mjekun tuaj dhe të bëni testet e nevojshme.

Ju mund të mos jeni duke fjetur sa duhet

Gjumi i mirë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rregullimin e temperaturës së trupit, kështu që, nëse vazhdoni të dridheni nga të ftohtit, arsyeja mund të jetë mjaft e thjeshtë.

Si ta rregulloni: Rishikoni orarin tuaj ditor dhe sigurohuni që të keni kohë të mjaftueshme për të fjetur në mënyrë që të mund të rimbushni bateritë tuaja.

Ky mund të jetë Fenomeni i Raynaud

© Burrmilla / Reddit

Fenomeni i Raynaud ose thjesht Raynaud është i lehtë për tu njohur: i bën gishtat të kthehen në të bardhë ose blu. Është një çrregullim i rrallë që prek arteriet, duke zvogëluar rrjedhjen e gjakut në gishta dhe gishtërinjtë e këmbëve dhe duke i bërë ata të ndjejnë të ftohtë.

Gjatë fillimit, kur fluksi i gjakut zvogëlohet, gishtat dhe gishtërinjtë bëhen të zbehtë ose blu, dhe ndërsa gjaku kthehet ato bëhen përsëri të kuq dhe fillojnë të ndjehen të mpirë ose të dhembin.

Si ta rregulloni: Vizitoni një mjek. Raynaud mund të shkaktohet nga temperatura e ftohtë, stresi, kontakti me disa kimikate dhe faktorë të tjerë. Trajtimi përfshin ilaçe, operacione dhe ndryshime në stilin e jetesës që ndihmojnë në eliminimin e shkaktuesve.

© Heythem hadi / Wikimedia Commons

Në foton më lart, dora e djathtë i përket një personi me Raynaud.

Mund të jeni shumë të dobët

Kur jeni nën peshë ju thjesht nuk keni yndyrë të mjaftueshme trupore për t’ju izoluar nga i ftohti. Nëse jeni duke humbur peshë me qëllim dhe zvogëloni kalori ose thjesht nuk hani mjaftueshëm, kjo mund të prishë metabolizmin tuaj dhe do të ndikojë në rregullimin tuaj të temperaturës.

Si ta rregulloni: Mendoni të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar që i përshtatet moshës dhe gjendjes shëndetësore.

Mund të keni qarkullim të dobët të gjakut

Sëmundja e arterieve periferike mund të bëjë që arteriet të dështojnë në shpërndarjen e gjakut në organe dhe inde, duke na bërë të ndjejmë të ftohtë. Kur pllakat grumbullohen në arteriet (arterioskleroza) ato bëhen më të ngushta, duke ndikuar në rrjedhjen e gjakut në duar dhe këmbë, duke shkaktuar ftohje dhe mpirje.

Si ta rregulloni: Vizitoni një mjek. Trajtimi për sëmundjen e arterieve periferike përfshin ndryshime në stilin e jetës (si heqja dorë nga pirja e duhanit, për shembull) dhe trajtimi mjekësor, përfshirë operacionin në disa raste.

Siç mund ta shihni, ndjesia e të ftohtit gjatë gjithë kohës mund të ketë disa kushte themelore mjekësore, dhe të shihni një mjek është alternativa më e mirë. Ndërsa jeni duke pritur për vizitën tuaj, këtu janë disa këshilla se si të ngrohni trupin tuaj:

Mundohuni të mbani nxehtësinë e trupit tuaj dhe të vishni rroba të trasha. Zgjidhni që shtresat e brendshme të rrobave të jenë prej leshi dhe polipropileni.

Pini më shumë pije të ngrohta si çaji dhe çokollata e nxehtë.

Shmangni kohën e tepërt jashtë në mot të ftohtë derisa të dini arsyen e gjendjes suaj.

Një fakt i çuditshëm: Gratë ndjejnë më shumë të ftohtë se burrat

© Pixabay

Studimet kanë treguar se gratë kanë tendencë të ndjejnë më ftohtë se burrat, dhe se një temperaturë e rehatshme në dhomë për gratë është 25 ° C, ndërsa për burrat është 22 ° C.

Shkenca ka disa shpjegime për këtë fenomen. Estrogjeni, hormoni femëror, trashëson pak gjakun, gjë që mund të rezultojë në ulje të rrjedhës së gjakut në kapilarë. Shkalla e metabolizmit gjithashtu mund të luajë një rol: gratë kanë tendencë të kenë një normë më të ulët metabolike sesa burrat, duke djegur më pak kalori për të ngrohur trupat e tyre. Pra, nëse jeni burrë dhe vini re se partnerja juaj fshehurazi ndez ngrohësen një herë në disa kohë, e dini pse.

A jeni një nga ata njerëz që dridhen nga i ftohti kur të gjithë rreth jush ndjehen mirë? Çfarë bëni zakonisht për t’u ngrohur? Ndani këshillat tuaja në komente!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here