Bllokimi i lavamanit të kuzhinës është një nga problemet më të zakonshme dhe të bezdisshme që mund të keni në shëtpinë tuaj. Kjo gjë ndodh herë pas here, duke ndërhyrë seriozisht në përditshmërinë tuaj.
Për fat të mirë, ka shumë mënyra më të lira dhe më të lehta për ta zgjidhur problemin sesa të thirrurit e një hidrauliku.
Lexojini dhe ruajini ato për raste emergjente:
Hiqni bllokimin nga yndyra me sode buke, kripë dhe uthull.
Le të fillojmë me një solucion të fortë, për ata që nuk fillojnë ta rregullojnë diçka derisa problemi të bëhet shumë serioz.
Para së gjithash, magjia fillon me derdhjen e ujit të nxehtë poshtë në lavaman. Kjo do të ndihmojë për të zbutur një bllokim dhe për ta thyer pak.
– Merrni 1/2 filxhan sode buke dhe 1/4 filxhan kripë. Përziejini bashkë dhe derdheni në vrimën e lavamanit. Nxehni një gotë uthull derisa të jetë gati për të vluar dhe derdheni atë mbi përbërësit e tjerë.
– Mbulojeni me shpejtësi vrimën, që të mos lejoni daljen e shkumës jashtë.
Prisni 15 deri 30 minuta, pastaj përfundojeni me një pjesë tjetër të ujit të nxehtë.
Eliminojeni problemin me kripë dhe me ujë të valë


Nëse bllokimi nuk është serioz ose sapo ka filluar të formohet, ju mund të ndërmerrni masa më të lehta. Kripë do ta pastrojë tubin nga brenda, duke hequr bakteret dhe aromat e pakëndshme në të njëjtën kohë.
Për shkak se efekti i saj është mjaft i butë, ndoshta do të duhet ta përsërisni procesin disa herë, veçanërisht nëse bllokimi është më i madh se sa mendonit.
– Merrni gjysmë gote me kripë dhe derdheni në vrimën e lavamanit. Merrni një ibrik me ujë të valë dhe derdheni mbi kripë. Kini kujdes të mos lejoni që uji i nxehtë t’ju kthehet në duart ose trupin tuaj.
– Kthejeni nga uji i nxehtë çezmën dhe shpëlajini vrimat e kullimit me më shumë ujë. Përsëriteni nëse mendoni se është e nevojshme.
Përdorni uthull dhe sodë buke


Uthulla dhe soda e bukës janë përbërësit klasikë kur bëhet fjalë për zhbllokimin e lavamanit.
Kjo është një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë që mund të mos keni edhe pse të shpenzoni asnjë qindarkë sepse me shumë gjasa i keni këto përbërës në kuzhinën tuaj.
– Hidhni pak ujë të vluar në vrimat e lavamanit, sa më shumë të jetë e mundur. Pastaj shtoni 0,5 – 1 filxhan sode buke dhe lëreni atë për disa minuta.
– Tani përzieni ujin e valë me uthullën në proporcion 1: 1 dhe derdheni atë mbi sodën e bukës.
– Mbuloni vrimën e kullimin që përzierja ta bëjë punën e saj. Më pas, derdhni një gotë me ujë të nxehtë brenda. Perfekte!
Mundeni “armikun” me sodë kaustike


Hidroksidi i natriumit është një element kimik magjik që ka aftësinë për të kthyer disa substanca të forta në lëngje.
Është përdorur si një përbërës për zhbllokim, duke i bërë ato veçanërisht të fuqishme, sepse ai mund edhe të largojë edhe flokët e mbeturinat e tjera të bllokuara.
Për ta përdorur këtë përbërës magjik:
– Merrni një kovë dhe mbusheni me 3 litra ujë të ftohtë. Shtoni 750 ml sode kaustike të lëngshme në kovë dhe përzieni tërësisht (mos e prekni me duar tuaj pa doreza!)
– Prisni derisa uji të fillojë të shkumbëzojë dhe të nxehet për shkak të reagimit kimik. Derdheni përzierjen në vrima dhe lëreni atë për rreth 20 minuta.
Kur të jetë koha, shpërlajeni me një ibrik me ujë të valë.
Pastroni lidhjen
Nëse reagimet kimike nuk funksionojnë, mund t’ju duhet të bëni një pastrim fizik.
Lidhja ose kurthi është një tub i lakuar nën lavamanin tuaj i cili mund të mbledhë yndyrat dhe mbeturinat e vogla. Për shkak të formës së tij, ajo bëhet shkak i shumicës së mbeturinave në kuzhinën tuaj.
Para së gjithash, duhet të jeni gati për pastrimin, sepse do të jetë i çrregullt. Hiqeni ujin nga lavamani, sepse do të zbresë kur të hiqni kurthin. Tani vendosni një kovë pikërisht nën lidhej, merrni disa peshqirë, që t’i keni në dorë dhe pastaj filloni.
Sapo të hiqni kurthin, mund ta pastroni. Ka shumë të ngjarë të jetë e mbushur me copa ushqimesh, me yndyra dhe mbeturina të tjera. Pastroni mbeturinat e forta duke përdorur duart tuaja dhe një furçë, pastaj lajeni me ujë të nxehtë për të shpërndarë ndonjë pjesë yndyre tjetër të mundshme.
Përdorni një gjarpërues pastrimi
Visualizza questo post su Instagram
A e vutë përsëri lidhjen në vend? Nëse jo, prisni edhe një minutë. Ky është momenti i përsosur për të përdorur një gjarpërues.
Filloni ta futni në tubin që shkon në mur, në lëvizje rrotulluese. Nëse ju mendoni se ka një pengesë, përpiquni të lëvizni, ky nuk mund të jetë bllokimi, por një cep i tubit.
Nëse gjarpri negc në diçka dhe nuk kalon lehtë, ky duhet të jetë bllokimi. Vazhdoni rrotullimin e gjarpëruesit për të bërë zhbllokimin dhe për ta nxjerrë jashtë.
Tërhiqeni prapa, pastroni gjarpëruesin dhe provojeni përsëri.
Mundeni “armikun” tuaj me një varëse rrobash teli


Një varëse teli është një metodë që zëvendëson një gjarpërues pastrues në qoftë se ju nuk e keni një të tillë ose nëse bllokimi nuk është aq poshtë në tubacione.
– Merrni një varëse teli dhe pinca, zhdredheni varësen dhe drejtojeni me duar dhe pincë.
– Përdorni pincë për të bërë një lloj doreze në fund, ju do të duhet të rrotulloni gjarpëruesin që keni krijuar me dorë.
Nxirreni bllokimin jashtë


Kjo është ndoshta metoda më e habitshme në listën tonë, por në të vërtetë është mjaft interesante. Koha për artilerinë e rëndë!
Kini parasysh: ju nuk mund ta bëni këtë me çdo lloj fshese me korrent, vetëm me vakuum të lagësht dhe të thatë. Ju lutem, mbani mend se mund të keni nevojë për ndihmë me ndryshimin e komandave, prandaj mos e bëni atë vetëm.
Bëni gati copa dhe peshqirë si dhe një kovë, për të mbuluar dhe pastruar zonën, sepse ju mund të ketë spërkatje të llumit.
Futeni grykën e fshesës në vrimën e kullimit dhe lidheni me pjesën tjetër për të thithur më mirë. Ndizeni fshesën me vakuum dhe dëgjoni tingullin; nëse bllokimi është ende atje, do të tingëllojë ndryshe nga rasti kur fshesa thith vetëm ajër.
Mbajeni fshesën duke thithur deri sa të ndryshojë tingulli, që do të thotë se e keni zhbllokuar. Nëse po ju merr shumë kohë, hiqeni vakumin dhe prisni disa minuta pasi mund të dëmtoni gypat ose fshesën.
Mos harroni se kjo metodë duhet të përdoret vetëm nëse metodat e tjera nuk kanë dhënë asnjë efekt. Nëse keni provuar ndonjë trajtim kimik, prisni të paktën 8 orë para se të provoni vakumin.